Basha:Çdo parametër në përkeqësim
qeveria nuk ka mbajtur premtimet 

Basha:Çdo parametër në përkeqësim<br />qeveria nuk ka mbajtur premtimet 
“Në një vit qeverisje çdo parametër është në përkeqësim, borxhi publik është rritur, sektori privat është një hemorragji të pandalshme të vendeve të punës”. Kështu ka deklaruar kreu i opozitës, Basha gjatë kongresit të 6-të të Kongresit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura rë Shqipërisë.
 
Gjatë fjalës së tij Basha është shprehur se është e natyrshme që ndodh rotacioni, por sipas tij shumica e sotme vodhi votat e shqiptarëve duke premtuar 300.000 vende pune shëndetësi e legalizime falas dhe shumë premtime të tjera të pambajtura.
 
Sipas Bashës sektori privat është një hemorragji të pandalshme në vendeve të punës, ndërsa biznesi i vogël është më i godituri, pavarësisht se iu premtuar ulje e taksave.
 
“E natyrshme të ndodhte rotacioni, por koalicioni Rama-Meta vodhi votat e shqiptare duke premtuar 300.000 vende pune shëndetësi e legalizime falas dhe shumë premtime të tjera të pambajtura. Sektori privat është një hemorragji të pandalshme në vendeve të punës. Biznesit të vogël iu premtuar ulja e taksave, por masat e marra po i çojnë drejt falimentimit. U rrit 50% taksa mbi fitimin”- tha Basha
 
Ndërkohë ai foli edhe për vendimin pritshëm sipas tij të rritjes së çmimit të energjisë duke shtuar gjithashtu se qeveria po tenton ta shesë këtë vendim si një kusht që ju vjen nga të tjerët.  
 
Më tej Basha foli edhe për premtimet e mbajtura si shërbimi shëndetësor falas, apo për vendimin për transportin ndërqytetës, që sipas tij synon monopolin.
 
“Qeveria ofensive, po punon për rritjen e çmimit të energjisë. Po mundohet ta shesë këtë si një kusht që u vjen dhe se gjoja do të marrë në mbrojtje qytetarët. Shërbimi shëndetësor është shtrenjtuar. Situata e të drejtave të të punësuarve është akoma edhe më e rëndë.  U goditën për bukën e gojës shoferet, për të vendosur monopole të turpshme në sektorin e transportit. Qeveria ka rritur borxhet, ka përkeqësuar pozicionin si huamarrese, por nuk ka hapur asnjë kantier të ri pune. Dhe për kushtet e sigurisë, ata i fshihen përgjegjësisë e transparencës. Në çdo sektor përkeqësimi është ulur këmbëkryq.”- tha Basha
 
Basha: Qeveria revansh ndaj administratës, emëroi kriminelët 
Sipas kreu të opozitës, qeveria gjatë një viti ka ndërmarrë një sulm dhe revansh ndaj administratës duke larguar nga puna mbi 9000 persona. Dhe se ka lartësuar krimin duke emëruar në poste kyçe njerëz të dënuar më parë për krime të ndryshme.
 
Më tej ai ka shtuar se Lëvizja Sindikaliste lufton për të drejtat, e të vërtetën, pasi oligarkia është një regjim që nuk respekton ligjin nuk do të respektojë kurrë njerëzit e ndershëm.
 
“Qeveria sulm dhe revansh ndaj administratës. Mbi 9000 persona u larguan në mënyrë të dhimbshme nga puna. Njerëz të dënuar janë emëruar drejtore apo kryetare këshilli qarku, të veshur me uniformën e policisë apo të parlamentarit. Lartësimi i krimit dhe llumit. Në shumë aspekte oligarkët kanë disa hapa, godasin me para apo me presion të vërtetën. Ata godasin opozitën, pasi atyre nuk iu duhet një opozitë reale, por një opozitë fasadë. Lëvizja sindikaliste lufton për ët drejtat, e të vërtetën. Një regjim që nuk respekton ligjin nuk do të respektojë kurrë njerëzit e ndershëm.”-u shpreh Basha.

Basha: Sindikatat rol të fuqishëm përmes veprimeve të tyre 
Gjendja ekonomike ashtu si në çdo vend tjetër është e lidhur ngushtë sipas Bashës me mirëqeverisjen apo keqqeverisjen.Sipas tij, PD ka bashkëpunuar me sindikatat për mirën e punonjësve.
 
“Aspirata Bashkimit të Sindikatave të Pavarura ka luajtur rol të fuqishëm përmes akteve dhe veprimeve. Në Shqipëri sikundër edhe ne vende te tjera e qartë se gjendja ekonomike dhe e punonjësve është e lidhur ngushtë me mirëqeverisjen apo keqqeverisjen. Kjo është edhe lidhja e madhe që PD ka pasur me sindikatave. Ne besojmë në vlerat e lirës dhe promovimit ekonomik, përmes një klime të favorshme për biznesin. Qytetarët janë dëshmitarë se pa instalimin e shtetit ligjore nuk do kishte zhvillim. Shumë është bërë prej 1991-1990 ku qytetarët u vunë para regjimit që dinte vetëm dhunën, vendi ecën me hapa te shpejte,, u hap , arriti të krijonte vende pune. Pavarësisht sfidave u ruajtën  aspiratat . u arri të ecej në rrugën evropiane e atlantike, duke nisur në sigurinë juridike me reforma. Vendi përjetoi zhvillimin më të shpejtë në infrastrukturë. U zhvillua nga një vend i prapambetur në një vend konkurruese në ekonomi e në rajon. Garantimi i te drejtave tona në Shoqëri dhe me futjen e në NATO dhe me mundësimin për lëvizje të lirë. Aspirata jonë të ecim përpara.”- tha Basha.
 
Basha: Qeveria kërkon të kontrollojë institucionet 
Qeveria kërkon të kontrollojë ose të nxjerrë jashtë loje institucionet, iu shpreh ndër të tjera Basha duke shtuar se edhe largimi nga parlamenti u krye pasi ajo u gudit, pasi shumica kërkon një opozitë fasadë.
 
“Nëse në Kuvendin e Shqipërisë shumica nuk respekton kushtetutën, opozita i drejtohet gjykatës kushtetues, por kur ajo nuk i respekton të dyja çfarë mbetet. Që në pikë nisje deklaruam se do jemi një opozitë bashkëpunuese, do mbështes zhvillimin e mëtejshme.  Në këtë vit të parë kemi bërë transparencën e plotë. Kemi diskutuar para se këto të ndodhnin, kemi diskutuar se si mund të evitoheshin këto. Por qeveria nuk ia ka vënë veshin as opozitës dhe as sindikatave.”- tha Basha.
 
Më tej ai ka bërë thirrje për bashkëpunim me sindikatat pasi sipas tij, shumica ka thyer kontratën e saj me qytetarët në të gjitha premtimet e saj. Nuk mund të presim më .

"Shumica ka thyer kontratën e saj me qytetarët në të gjitha premtimet e saj. Nuk mund të presim më. Të bashkojmë forcat, jo për një axhendë të ngushtë. Ta ndalim këtë të keqe që do t’i zërë frymën çdo qytetari."- u shpreh Basha.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën