BURREL- Nga Mati, në takimin me demokratët, ish- presidenti Bujar Nishani, ka kërkuar vetting për politikanët. Krah kandidates për kreun e ri të PD-së, Edith Harxhi, Nishani tha se ky duhet të jetë ligji i parë që duhet të miratojë parlamenti i ardhshëm dhe nëse nuk ndodh, të arrihet nëpërmjet referendumit.
Vettingu i politikanëve, shoi Nishani, do të shërbente për të rikthyer besimin e njerëzve te politika.
“Një muaj fushatë nuk folëm dhe denoncuam me dhjetëra raste korrupsioni dhe hajdutërie, nuk folëm. Çfarë të bëjmë për të kthyer besimin e njerëzve? Parlament ligji i parë; Vetting, hetim dhe konfiskim i çdo luge dhe piruni që ke t’i ke shtëpia si politikan, që nuk e justifikon me paratë që ke marrë në gjithë këto vite.
Dhe jo vetëm këta që janë atje, por çfarë kanë qenë, president, kryeministër, ministër deputet, çfarë kanë qenë në 10 vitet e fundit. Nuk e miraton Edi Rama? Referendum.
Që kush kanë qenë 10 vitet e fundit njerëz që kanë pasur pushtet, të gjithë në skaner dhe kush nuk e justifikon shtëpinë, llogarinë bankare apo makinën, konfiskim. Po e bën Kosova sot. Të bëhesh vetë pasqyrë dhe objekt i verifikimit të dalësh vetë i pari në dritën e diellit”, tha Nishani.
Nga ana tjetër, Nishani e përshkroi situatën në PD me nota shumë të zymta pas humbjes.
“Kur kam pësuar unë dëshpërim të thellë, imagjino si janë mijëra e mijëra të tjerë. Unë kam arritur, kam marrë maksimumin në karrierën time politike, ministër, president dhe nuk prisja që nga fitorja të merrja ndonjë tjetër, por mbi të gjitha është dëshira politike dhe që miqtë dhe shokët e mi do të drejtojnë nesër Shqipërinë. 8 vite në opozitë mijëra njerëz janë hequr nga puna se janë demokratë. Jemi në një situatë s’po dimë ku të shkojmë. Fataliteti na ka kapur prej fyti” tha ai.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.7%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Bulqizë/ Akuzohet se vrau aksidentalisht kushëririn me armë gjahu, vihet në pranga 43 vjeçari, 3 të tjerë nën hetim
17 Janar, 09:32
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Bulqizë/ Kushëriri vret në gjueti 36-vjeçarin në pyllin e Tërnovës, Policia po verifikon nëse është aksidentale apo e qëllimtë! Shoqërohet 34-vjeçari (EMRAT)
16 Janar, 13:25
-
Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!
14 Janar, 16:08
-
Dy ditë e bllokuar nga bora, hapet 'Rruga e Arbrit'! Mjetet duhet të lëvizin me goma dimërore ose zinxhirë
14 Janar, 11:43
-
Përmirësohet situata pas reshjeve të borës dhe erës! Rrugët kombëtare të gjitha të kalueshme! Vazhdon pezullimi i mësimit në disa zona
14 Janar, 11:40
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
Bulqizë, rruga e Ostrenit e bllokuar nga bora, ushtria shpëton fëmijën e sëmurë, e çojnë në spital
13 Janar, 10:22
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42
-
Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes
12 Janar, 10:48
Hera e pare qe personalisht perkrah Nishanin per nismen e vetingut te cdo politikani te larte te Shqiperise ,oresident ,kryeministra ,kryetar parlamenti dhe me radhe.Megjithse eshte njeri i drejte ,ne presidence demostrij noterin !
PërgjigjuMos u merzit o jaro se do te vij dita edhe ty mbas sales avash avash. Ke bo zullume edhe ti mer plere sa te dush. Ti dhe iliri jeni dy presidentet me pa karaktewr dhe burreri qe kena pas ndonjehere ne Shqiperi.
Përgjigjuvettingun mire, po ta bejne te huajt jo shqiptaret. kosova po e bejne vete vettingun eshte loje kot. amerikanet europa jo vete.
PërgjigjuDo ngelemi pa deputetë bë parlament. Se për qeveri as që bëhet fjalë,ata ikin të parët. Po janë të zgjuar deputetët, vettingun nuk e bëjnë për veten e tyre
Përgjigju