Basha bën premtime elektorale: Në 6 mujorin e parë të qeverisjes sonë, rrisim pagën minimale në 300 Euro (VIDEO)

TIRANË - Lideri demokrat Lulzim Basha ka bërë sot premtime 'elektorale' duke deklaruar se në 6 mujorin e parë të qeverisjes së PD paga minimale e punonjësve do të rritet në 300 euro ndërsa në katër vitet e para të qeverisjes ajo do të bëhet 400 euro.

Basha tha se PD ka një program për hapjen e vendeve të reja të punës dhe kthimin e investitorëve të huaj në vend. Ai foli edhe për kushtet e sigurisë në punë teksa deklaroi se lidhur me rastet ku ka pasur viktima nuk është marrë asnjë masë dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

"Në ekonominë tonë të shkatërruar, me zgjedhjet tona farsë, me drejtësinë inekzistente, me krimin dhe bandat, ëndrrat për BE në vend që të afrohen largohen çdo ditë. Kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë dështuar. Në vend të progresit kemi prapakthehu. Në vend të zgjidhjeve ky kryeministër sjell më shumë probleme. Në vend të luftës kundër korrupsionit e ka kthyer korrupsionin në normë. Shqiptarët janë një popull i talentuar, punëtor dhe me kushtet e duhura të punësimit dhe me një qeveri që ndihmon punëtorët ne jo vetëm mund t'ia dalim por mund të kapërcejmë edhe pritshmëritë. Na duhet një plan i ri, një mision se si të dalim nga ky kolaps. PD e ka këtë plan dhe së bashku me ekspertët tanë më të mirë ne po bëjmë gati shpalosjen e këtij plani, ku bashkëpunëtor është edhe bashkimi i sindikatave të pavarura të Shqipërisë. Të drejtat e punëtorëve janë e drejta themelore e njeriut. Ne kemi një program për hapjen e vendeve të reja të punës, kthimin e investimeve të huaja. Kemi në plan rikthimin e taksës së sheshtë së bashkë me masat e tjera. Askush në këtë sallë nuk duhet të ketë asnjë dyshim. PD është një parti që beson tek ekonomia, e drejta e punëmarrësve dhe mbrojtja e tyre si themeli i suksesit të një ekonomie  tregu. Sot dua ta them qartë dhe publikisht përkushtimin tonë të parë vendimin e PD për të kaluar brenda 6-mujorit të parë të qeverisjes sonë për të kaluar pagën minimale në nivelin 300 eurove dhe brenda 4 viteve të para në nivelin e 400 eurove.

Vetëm në 6 muajt e fundit media ka raportuar 25 kryefamiljarë që kanë humbur jetën në vendin e punës. Autoritetet i kanë marrë vesh nga media. Përgjegjësia zero, masat e marra zero.

Babëzia, shpërfillja që e zhvesh njeriun nga vlerat njerëzore është një nga shkaqet kryesore për rritjen e kësaj shifre", u shpreh Basha.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 19/09/2019 11:01

    Lulushi yne kamarjer Po njerezve te thjeshte qe i vodhe 230 milionat nga taksat e tyre ne Qeverine e Berishes Jo ngritje rrogash Kur flet me ato shalengjitur kuptohet or homosexual se bie Ere Qeverisje .Thua duam qeveri Teknike , neper fjalimet e Europes ,por pse jo edhe nje Qeveri te Kllonuar per gjate 30 viteve me Komunisten L.S.I-ste P.D ME SLOGAN PER DEMOKRACY me KOMUNISTEN L.S.I KOMUNISTEN . Plaku Dobic nga Tropoja ,Lulushi e Monika nga DIBRA ,Kollovari Meta nga Skrapari E gezofshi Qeverine Teknike Tere BUC e BUSHTRAT SOT JANE VIRGJERUAR . Mona thote nga nje here Harroje te kaluaren SPAK NUK E HARRON

    Përgjigju
  • Fatos: 19/09/2019 01:14

    ,IK MOR KRIMINEL I POSHTER ,,DUHEJ TE ISHE NE BURG TANI ,, KE VRARE 4 VETA NE BULEVARD NE 2011 ,,,POPULLI NUK HARRON...

    Përgjigju
  • Arbëri: 18/09/2019 17:57

    Ky lulushi i pa vizion është duke e kopiuar 100% vuquqin e serbis me premtime kot...!!!

    Përgjigju
  • toni: 18/09/2019 15:47

    o lyl cfar ilace pi,qe shikon endra me sy hapur

    Përgjigju
  • sifi: 18/09/2019 15:20

    Lul para se te japesh premtime boshe dil para SPAKUt, per tre dosje qe ke ne prolurori padtaj fillo e rrej me teper

    Përgjigju
  • Meta: 18/09/2019 14:51

    Eshte I sigurte, qe nuk ka rend fitoreje,Adaj,premton, begati pa kufi,kur populli e ka ne kujtes e te aferm, varfrimin mqe ju shkaktoi per tete vjet sundimi.Premtimet jane genjeshtra me dege.

    Përgjigju
  • spak: 18/09/2019 13:31

    pd vetem hajduter , kriminel , shkatrrimtare te shqiperise per vite me rradhe , shume nenave shqiptare akoma sju ane there lotet e bijeve e bijave qe u vrane e u perdhosen , vajzave qe u moren me force e u perdhunuan me force keta jane maloket dhe cetniket e pd me ne krye sali berishen e kupoles se tij kriminele .

    Përgjigju
  • Orli: 18/09/2019 12:48

    Lul (ne Nederlands) ku do i marrish parate apo ne p te sat eme .....

    Përgjigju
  • FATMIRI: 18/09/2019 12:30

    IK PIRDHU HAJDUTI MUTIT ZAGAR ME LEKET E SATEME DO I BESH TER KETO PREMTIME PLER

    Përgjigju
  • Emigranti: 18/09/2019 12:07

    Pordh me rigon! Ti Lulush ke rënë aq poshtë sa tani bënë propagandë nëpër kisha... Ti si lider (i dështuar) i opozitës duhet të ofrosh një axhendë, një alternativë dhe jo të vazhdosh me ato dokrrat e hinit e 100milion euro investim në bujqësi, rroga minimale, taksa e sheshtë etj etj...

    Përgjigju
  • Basha: 18/09/2019 12:00

    Dhe ne 6 mujorin e dyte u ha m....tin shqiptareve.........................

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë