Demokrati tallet me premtimet elektorale të Bashës: Se po u nxeha unë, do këndoj dhe gjej vend e futu

Demokrati tallet me premtimet elektorale të Bashës: Se po u nxeha unë, do këndoj dhe gjej vend e futu

Lideri demokrat Lulzim Basha bëri sot disa premtime 'elektorale' duke deklaruar se në 6 mujorin e parë të qeverisjes së PD paga minimale e punonjësve do të rritet në 300 euro ndërsa në katër vitet e para të qeverisjes ajo do të bëhet 400 euro. Premtimet e Bashës kanë sjellë reagime të shumta. Njëri prej të cilëve është një kritik i njohur i liderit demokrat, Edvin Kulluri, ish-anëtar i këshillit kombëtar të PD-së, që me ironi komenton premtimet e Bashës.

"Sapo te behem kryeminister do vendos pagen minimale 637 euro! Do shkaterroj oligarket(sapo tu marr dhe pak leke baxhanaku), do bej autostraden Selanik-Milano, do rris cmimin e kungullit me 85 dollare kg dhe do ul cmimin e naftes me 12 leke litrin! Si do arrij keto do pyesin njerezit?

Hic, kam deshire dhe deshirat nuk i ndalon dot askush dhe asgje! Ja kaq eshte! Por me pare do e rrezoj Ramen 4 here dhe do bej 5 marrevshje me te qe te me lere vete pushtetin! Se po u nxeha do kendoj internacionalen me megafon dhe te gjeje vend e te futet!" shkruan Kulluri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja