Lulzim Basha e Rithemelimi ‘përplasen’ në Dibër! Kreu i PD: Rrinë si qengja para Ramës, iu nënshtruan për pazare! Bardhi: U bashkuam

DIBËR- Pas shumë kohësh, PD e Rithemelimi u përplasën në Dibër me takime paralele me strukturat e demokratëve. Lulzim Basha pati një ‘përplasje’ në distancë nënkryetarin e Rithemelimit Gazment Bardhin, ish-krahu i tij i djathtë. 

Kryedemokrati mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së së Dibrës e nga aty foli me tone të ashpra për paktin mes Rithemelimit e PS në Kuvend, duke thënë se shitën revolucionin më shumë se 5 mujor për karriget e tyre.

Duke përdorur një shprehje “kokoshi mbeti një thelë”, Basha ironzoi negociatat duke thënë se Rithemelimi bëri pazari për interesin e tyre.

Marrëveshje Pazar për interesa të ngushta dhe karrige personale, duke prodhuar një fabul të tërë se revolucioni do ta zhbëjë këtë regjim. Pas 6 muajsh sabotim të mirëfilltë dhe të qëllimshëm të opozitarizmit në Kuvend, se qeveria ka vazhduar të kalojë ligjet sa hap e mbyll sytë, pse u dorëzua flamuri i revolucionit. Ata që e premtuan revolucionin i kanë sy përdhe. Dibranët e kanë një thënie, kanë sy përdhe se e kanë të pamundur t’i shpjegojnë një mendje normale si u katandis kokoshi me një thelë. Premtuan revolucion për përmbysjen e Ramës dhe përfunduam 8 me 2 me komisione hetimore, me një ligj të ri që vetëm hetimin parlamentar nuk mundëson”, tha Basha.

Sipas Bashës, Rithemelimi i është nënshtruar Edi Ramës, ndërsa tha se pazari i nxori zbuluar para shqiptarëve.

“Kanë hartuar një pakt kundër interesave të shqiptarëve, për interesat e tyre personale. Është nënshtrim i plotë ndaj Edi Ramës. Kanë dobësuar opozitën për të marrë iniciativa hetuese parlamentare përmes një ligji të papranueshëm për komisionet hetimore. I nxjerr zbuluar para shqiptarëve se pazari paska qenë për veten e tyre. Sa kohë kanë këtë në mend nuk na bashkon gjë me ta”, u shpreh Basha.

Në distancë, nënkryetari i ri i Berishës Gazment Bardhi tha se tashmë demokratët tashmë janë bashkuar rreth Rithemelimit.

“Lajmi i mirë për demokratët e Dibrës dhe të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë, është që pas 2 vitesh, PD është më e bashkuar dhe më e fortë, gati për t’u përballur me betejën për zgjedhjen e 2025-ës.”, tha Bardhi.

Çështja e brendshme vijon t’i ndajë ndjeshëm, por për qeverinë Basha e Bardhi akuzat i patën të njëjta, duke sjellë si shembull sipas tyre të korrupsionit: Rrugën e Arbit.

“Nëse do të shihni qeverisjen e Ramës, shikoni Rrugën e Arbrit. Rruga është gjysmë e shkatërruar, dhe e painuguruar. Paratë shkojnë te xhepat e ministrave dhe drejtorëve, që më pas me paratë e korrupsionit, vinë dhe blejnë qytetarët”, tha Bardhi.

Demokratët akuzuan Ramën se në 11 vite qeverisje ka varfëruar shqiptarët duke I detyruar të braktisin vendin.

Foto nga takimi i Bashës në Dibër
 

Foto nga takimii Bardhit në Dibër

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Marrëveshja Rithemelimi-PS/ Ironizon Basha: Rrinë si qengja përballë Ramës, nuk na bashkon asgjë me ta

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Dibra përsërit edhe njëherë qëndrimin e tij, se mes PS dhe Rithemelimit u bë një pazar.

Ai mbylli çdo derë bashkëpunimi me ta, duke thënë se “nuk na bashkon asgjë për aq kohë sa bëjnë pazare”.

Basha vijoi më tej duke thënë se ata  janë pengesë në misionin që kanë për të rrëzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

“Sot e kanë të pamundur ta shpjegojnë se pse për 6 muaj ndezën flakadanët e revolucionit dhe penguan opozitën në misionin e saj, ndërsa sot rrinë si qengja përballë Edi Ramës, me shpresën se ky pazar do t’i katapultojë apo do ti mbajë të ngërthyer në karriget e radhës. I nxjerr zbuluar se pazari i tyre kaq ka qenë për veten e tyre, për fatin e tyre. Sa kohë që këtë kanë ndërmend nuk na bashkon gjë me ta.

Përkundrazi ky është një moment qartësie për këdo, edhe për ata që i ndoqën për një kohë jo të shkurtër, që këta nuk e kanë për ju, por e kanë për veten e tyre. Jo vetëm nuk përbejnë një garanci për të nesërmen, por janë një pengesë për ne në betejën tonë për të larguar Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Gjerat janë të qarta”, tha Basha.

“Ajo që pritet prej nesh nuk është thjesht mbijetesa, por dalja nga kriza e shkaktuar nga kjo qeveri. Të ndërtosh këtë alternativë, do të thotë të besosh te e nesërmja e Dibrës dhe Shqipërisë. Nëse betejën e bën për karrigen tënde personale, jo vetëm që s’i shërben Shqipërisë, por je kthyer në shërbëtor. Nga njëra anë i kemi të qarta plagët e shkaktuara në Dibër dhe Shqipëri nga kjo qeveri e papërgjegjshme për shkak të korrupsionit apo pashpirtësisë.

Nga ana tjetër, mungesa e një alternative dhe zëvendësimi i saj me gjuhën e lodhur dhe të mungesës së një plani nga qeveria, i shërben kësaj qeverie. Rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, por e qartë. E qartë për përballjet, e qartë për qëndrimet bardhë e zi dhe për çfarë presin, meritojnë dhe do të ketë shqiptarët nga PD. Kjo qartësi është jetike për të vendosur piketat e së nesërmes.

Oferta duhet të jetë e plot, pa dritëhije dhe e qartë. Si mund të ketë drejtësi kur ata që e cilësojnë veten opozitë, sulmojnë institucionin më të lartë të drejtësisë. Në vend që t’i japë qytetarëve alternativë të saktë, bëjnë zig-zake për drejtësinë. Jeni apo jo që pushtetarët të përgjigjen për shkeljet? Që të zhduket imuniteti parlamentar dhe të vendoset drejtësi reale. Si me Arben Ahmetjan, që u deshën 2 javë për të hequr imunitetin, dhe iu dha kohë që të arratisej”, tha më tej Basha.

Ora 11:53
Bardhi në Dibër: Njerëzit u braktisën, lanë vendin nga keqqeverisja! Gati për zgjedhjet e 2025-ës

Nga Dibra, nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi sulmoi qeverinë duke akuzuar se me paratë e korrupsionit janë blerë votat e shqiptarëve. Ai tha se qytetarët janë harruar ndërsa keq-qeverisja ka bërë që të braktiset vendi.

Bardhi u ndal edhe në bashkimin me Rithemelimin, ndërsa tha se janë gati për t’u përballur me zgjedhjet e 2025-ës.

“Një tjetër leksion që kemi marrë nga Dibra dhe u përpoqëm që ta bëjmë realitet, ishte nevoja për bashkim. Sa herë që keni qenë të bashkuar, e keni mundur PS. Lajmi i mirë për demokratët e Dibrës dhe të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë, është që pas 2 vitesh, PD është më e bashkuar dhe më e fortë, gati për t’u përballur me betejën për zgjedhjen e 2025-ës. Nëse do të shihni qeverisjen e Ramës, shikoni Rrugën e Arbrit. Rruga është gjysmë e shkatërruar, dhe e painuguruar. Paratë shkojnë te xhepat e ministrave dhe drejtorëve, që më pas me paratë e korrupsionit, vinë dhe blejnë qytetarët”, tha Bardhi.

Në takim ishte edhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj, i cili tha se sot janë më të bashkuar se kurrë, pasi kanë tejkaluar krizat.

“Vijmë pas një ngjarje të madhe që ka ndodhur në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, pasi opozita ishte në konfuzion, më e rrezikuar se kurrë. Nuk ka pasur kaq shumë armiq se këtë herë. Por PD ia ka dalë të emancipojë vetveten duke tejkaluar krizën. Themeluesi i saj është i burgosur. Ne jemi partia e lirisë, pasi liria është cunguar. Tregu është zaptuar nga 4 vetë. Ne jemi partia e NATO-s dhe lëvizjes së lirë, por sot vendi është shkretuar. Rruga për të ardhur këtu e sheh se sa keq është situata, siç është Rruga e Arbrit. Prej 12 vitesh Shqipëria po humbet institucionet e veta dhe po kthehet në Vilajet. PD po rritet sepse ajo është e rrethuar nga dashuria juaj, ushqehet nga mbështetja dhe shpresa. Jam i sigurt se në betejat që po afrojnë, përsëri do të marrim lajmin e fitores nga Dibra. Duhet të ikë Edi Rama dhe të rrinë shqiptarët.”, tha ai.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja