Basha çdo javë në Amsterdam,1.5
mln € shpenzime për bileta avioni

Basha çdo javë në Amsterdam,1.5<br />mln € shpenzime për bileta avioni
Që politikanët shqiptarë udhëtojnë shpesh jashtë Shqipërie, kjo nuk do shumë mend për t'u mësuar. Por ajo çka të bën përshtypje te Kryetari i Partisë Demkratike është se çdo jave ai udhëton drejt Amsterdamit, duke blerë biletën më të shtrenjtë, atë të klasit biznes.

Përveç udhëtimeve që lidhen me detyrën e tij si politikan, udhëtime që synojnë takime me liderë të partive popullore në Europë, apo pjesëmarrje në kongrese dhe konferenca të ndryshme, udhëtimi i përjavshëm i Lulzim Bashës drejt Amsterdamit është tërësisht privat.

Disa burime bëjnë me dije se Basha udhëton çdo fundjavë në Hollandë për të takuar familjen e tij, gruan dhe femijët. Kjo shpjegon edhe arsyen përse në më të shumtën e herëve, lideri demokrat shoqërohet në udhetime nga Kunati, i cili është një prej personave me më shumë influencë brenda Partisë Demokratike.

Dihet se familja e Bashës jeton në Hollandë, madje gruaja e tij Aurela dhe femijët kanë nënshtetësi hollandeze. Ky fakt është vënë në dukje vite me parë, kur Lulzim Basha ishte Ministër i Jashtëm. Basha vazhdoi ta mbante familjen e tij në Amsterdam edhe gjatë viteve kur ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Edhe pse në krye të Tiranës, për Bashen qyteti që ai drejtonte nuk ishte i denjë për të rritur fëmijët dhe për të jetuar gruaja.

Kësisoj, gjatë këtyre dhjetë viteve, Lulzim Basha ka shpenzuar mesatarisht 15 milionë lekë çdo muaj për të udhëtuar drejt Amsterdamit. Ose thënë ndryshe, 1 milionë e gjysëm Euro bileta, të cilat normalisht kanë dalë nga buxheti i tij familjar. Sa i pasur është Lulzim Basha që ka luksin të harxhojë 1,5 milionë Euro bileta udhëtimi për Amsterdam? Dhe për më tepër, nga burojnë këto para?/Tellalli.al

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure