-
Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, Kuvendi miraton ligjin! Opozita: I porositur nga oligarkët, e çojmë në Kushtetuese! PS: Panik i pajustifikuar
Më 68 vota pro dhe 21 kundër, Kuvendi ka miratuar projektligjin për privatizimin e pronës shtetërore. Gjate seancës pati debate me tone të ashpra në Kuvend. Deputetët e opozitës thanë se ky projektligj është abuziv dhe në shkelje të Kushtetutës. Më herët përmes një postimi edhe Basha e quajti të porositur nga mafia.
16 Maj 2024, 09:59 -
Lulzim Basha heq çështjen e pronave nga programi 24 orë pas premtimit dhe ndjesës publike, në marrëveshjen me LSI përfshihen vetëm tokat e komuniteteve fetare
Një ditë pasi kërkoi ndjesë për gabimet e PD-së me pronat dhe premtoi zgjidhjen e çështjes, Lulzim Basha u tërhoq duke e fshirë nga programi, në marrëveshjen me Monika Kryemadhi shënon si prioritetin e fundit vetëm çështjen e pronave të komuniteteve fetare. Si u tall PD-ja 30 vite me ish-pronarët
2 Mars 2021, 09:50 -
Basha: Pas 25 prillit do hartojmë ligj të ri për pronën! Do krijojmë agjenci ombrellë për zhdukjen e korrupsionit, abuzimet do adresohen në SPAK (VIDEO)
Pas 25 prillit, kreu i PD Lulzim Basha premton se do të hartojë kuadër të ri ligjor për pronën, duke shfuqizuar ligjin e vitit 2013, të cilin e ka konsideruar si një shpronësim të dytë të pronarëve të ligjshëm në Shqipëri
28 Shkurt 2021, 09:38 -
Basha takon pronarët: PD përgjegjëse në të shkuarën, çështjen e pronave do ta zgjidhim kur të vijmë në pushtet
Lulzim Basha thotë se me pronarët ndanë shqetësimin për qëndrimin dhe lobimin negativ të qeverisë Rama për këtë çështje, ndërsa i premtoi zgjidhje kur opozita të vijë në pushtet.
2 Qershor 2020, 17:28 -
'Ligji për pronat', Meta e kthen në Kuvend: Cenon dispozitat Kushtetuese
Presidenti Ilir Meta kthen në Kuvend ligjin 'Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në republikën e Shqipërisë', pasi cenojnë parimin e sigurisë juridike, bien ndesh me dispozita kushtetuese, rrezikojnë të krijojë tension kushtetues dhe se nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.
26 Mars 2020, 16:18 -
Ligji për pronat/ Ministria e Jashtme greke: 'Zgjidhje' pa marrë parasysh minoritetet, gur prove për hapjen e negociatave
"Votimi nga ana e Parlamentit Shqiptar, të ligjit mbi çështjen e pronave, përbën një shans të humbur për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të një problemi që mundon qytetarët Shqiptarë, përfshirë këtu edhe anëtarët e Minoritetit Etnik Grek", shprehet ministria e jashtme greke.
9 Mars 2020, 19:50 -
Ish-pronarët kundër projektligjit për pronat: Nuk na jep zgjidhje, toka u kalon zaptuesve
Ish pronarët kanë ankesa për projektligjin e ri të pronave. Për kreun e Shoqatës Pronësi me Drejtësi ky draft nuk ua jep tokën bujqësore pronarëve por zaptuesve. Sipas Myrshit Vorpsit me këtë projektligj qeveria po mbyll 10 mijë dosje të ish pronarëve për kompensim, pasi vlera e tyre arrin në 5 miliardë euro.
5 Mars 2020, 19:24 -
Ligji i pronave, brenda 2028 regjistrohen të gjitha tokat bujqësore dhe ndërtimet pa leje
Rreth 1 milionë parcela toke do të përfitojnë nga projektligji për proceset kalimtaret të pronësisë që nesër diskutohet në parlament. Sipas projektligjit brenda vitit 2028 do të regjistrohen të gjitha tokat bujqësore të paregjistruara dhe do të legalizohen edhe ndërtimet pa leje. Ky ligj shfuqizon 7 ligje të mëparshme për pronat, duke përfshirë ligjin 7501 që sipas Kadastrës kanë krijuar ngërçin me pronat.
4 Mars 2020, 19:20