Basha: Dekriminalizimi është nyja
gordiane e problemeve në Shqipëri

Basha: Dekriminalizimi është nyja<br />gordiane e problemeve në Shqipëri
Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian ka diskutuar dje mbi zgjedhjet lokale të 21 qershorit në Shqipëri. Të pranishëm për shkëmbimin e pikëpamjeve ishin Audrey Glover, kreu i Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR dfhe Romana Vlahutin, kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

I pranishëm në sallën e komisionit të PE-së për të ndjekur nga afër këtë seancë ishte edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas seancës, Basha duke folur për mediat tha se është hera e parë pas 13 vjetësh që Shqipëria shënohet si vendi që nuk garanton votën e lirë të qytetarëve. Basha tha se ndonëse seanca ishte thirrur për të diskutuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, në çështje kryesore të diskutimit u shndërrua dekriminalizimi.
 
“Pa zgjidhjen e këtij problemi, pa dekriminalizimin, as që mund të bëhet fjalë për të adresuar problemet e tjera të zgjedhjeve në Shqipëri. Ndaj dekriminalizimi është nevojë urgjente në vetvete por edhe në funksion të një procesi të mundimshëm, siç tha zonja Glover, të rikthimit të besimit të qytetarëve shqiptarë në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.
 
Lideri i opozitës tha se, Partia Demokratike është e vendosur që procesin ta çojë deri në fund dhe të përjashtohet nga çdo funksion drejtues çdo person të zgjedhur apo të emëruar me rekorde kriminale.
 
Por, Basha tha se mazhoranca ka treguar mungesë vullneti pasi Në Komisionine Posaçëm për Dekriminalzimin, anëtarët e qeverisë janë përpjekur të bllokojnë procesin edhe pse PD k paraqitur një draft që bazohet tek rekomandimet e Komisionit të Venecias.
 
“Kjo është një dëshmi tjetër e mungesës së vullnetit për dekriminalizimin nga Edi Rama i cili është shënuar si arkitekti i kriminalizimit të politikës dhe administratës së lartë. Tashmë po shënohet si personi që po bën gjithçka për ta bllokuar dekriminalizimin. Sot nga Brukseli kam një mesazh për qytetarët shqiptarë; beteja për dekriminalizimin duhet të fitohet sepse është nyja gordiane ku lidhen të gjitha problemet e tjera të Shqipërisë si vota e lirë, ekonomia, varfëria dhe lufta kundër saj, papunësia, mirëqenia. Pa fituar këtë betejë Shqipëria nuk mund të ecë përpara”, u shpreh Basha.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00