Krydemokrati Basha tha se do të nxisë fuqishëm prodhimin e energjisë hidrike duke lënë të kuptohet se do të ngrihen të tjera HEC-e mbi lumenj.

“Ne do të ulim çmimin dhe do të rrisim cilësinë e karburantit për qytetarët, përmes politikave fiskale, ku veçoj heqjen e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti dhe duke hapur tregun e duke zhbërë dhe çmontuar monopolet që ekzistojnë sot.  Ne do të nxisim fuqishëm prodhimin e energjisë nga burime të gjelbërta dhe të pastra me fokusi energjinë hidrike dhe atë të erës. Do të nxisim ndërtimin e kapaciteteve të reja të mëdha si energji të pastër në bazë, ndërsa rezervat hidrike të KESH do t`i përdorim për energjinë e balancimit apo energjinë në pik. Ne do të lidhim gazsjellësin TAP me TEC-in e Vlorës, do të gazifikojmë zonat industriale dhe do të aplikojmë projektin e magjistralit Jon-Adriatik, duke siguruar një lidhje me magjistralin e gazit me Kosovën” – tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha: Ngrejmë bursën e energjisë! (Kryedemokrati i painformuar ajo u themelua në tetor të 2020)! Rama ironizon: Fli vëlla, për ty qenka kjo dynja