TIRANE- Lulzim Basha dhe Sali Berisha ikin në Dublin të Irlandës në samitin e Partive Popullore Europian për të qenë spektatorë. “Shqiptarja.com” ka mundësuar axhendën e konferencës dy ditore të këtij samiti nga ku bie në sy se as Basha, si kryetar i Partisë Demokratike dhe as Berisha, si ish-kryeministër i Shqipërisë, nuk do të mbajnë fjalën e tyre në këtë aktivitet të partive të djathta të Europës. Sipas axhendës zyrtare, janë 37 përfaqësues të partive politike të djathta të Europës që do të mbajnë fjalën e tyre në samit, por gjatë dy ditëve në podiumin e folësve nuk do të ngrihet as Basha dhe as Berisha.
Arratia
Largimi me kaq nxitim i Bashës dhe ish-kryeministrit nga Shqipëria bëhet një ditë përpara se në Tiranë të mbërrinte komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Europian, Stefan Fyle. Pavarësisht se në fillim Lulzim Basha kishte parashikuar që të ikte nga Shqipëria që në datën 4 mars, së bashku me Sali Berishën, ata e shtynë udhëtimin vetëm për shkak se në Tiranë do të zhvilloheshin takime me presidentin italian Giorgio Napoletano, pasi në mungesë të tyre, kjo do të kishte shkaktuar një incident të drejtpërdrejtë ndërmjet PD-së dhe Italisë, gjë që mund të kishte çuar edhe në humbjen e mbështetjes së partive italiane.
Kësisoj, kryetari i PD-së e shtyu takimin e tij për në datën 5 dhe mesditën e djeshme është nisur për në Dublin së bashku me Berishën. Largimi i tyre nga Tirana bëhet edhe për shkak se Berisha pak ditë më parë akuzoi rëndë Komisionerin e BE-së, Stefan Fyle si një person që ka punuar kundër interesave të Shqipërisë. Kësisoj Basha e ka marrë me vete Berishën në mënyrë që të shmangte ndonjë acarim të marrëdhënieve të Partisë Demokratike me Komisionin Europian.
Samiti
Kjo është hera e dytë që Lulzim Basha shkon në samitin e Partive Popullore Europiane pasi takimin e parë e ka zhvilluar në muajin tetor të vitit që lamë pas. Por ndryshe nga takimi i parë, Basha ka marrë me vete edhe Berishën në mënyrë që ta orientojë atë në vendosjen e marrëdhënieve me partitë si motra të PD-së. Kjo, pasi në takimin e parë të zhvilluar ndërmjet Bashës dhe kryetarëve të partive të tjera të djathta në Europë, kreu i opozitës në Shqipëri nuk kishte arritur që të ngrinte marrëdhënie të mira me ata, pasi i mungonte eksperienca në këto takime.
Kësisoj, tanimë ai ka me vete ish-kryetarin e PD-së i cili ka vajtur në shumë samite te PPE-ve nga ku pritet që t’i japë edhe leksionet e duhura Lulzim Bashës në mënyrë që ai të vendosë relata të ngushta me parti të ndryshme të djathta. Kjo, pasi në këtë samit do të jetë edhe kryetari i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barozo, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel etj. Prania e këtyre personaliteteve kaq të larta në këtë samit do të bëjë të mundur që Basha së Bashku me Berishën të tentojnë që të njihen ndërmjet tyre.
Shkrimi u publikua sot (06.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com