Zgjedhjet në PD, Basha: 13 qershori, testi i parë pas masakrës zgjedhore! Kadilli mbështet Nishanin për vetingun në politikë (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot takime me demokratët në qarkun e Elbasanit, nga theksoi edhe njëherë se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe se do të luftojë për zhbërjen e tyre.

Basha deklaroi po ashtu se do të bindë aleatët për një platformë që, sipas tij, do të kthejë legjitimitetin dhe demokracinë në vend.

"Përkundër kësaj masakre zgjedhore ne dolëm më të fortë dhe jo më të dobët, më të mëdhenj dhe jo më të vegjël se sa hymë dhe mbi të gjitha me moralin dhe kokat lartë. Askush prej jush nuk bleu vota, nuk kërcënoi dhe nuk intimidoi qytetarët, nuk i kërcënoi për heqjen nga puna. Ne shkuam tek ata me një program, ne shkuam atje me pastërtinë e shpirtit tonë dhe mbi të gjitha ne shkuam atje me prova të dokumentuara tashmë të betejave tona të mëparshme se çdo sakrificë, se çdo betejë deri më sot nuk e kemi bërë as për as për karrigen time, as për karriget tuaja, as për karriget e deputetëve, por e kemi bërë për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Kryetari i Partisë Demokratike e ka bërë të qartë prej orës parë, kështu është dhe kështu do të jetë për mua, nuk e njoh dhe nuk e pranoj masakrën zgjedhore të kryer mbi popullin tim, mbi qytetarët e mi, mbi Shqipërinë tonë dhe mbi demokracinë. Por do të luftoj ditë e natë për zhbërjen e kësaj masakre dhe për të bindur aleatët tanë për një platformë për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend", tha ai.

Ndalur te zgjedhjet në PD që do të mbahen më 13 qershor, Basha e konsideroi këtë si sfidën e parë të PD pas zgjedhjeve. Një thirrje Basha e pati edhe për kritikët e tij brenda PD, ndërsa tha se duhet të lënë mënjanë inatet personale dhe të bashkohen kundër "armikut të egër të demokracisë e Shqipërisë".

"Miqtë e mi sfidat tona janë më të mëdha se para 25 prillit, por fuqia jonë është më e madhe, bashkimi ynë është më i madh.  Më vjen mirë që e shoh këtë bashkim ne bazë kudo, baza demokrate është e qartë, baza demokrate është e vendosur. Kjo gare është një vlerë më shumë për ne dhe familjen tonë. Jemi e vetmja parti që bën garë, që bën debat, që ka konkurrencë. Ndaj, ndodhem sot këtu për t’ju kërkuar që ta përdorim 13 Qershorin si një mundësi të artë për t’i treguar shqiptarëve dhe botës se jemi në këmbë, se jemi dhe mbetemi familja e vetme politike e vlerave. Është testi i parë pas 25 prillit, pas masakrës zgjedhore për forcën tonë që do ta tregojmë përmes pjesëmarrjes masive në garën e brendshme të 13 Qershorit.

Siç ka avantazhet e veta, kjo garë e cila na diferencon me kundërshtarin që ka vite që nuk s’bën edhe sikur bënë zgjedhje në partinë e vet, ka dhe disavantazhet e veta. Disavantazhi kryesor është që rreziku i dorëzimit përball ndokujt që e shikon 25 prillin si fitore të Edi Ramës dhe jo si masakër zgjedhore mund të lindi një farë të re përçarje mes nesh. Ndaj thirrja ime ndaj çdokujt që mund t’i jetë errësuar mendja është të mos gjej kot arsye për t’i rënë me shkelmë sakrificës së demokratëve të Cërrikut apo për të prishur atë që kemi ndërtuar me 4 vjet sakrificë. Le t’i lëmë mënjanë mllefet dhe inatet personale. Ndaj ftesa ime është një dhe vetëm një: ne kemi një kundërshtar, armikun e egër të demokracisë, armikun e egër të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo është beteja jonë, po në këtë betejë nga 13 qershori jam i sigurt siç e kam par me sytë e mi nga Saranda në Tropojë baza është e bashkuar dhe do të dal e bashkuar, ndaj ju kërkoj që në 13 qershor të merrni vendimet tuaja individuale me ndërgjegje të pastër politike, të vendosni që të dalim të bashkuar nga kjo betejë, të vendosim që të vazhdojmë misionin me të cilin na kanë ngarkuar bashkëqytetarët, se nuk ka as në Cërrik, as në Elbasan, as në Shqipëri, as në bot forcë tjetër për ti bërë ballë dhe për ta rrëzuar këtë regjim përveç jush, përveç nesh, përveç Partisë Demokratike. Ju bëj thirrje të votoni për ta vazhduar këtë betejë  deri në fund dhe ju kërkoj të më jepni besimin ta drejtoj këtë betejë deri në fund", u shpreh Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
Kadilli mbështet Nishanin për vetingun në politikë, mesazh demokratëve: Të punojmë për një projekt të ri (VIDEO)

I pranishëm në Kukës, kandidati për kreun e PD mbështeti propozimi e ish-presidentit Bujar Nishani, i cili kërkoi veting për politikanët. Kadilli u shpreh se mirëpret çdo propozim që synon të pastrojë figurën e çdo politikani.

"Çdo propozimin që synon të pastrojë figurën e çdo politikani është i mirëpritur nga ana ime, si për vetingun e pasurive ashtu edhe për origjinën politike nga  vijnë, a kane implikime me regjimin e shkuar komunist dhe me ngjarje të padëshirueshme sepse kur dalin të kërkojnë mbështetje, ashtu siç kam dalë unë, ka te drejtën të thotë kush je ti zoti Kadilli? Unë do t'i them  jam një njeri i persekutuar nga regjimi që kam ndërtuar të gjithë karrierën time me duart dhe fuqinë time dhe të familjes time. E gjithë pasuria ime është e ndërtuar nga unë dhe familja ime pa asnjë teprim nga dikush tjetër", tha ai.

Kadilli i bëri thirrje demokratëve që të bashkohen me të për një projekt të ri politik që, sipas tij, do të sjellë ringritjen e kësaj partie. Ai ftoi demokratët që të ndahen nga e kaluara dhe nga rruga e vjetër politike dhe të marrin përgjegjësinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

"Demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kohët e vështira sjellin edhe mundësi të mëdha. Le t’i kapërcejmë tronditjen dhe hutimin. Të punojmë bashkë për tu ringritur. Me një projekt të ri, me një manifest politik të ri. Ringritja kalon nëpër rrugën e vështirë të një projekti të ri. Le të ndahemi nga rruga e vjetër. Ti demokrat, bëje partinë tënde, merr përgjegjësi, bëje vet karrierën tënde, zgjidhi vet përfaqësuesit e tu. Për veten tënde për të ardhmen tënde. Në një PD që fton, në një PD që bashkon, Unë ju ftoj të punojmë bashkë për një parti të ndryshimit, një PD të së ardhmes, një Shqipëri të mijëvjeçarit!Demokrat - Behu Zot i Fatit Tënd!", shtoi Kadilli.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024