Basha: Droga po shkatërron vendin
të bashkohemi të gjithë kundër krimit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë një alarm ku sipas tij po humben jetë nga konfliktet e kanabisit. Kreu i opozitës ka shkruar se droga po dëmton të gjithë shoqërinë, nga ku ju bën thirrje për bashkim në rezistencën kundër krimit.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë një alarm ku sipas tij po humben jetë nga konfliktet e kanabisit.
Kreu i opozitës ka shkruar se droga po dëmton të gjithë shoqërinë, nga ku ju bën thirrje të gjithëve për bashkim në rezistencën kundër krimit.
Statusi i plotë i Bashës në Facebook: Një 31 vjeçar u ekzekutua para pak ditësh në Dukagjin, i vrarë nga dy të afërm. Arsyeja: konfliktet për kanabisin.
Është viktima e pestë gjatë këtyre muajve për shkak të drogës. Fatkeqësisht, spiralja e përgjakshme e krimit vetëm sa ka filluar dhe do të shtohet.
Droga dhe narkotrafiku sjellin veç një gjë: shkatërrim të jetës, të shoqërisë dhe të pasurive të vendit. Kështu ka ndodhur kudo në botë; kështu po ndodh edhe ne Shqipëri.
Droga po vret, madje nuk po kursen as brenda familjes. Droga po shkatërron burimet natyrore të vendit, duke i vënë të gjitha në dispozicion të trafikanteve.
Droga po shkatërron shoqërinë duke i kthyer njerëzit e zakonshëm madje edhe fëmijët në shkelës të ligjit dhe në kriminelë.
Droga po pushton politikën: policia dhe qeveria janë të kapura nga trafikantët dhe janë vënë në shërbim të tyre.
Droga po shkatërron procesin politik: sikurse u pa në Dibër, tashmë edhe zgjedhjet i vendosin kriminelët.
Edi Rama dhe qeverisja e tij i ka vënë shqiptarët para dy alternativave: ose të vihen në shërbim të kriminelëve të drogës ose të emigrojnë. Edi Rama vetë është me kriminelët. Ai ju ka dhënë atyre lirinë dhe fuqinë ta kthejnë Shqipërinë në pronë të krimit, mjaft që t’i shërbejnë atij me para dhe vota.
Në këtë situatë ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë për t’i bërë rezistencë krimit dhe për të ndalur rrënimin e vendit.
Shqipëria do të shuhet nëse e lëmë në dorë të krimit. Shqipëria nuk ka të ardhme me Edi Ramën. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
68.8%
-
Të gabuar
27.4%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 5794
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Ku i gjeni lekët’, Lapaj kapet me deputetin e PD: 500 euro çdo ditë për ekranin led poshtë ballkonit të Berishës? Po makinat e tipit të fundit
30 Shtator, 22:52
-
Spahiu: Në Shqipëri 3 politikanë janë të paprekshëm, të tjerët plus Salianji janë të prekshëm
30 Shtator, 22:39
-
‘Nuk marrim pjesë’, Lapaj ironizon protestën e PD: U zunë me partnerin! Kur janë mirë bëjnë sikur s’të njohin, bëjnë marrëveshjet me Ramën
30 Shtator, 22:30
-
Spahiu: Berisha nuk do protestonte apo digjte Kuvendin nëse Ervin Salianji do ishte kundërshtar i tij
30 Shtator, 22:23
-
Zelensky thekson nevojën për përparime në fushëbetejë para takimit me aleatët
30 Shtator, 22:19
-
Kaosi në Kuvend, Klosi: Luftuan për t’i treguar atij në ballkon se kush do jetë deputet! Nallbati: T’u dhimbsën karriget ty, mos trego përralla këtu
30 Shtator, 22:09
-
Ylli Pata: Cili është objektivi i 7 tetorit të Berishës?
30 Shtator, 21:55
-
Spahiu pyet: Nëse Rama ka urdhëruar burgosjen e Salianjit, pse 12 vjet s’e bëri për Berishën dhe Metën?
30 Shtator, 21:42
-
Trupat ushtarake izraelite fillojnë pushtimin e Libanit/ IDF zbarkon në kufirin jugor me tanke dhe artileri
30 Shtator, 21:40
-
Dënimi i Salianjit, Nallbati te '5 pyetjet': Hakmarrje politike! Lapaj: Drejtësia standard të dyfishtë
30 Shtator, 21:33
-
I akuzuari për tentim vrasjeje të Trumpit deklarohet i pafajshëm
30 Shtator, 21:32
-
Deputetët e opozitës dogjën karriget në Kuvend, Taulant Balla: E porositur nga Berisha! Të vendosur për të ecur përpara
30 Shtator, 21:30