Basha dhe Bakojanis, firmat e
buzëqeshjes mbi marrëveshje
Pakti Detar me Greqinë u firmos në 2009-n nga ish-ministria e Jashtme Greke, Dora Bakojanis dhe ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, sot kreu i Partisë Demokratike në opozitë. Të dy ish-ministrat para dhe pas momentit të këtij pakti, janë shfaqur të buzëqeshur, duke nënkuptuar se të dyja palët ishin tepër të kënaqura nga kjo marrëveshje detare për përcaktimin e kufirit ujor mes dy vendeve fqinje.
TIRANE- Pakti Detar me Greqinë u firmos në 2009-n nga ish-ministria e Jashtme Greke, Dora Bakojanis dhe ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, sot kreu i Partisë Demokratikë në opozitë. Të dy ish-ministrat para dhe pas momentit të këtij pakti, janë shfaqur të buzëqeshur, duke nënkuptuar se të dyja palët ishin tepër të kënaqura nga kjo marrëveshje detare për përcaktimin e kufirit ujor mes dy vendeve fqinje. Mjaft i lumtur në atë kohë shfaqej Lulzim Basha, por pa ditur se kush kishte dalë i humburi dhe i fituari.
Opozita e atëhershme e ankimoi këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se vendi humbte 354.4 km katrorë sipërfaqe ujore prej saj. Në janar 2010 Gjykata e rrëzoi Paktin Detar duke e shpallur antikushtetues dhe në dëm të interesave kombëtare.
Fill pas ardhjes në pushtet të socialistëve ministri aktual i Jashtëm Ditmir Bushati i kërkoi kryeprokurorit Adriatik Llalla të nisë hetimet për çështjen e faljes së detit, duke e konsideruar atë si një tradhti të lartë kundër kombit shqiptar. Pas kësaj deklarata Llalla urdhëroi nisjen e hetimeve duke marrë indicie nga një shkresë informative të dërguar në zyrën e tij. Momentalisht hetimi është ende në fazën e pyetjes së personave që kanë qenë protagonistë në këtë marrëveshje, dhe se sipas prokurorisë është ende herët për të dalë në konkluzione lidhur me përgjegjësit e këtij krimi.
Në nenin 210 të Kodit Penal, thuhet tekstualisht se “Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cënuar integritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet burg”. Hetimet për këtë çështje pritet të shtrihen deri në struktura të larta shtetërore, dhe jo vetëm në rangun e ekspertëve ushtarakë apo diplomatësh. Ndërkohë pa u përjashtuar nga ky hetim janë dhe një sërë drejtorësh në ministrinë e Jashtme si dhe ish-drejtoresha e Institutit Gjeografik të Ushtrisë Shqiptare Miranda Zeka.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 15120
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati tek Pallati me Shigjeta/ 56 vjeçari u vra në sy të gruas, ishte me të në makinë! Sekuestrohen kamerat e sigurisë
13 Janar, 08:36
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri
13 Janar, 07:46
-
Moti i keq/ Rrëzohen dy pemë pranë spitalit të Lezhës, dëmtohen disa makina
13 Janar, 07:26
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë
13 Janar, 07:07
-
Në punë mund të hasni disa pengesa...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
13 Janar, 07:02
-
Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve
12 Janar, 23:13
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37