Basha: Do shfuqizojmë ligjet e pandershme mbi pronat brenda 3-mujorit të parë! Do përfundojme procesin e legalizimit

Basha: Do shfuqizojmë ligjet e pandershme mbi pronat brenda 3-mujorit të parë! Do përfundojme procesin e legalizimit

1614501631_basha1.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu prezantoi pronarëve të shpronësuar, programin e qeverisë së tij pas 25 prillit për pronat.

Sipas Bashëst tre shtylla kryesore të besimit, të parimeve, të themeleve të Parisë Demokratike që janë edhe themelet e shëndosha të pronarëve, të shoqatave, të përfaqësuesve dhe të familjeve shqiptare në tërësi dhe padiskutim edhe familjeve të pronarëve në veçanti. Ai tha se do shfuqizojë ligjet aktuale mbi pronat dhe do të bëjnë kuadër të ri kur të vijë në pushtet. Ndryshim të sistemit, demokratët kërkojnë edhe për kadastrat. Basha tha se synohet hartimi i një harte unike kadastrave me mbulimin në gjithë territorin e vendit. Ndryshim të sistemit, demokratët kërkojnë edhe për kadastrat. Basha tha se synohet hartimi i një harte unike kadastrave me mbulimin në gjithë territorin e vendit.

“Më lejoni të ndaj tre shtylla kryesore të besimit, të parimeve, të themeleve të Parisë Demokratike që besoj janë edhe themelet e shëndosha të pronarëve, të shoqatave, të përfaqësuesve dhe të familjeve shqiptare në tërësi dhe padiskutim edhe familjeve të pronarëve në veçanti.

Vlera e parë, është vlera e patjetërsueshme e pronës. Ne besojmë tek prona si themel I organizimit shoqëror. Ne besojmë tek familja, ne besojmë tek liria. Familja, prona dhe liria të lidhura të treja bashkë janë themeli I një shoqërie të shëndetshme, e cila në harmoni arin të realizoj potencialin e saj të plotë. Familja, prona dhe liria janë tre shtylla rreth të cilave është ndërtuar progresi I jashtëzakonshëm I vendeve të BE-së të cilët dëshirojmë ti përkasim dhe drejt të cilit për fat të keq po largohen sot shqiptarët me ritme si asnjëherë më parë në të paktën dy dekada e gjysmë.

 Prona dhe liria janë të lidhura, natyrisht dhe familja është e lidhur me to. Më lejoni fare shkurtimisht të prezantoj para jush qëndrimet tona sa I përket programit politik të Partisë Demokratike dhe zbatimit të këtij programi pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ky program është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat e pronarëve të ç’pronësuar dhe sot dua të konfirmojmë angazhimin tonë për realizimin dhe përmbushjen e parimeve referuar detyrimeve kushtetuese sa më poshtë: t’i jepet fund debatit të pa drejtë të gjatë dhe hipokrit mbi pronat dhe krimit të menjëhershëm të një sistemi dhe mekanizmi të besueshëm që do të shërbejë për këtë qëllim.

 Ne do të sigurojmë që procesi i trajtimit të çështjeve të pronës do të jetë transparent dhe do të jetë më efiçensë të plotë ndaj pronarëve dhe interesit publik të qytetarëve shqiptarë. Ne do të abrogojmë ligjin aktual të pronave dhe të gjitha aktet nënligjore në fuqi që janë të pandershme dhe do të nismën për hartimin e një kuadri ligjor të konsoliduar që jep zgjidhje çështjes së trajtimit të pronësisë. Shfuqizim tërësor I ligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe akteve nënligjore sa I takon përfundimit të procesit kalimtarë të trajtimit të pronës.

Kuadri i ri për çështjet e pronësisë do të jetë guri i themelit mbi t cilin do të ngrihet trajtimi nga qeveria karshi pronës private të pakthyer, pronës private të individit dhe pronës publike të nëpërkëmbur. Në emër të Partisë Demokratike angazhohem se kuadri I ri ligjor do të reflektojë reflektimin e parimeve themelore ku prioritetet do të jenë: kthimi I pronës, kompensimi fizik, pra në natyrë I pronës dhe… apo pjesa marrje me obligacione në fondet e investimeve publike sipas marrëveshjes me pronarët e shpronësuar.

Garantimi dhe respektimi I titujve të pronësisë referuar një vendimi I formës së prerë administrative apo gjyqësor, të cilët në asnjë rast nuk do të preken pa një proces të rregullt ligjor.

Garantimi I ekzekutimit të veprimeve përfundimtare të kompensimit të pronës të pa ekzekutuara duke ju referuar zërit kadastra të përcaktuar në to. Përfshirja në fondet e kompensimit fizike të pronave të konfiskuara për efekt të ligjit anti-mafia përfshirë edhe rastet e kontratave PPP apo koncesioneve korruptive. Kërkesat e pa trajtuara do ti nënshtrohen ligjit në kohën në fuqi në kohën e depozitimit të kërkesës në agjenci, ndërsa ekzekutimi do të kryhet në të njëjtën skema si rastet e ekzekutimit të vendimeve të tjera përfundimtare. Kërkesat e reja që nuk janë paraqitur më parë do të trajtohen në frymën e ligjit të ri. Pronarët do të shkarkohen nga kostot administrative si dhe tarifat dhe taksat gjyqësore në proceset administrative dhe gjyqësore të cilat do të mbarten nga shteti.

Ne angazhohemi që në përfundimin e procesit të legalizimit të filluar prej vitesh duke i garantuar pronarëve kompensimin e plotë dhe të drejtë të pronës, të bëjmë të mundur plotësimin e një prej objektivave të këtij ligji. Fondi i kompensimit të legalizimit do të jetë më vete, në zbatim të ligjit të pronës. Sot shqiptarët zotërojnë prona që nuk janë të sigurta", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha: Pas 25 prillit do hartojmë ligj të ri për pronën! Do krijojmë agjenci ombrellë për zhdukjen e korrupsionit, abuzimet do adresohen në SPAK (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë