TIRANE- Drejtori për Çështje të Europës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, z. Jonathan Moore ka zhvilluar sot takime me kryetarin e Partisë Demokratike Lulëzim Basha si dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Moore ndodhet që prej ditës së djeshme në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare.
TAKIMI ME BASHEN
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në një takim, Drejtorin për Çështje të Europës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, z. Jonathan Moore.
Gjatë takimit të mbajtur në selinë e Partisë Demokratike, Basha ka paraqitur një situatë të zymtë në të cilën sipas tij po kalon vendi ndërsa ka ashpërsuar akuzat ndaj qeverisë Rama. Numri një i Partisë Demokratike u shpreh se "kjo qeveri po degradon shtetin ligjor duke rritur pasigurinë në vend". Në njoftim zyrtar të Partisë Demokratike thuhet se temë e diskutimit ishte situata aktuale në vend.
“Basha e njohu Moore për shqetësimin e Partisë Demokratike mbi degradimin e shtetit ligjor, goditjet e përsëritura ndaj garancive kushtetuese për liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve, revanshin ndaj administratës publike, rritjen e pasigurisë në vend”-thuhet në komunikatën për shtyp të selisë së Partisë Demokratike.
Sipas kreut të PD-së “këto janë rezultat i hapave mbrapa në policinë e shtetit, sinjalet negative të qeverisë ndaj ekonomisë, investitorëve dhe sipërmarrjes në përgjithësi”.
TAKIMI ME BERISHEN
Të njëjtat shqetësime ka ngritur edhe ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të zhvilluar me zotin Moore. Berisha foli për veprimet anti shtet, anti ligj dhe anti Kushtetutë të qeverisë Rama – Meta.
Ish-kreu i Partisë Demokratike akuzoi qeverinë Rama për zhbërje të Kushtetutës, e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjeve të vendit thjesht me vendime qeverie, si dhe shpalljen të pavlefshme, po me vendime të qeverisë, të vendimeve të gjykatave.
Ai foli gjithashtu për kaosin e krijuar në ekonominë e vendit si pasojë e mungesës së programit ekonomik të qeverisë. “Të gjitha këto qëndrime në kundërshtim me standartet europiane, kanë rritur kundërshtitë në disa vende për të mbështetur statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, të cilin ne e meritojmë plotësisht”, u shpreh zoti Berisha.

(Ne foto:Takimi i Moore me Berishen ne zyren e ish kryeministrit)
Redaksia Online
(ah/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Jo konfuzion me mesazhet për statusin