Basha: Do sjellim investime të huaja, hapim vende të reja pune me paga të larta

Basha: Do sjellim investime të huaja, hapim vende të reja pune me paga të larta

Kreu i PD Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë online me përfaqësues të trajnimit profesional dhe të organizatave të zejtarëve të Gjermanisë, me qëllim sipas tij përfitimin e ekspertizës të trajnimit profesional edhe në Shqipëri.

Lideri i opozitës tha Partia Demokratike po planifikon një reformë të thellë në arsimin universitar me qëllim adoptimin e modelit gjerman të trajnimit dual, me qëllim frenimin e emigracionit të rinisë. Kjo gjë sipas Bashës do të arrihet edhe me thithjen e investimeve të huaja, ku për këtë qeveria e ardhshme do të aplikoje taksën e sheshtë 9%, taksën e sigurimeve shoqërore 18% dhe heqjen e taksës për karburantin.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk ka gjë më të rëndësishme sesa të frenojmë emigracionin masiv të rinisë. Për këtë arsye, ne po planifikojmë një reformë të thellë në arsimin universitar me qëllim adoptimin e modelit gjerman të trajnimit dual, në bashkëpunim me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe me Universitetet e Gjermanisë, të Austrisë dhe të gjithë Europës. Qeveria jonë do të aplikojë taksën e sheshtë 9% për tatim fitim, do të aplikojë po kështu taksën e sigurimeve shoqërore në nivelin 18%, do të eliminojë një taksë që kjo qeveri ka vendosur mbi karburantet, e cila e bën karburantin në Shqipëri të tretin më të shtrenjtin në botë me Singaporin dhe Suedinë. Me këto 3 masa dhe disa masa të tjera fiskale, do bëjmë të mundur që  Shqipëria nga ana fiskale, nga ana e taksave të jetë vendi me taksat më të ulëta në Ballkan”, tha Basha.

Kryedemokrati gjithashtu tha se qeveria e ardhshme do të vendosë një stazh 12 mujor të paguar nga shteti për 10 mijë student të diplomuar, për t’u mundësuar lidhjen me tregun e punës, si dhe do investoj në ngritjen e 4 inkubatorëve që do të jenë mbështetje për të rinjtë të cilët duan t’i futen rrugës së sipërmarrjes.

“Ne po vendosim ose do të vendosim një stazh të paguar me paratë publike për 12 muaj, për 10 mijë studentët më të mirë nga 35 deri në 40 mijë të diplomuar rishtaz të sektorit publik çdo vit, që të ndërtojmë një urë nga universiteti drejt tregut të punës. Por po kështu, duam të investojmë në ngritjen e 4 inkubatorëve të cilët përmes granteve dhe infrastrukturës, t’i japim mundësi të rinjve me shpirt sipërmarrës dhe të rinjve me ide për inovacionin dhe për sipërmarrjen që të kenë një dorë që t’i ndihmojë dhe jo pengesa pas pengesash në rrugën e tyre për të themeluar një biznes të vetin. Për t’ju referuar asaj që tha profesor Vidberg, edhe në Shqipëri ka shumë kampionë të fshehura. Kemi vendosur kontakte me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe kemi përpunuar së bashku planin për të ofruar fillimisht 5 gjuhë të huaja online pa pagesë për qytetarët shqiptarë nën moshën 35 vjeç, duke filluar nga 1 shtatori. Bëhet fjalë për anglishten, gjermanishten, italishten, spanjishten dhe frëngjishten dhe po kështu për trajnime për 20 profesione të ndryshme”, tha Basha. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen