Basha e cilësoi “kërmë”, Veliaj:
Tirana humbi 4 vjet me kunetërit

Basha e cilësoi “kërmë”, Veliaj:<br />Tirana humbi 4 vjet me kunetërit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar replikat me kryetarin e ‘ngrirë’ të PD, Lulzim Basha, pasi ky i fundit e quajti kërmë.
 
Pas përfundimit të rikualifikimit urban të bllokut të banimit pranë Pallatit me Shigjeta, Veliaj shigjetoi Bashën duke e akuzuar se Tirana nuk funksionon me kunetër, por me punë.
 
Një ndër arsyet pse njihet si Pallati me Shigjeta është se Edi Rama, si kryetar bashkie, ishte i pari që vuri dorë në këtë pallat.
 
Megjithatë, besoj se pas katër viteve të gjumit, të gjithë kemi kuptuar se Tirana nuk funksionon me kunetër.
 
Tirana funksionon vetëm me punë, shpresë e optimizëm dhe besoj se vetëm duke zgjidhur çdo ditë nga një problematikë, siç ishte kjo kënetë që kemi pasur tek Pallati me Shigjeta dhe kjo situatë aspak e këndshme ku fëmijët s’kishin një hapësirë, duke e rikthyer në një hapësirë falë duarartëve të Bashkisë dhe të papërtuar edhe në këto ditë vere, vetëm kështu mund të ecim përpara.
 
Tirana ka humbur 4 vjet boll me kunetërit, tani duhet të ecim përpara vetëm me punë. Vetëm puna na nxjerr në dritë
”, tha ai.
 
Basha dhe Veliaj janë përfshirë në replika, pasi ish-kryetari i bashkisë e kërcënoi kryetarin aktual se po shpif për kompleksin që planifikohet të ndërtohet te ‘Rruga e Kavajës’.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se gjatë kohës që Bashkia drejtohej nga Basha, lejet e ndërtimit në Tiranë menaxhoheshin nga kunati, vjehrri e familjarë të tjerë të kreut demokrat. Veliaj deklaroi se dhëndri i Berishës, Jamarber Malltezi është hartuesi i Vlerësimit Mjedisor të Planit të Bashës, i cili parashikonte ndërtime për shërbime dhe banesa nga 8-11 kate.

Kryebashkiaku sqaroi se plani u hartua nga arkitektët e Bashës dhe i shkoi për firmë Berishës jo për lulishte, por për pronën private të familjes Nela për ndërtim, ndërsa kunati i Bashës kërkonte “haraçin” si shkëmbim.

Në këtë situatë kur toka objekt diskutimi është pronë private e familjes Nela, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka bërë gjithçka për të maksimalizuar përfitimin në interes të qytetarëve.
 
Por pas deklaratave të Veliajt, erdhi reagimi i fortë i Lulzim Bashës duke kërcënuar, se shumë shpejt do t’i vijë dita.
 
Erion Veliaj, kerme njeriu qe shpif me te njejten lehtesi qe shkel mbi gjakun e femijeve ne Sharre, qe korrupton prokurore e gjyqtare, do te te vije dita shume shpejt...”.

 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre