Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se e ardhmja e Shqipërisë është e pasigurt. Në një status në rrjetin social Facebook, kreu i selisë blu shkruan se në një vit qeverisë Rama-Meta  ekonomië e vendit është në gjendjen më të vështirë.

Sipas Bashës kjo qeveri ka zgjedhur  modelet e vjetra centralizuese dhe ka bllokuar çdo iniciativë prodhuese.
 
“Ekonomia e vendit është në gjendjen më të vështire. Minimi i ekonomisë kombëtare vjen nga mendësia e vjetër e dyshes Rama-Meta për gjithpushtet si dhe nga ekstremizmi i kryeqeveritarit që i frymezuar nga modelet e vjetra centralizuese kërkon të kontrolloje, bllokojë, ndëshkojë dhe mbitaksoje çdo iniciative prodhuese dhe zhvilluese. Ekonomi e dobët, e ardhme e pasigurte; ky është produkti i një viti keq-qeverisje oligarkike!”, shkruan Basha në rrjetin social Facebook.


basha ne fb















Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)