Basha: E di përse Rama e ka të vështirë të ikë, ejani nesër ta rrëzojmë

Basha: E di përse Rama e ka të vështirë të ikë, ejani nesër ta rrëzojmë

1557676111_1557673967basha6.jpg
Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkim në betejën për votë të lirë, që sipas tij do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq i rrezikshëm. "Nëse jeni sipërmarrës, fermerë të dëshpëruar, nëse jeni profesionistë, taksoheni shumë dhe këto taksa nuk ju kthehet në investim, nëse jeni pensionist dhe nuk ju dalin paratë për të paguar dritat dhe ilaçet, nëse jeni me ndihmë ekonomike qesharake apo jeni nxjerrë me të padrejtë, në veçanti ju të rinjtë, ejani të ndërtojmë Europën në vendin tonë.

Beteja për votë të lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq. O tirani e krimit, o demokraci europiane. Ejani nesër në protestën kombëtare në orën 18.30. Rama më të vërtetë e ka të pamundur dhe shumë të vështirë për paktin që ka bërë me ata që e sollën në pushtet, por ata nuk janë as socialistët dhe i them të mendohet mirë para se të turrë blindat dhe gazin ndaj shqiptarëve. Ju të rinj që doni standarde ejani ta ndërtojmë bashkë këtu"
tha ai.


Lajmi kryesor:

'S'jap dorëheqjen'/ Basha-Ramës: Urdhërove dhunën, mos i kalo caqet, do lutesh të kesh fatin e Gruevskit


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë