TIRANË- 8 mijë fëmijë në çerdhe e kopshtet do të marrin dhurata këtë fund vitit nga bashkia e Tiranës. Gjatë një vizite në kopshtin numër 3 në kryeqytet, ku shpënrdau disa dhurata, kryebashkiaku Basha tha se do synohet që një projekt i tillë të prekë edhe shkollat fillore.
“Mbi 8 mijë dhurata të tilla shpërndahen sot, në ditët e ardhshme anembanë sistemit parashkollor të Tiranës në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, ndërkohë që do të bëhet një përpjekje për të shpërndarë dhurata edhe në arsimin fillor, pra nga klasa e parë deri në të katërtën. Këto dhurata të cilat janë mundësuar falë kontributit të bizneseve të Tiranës”, tha kryebashkiaku.
Bashkia e Tiranës, sipas Bashës është mbështetur në këtë projekt nga bizneset private të kryeqytetit.
/Shqiptarja.com