CDU-ja e kancelares Angela Merkel mbështet kërkesën e Partisë Demokratike për të ftuar prokurorë të huaj, për hetimin e CEZ-it. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas vizitës dy ditore që zhvilloi në Bundestagun gjerman.
Kreu i opozitës tha se ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të CDU, të cilët sipas tij, janë shprehur në favor të hetimit ndërkombëtar, si e vetmja mundësi kjo që garanton besueshmërinë e hetimeve për aferën CEZ-DIA.
“Mega afera CEZ, ishte po ashtu çështje e bisedës. Mora mbështetjen e plotë të partnerëve tanë gjermanë, për iniciativën e Partisë Demokratike, për të angazhuar hetues ndërkombëtarë për zbardhjen e kësaj afere si mënyra më e mirë për një hetim të plotë dhe të besueshëm”, u shpreh Basha.
Kreu i PD gjatë qëndrimit në Berlin, ka takuar kreun e Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, me të cilin ka ndarë shqetësimin e shkeljeve të konstatuara në raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet.
“Deputetët gjermanë dhe kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, i kanë cilësuar tërësisht të papranueshme për një vend që aspiron të bëhet anëtarë i Bashkimit Europian, shkeljet e konstatuara në raportin e OSBE-ODIHR-i, për zgjedhjet”, tha ai.
Gjithashtu sipas Bashës, kristiandemokratët gjermanë shprehën dakordësinë e tyre edhe për propozimin e hershëm të demokratëve, atë të procesit të dekriminalizimit të politikës si dhe inkurajojnë miratimin me konsensus të ligjit.
Redaksia Online
(l.q/f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com