Basha dhe Selami kandidatët
e vetëm për kryetar të PD-së 

Basha dhe Selami kandidatët<br />e vetëm për kryetar të PD-së 
Kryesia e Partisë Demokratike ka rrëzuar kundërshtarët e Lulzim Bashës të cilët kërkuan analizë të humbjes së PD në 25 qershor dhe shtyrje të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri. 

Grupi anti-Basha i përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi, Sheferedin Shehu dhe Endira Bushati paraqitën një amendament për analizën e humbjes dhe shtyrjen e zgjedhjeve. 

​Propozimi i tyre hasi në kundërshtimin e dy kryetarëve të PD, Edi Paloka dhe Edmond Spaho dhe mbështetësve të Bashës, ndërsa me votë unanime kryesia vendosi rrëzimin e amendamenteve, duke lënë në fuqi 22 korrikun si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD.

Amendamenti i grupit anti-Basha mori vetëm 11 vota pro. Gjithashtu, kryesia skualifikoi tre kandidatura për kryetar të PD, duke zyrtarizuar vetëm Lulzim Bashën dhe Eduard Selamin në garën e pas tre jave.

Astrit Patozi kushtëzoi kandidimin e tij me dorëheqjen e Lulzim Bashës, ndërsa dy kandidatët e tjetër Astrit Sinanaj dhe Erion Piciri nuk plotësojnë kriteret. 

Kryesia zgjodhi edhe komisionin për organizimin e procesit të votimit i cili do të përbëhet nga Albert Avdulaj, Minushe Lazaj, Bardh Spahia, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi, Jemin Gjana dhe Tritan Shehu. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre