'S'jap dorëheqjen'/ Basha-Ramës: Urdhërove dhunën, mos i kalo caqet, do lutesh të kesh fatin e Gruevskit

Kryeministri Edi Rama përmes një konference për mediat dënoi dhunën e opozitës në protestë, ndërsa u shpreh i vendosur që nuk do të largohet. Ndërkohë që pas tij reagoi kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ai  zhvilloi pasditen e sotme një takim me gazetarët për të folur në lidhje me situatën politike në vend pas protestës së dhunshme dhe skenarit më tej.

Basha theksoi edhe njëherë se opozita është në një rrugë pa kthim dhe e vendosur për t’i shkuar deri në fund aksioni që ka nisur. Kryedemokrati ka komentuar edhe takimin e kryeministrit me Arta Markun, duke u shprehur se ajo është aty për të mbrojtur Ramën. Kundër Ramës reaguan edhe ish-kryetari i grupit të LSI-së Vasili dhe ish-kryeministri Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:27
Basha thirrje Brukselit: Sillni ekspertë të pavarur për monitorimin e situatës

Kryeministri Edi Rama sot në zyrën e tij zhvilloi një takim me kryeprokuroren Arta Marku, kreun e SHISH, Helidon Bendo, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe të Drejtësisë, Etilda Gjonaj pas protestes se dhunshme te opozites. Basha tha Arta Marku është zgjedhur për të mbrojtur Ramën, ndërsa kërkoi aplikimin në Shqipëri të ashtuquajturit 'Raporti Priebe'.

"Shqipëria ka nevojë për një drejtësi të pavarur. Arsyeja pse Arta Marku është emëruar aty është që kjo mos të ndodhë dhe nuk ka ndodhur. Arsyeja pse është kapur KLP, KLGJ dhe Vettingu është që të mos hetohen Rama, Gjiknuri, Balla, Xhafaj...Ne jemi të vendosur për një reformë në drejtësi që të dënojë dhe jo të mbrojë kriminelët. Duhet një raport ' Priebe ' për të ndalur korruptimin e drejtësisë. Ka gjyqtarë që nuk janë shquar për ikona të korrupsionit, thonë po marrim një shukë me lekë se thonë ne do të ikim. Ne nuk kemi rrugë tjetër, sa më e madhe të jetë pjesëmarrja aq më shpejt do të fitohet beteja.

Thirrja ime iu drejtua urdhëruesit të dhunës, njeriut që e ka politizuar dhe kriminalizuar. Për policinë kam vetëm një thirrje mos iu bindni urdhrit politik. mes tyre ka edhe kriminelë me damkë si Baro i mbrëmshëm që duhet të ishte i dënuar, por përfaqëson krimin e veshur me uniformë. Atij i them asgjë nuk do të harrohet dhe do të mbajnë përgjegjësi. Por si mund ta përballonte policia situatën? Nuk jemi këtu për të diskutuar manualet si duhet të sillet policia. Aty janë prindërit e fëmijëve 3-5 që iu hodh gaz lotsjellës. E dini ngjarjen? Gjithashtu e dini sa qytetarë kanë vrarë veten në burgje për 30-50 mijë lekë të vjetra.  Imagjinoni që ka njerëz kanë përballë dhunuesin, që i ka nxjerrë nga shtëpitë, përse? Se të pasurohen një grup njerëzish. Vila miliona dollarëshe si Surreli. Kanë kaq shumë para sa nuk u mjaftojnë edhe shtëpitë e kushërinjve për ti fshehur, këto janë dy realitetet" tha ai.

Por cfarë është 'Raporti Priebe' që Basha kërkon të aplikohet edhe në Shqipëri?
Në 2017 në momentin e krizës së thellë politike së bashku me ndërmjetësimin diplomatik midis aktorëve politikë në Maqedoni, Brukseli mblodhi një grup ekspertësh të pavarur, të udhëhequr nga ish-drejtori për Ballkanin në Komisionin Europian, Reinhard Priebe për të identifikuar çështjet sistematike të Sundimit të Ligjit. Hetimi asokohe në vendin fqinj çoi në të ashtuquajturin “Raporti Priebe”. Ekspertët e pavarur nga vendet anëtare të BE-së identifikuan problemet e demokracisë duke shkuar më thellë se raportet e zakonshme të BE-së. “Raporti Priebe” u porosit dhe publikua nga Komisioni Europian çka i dha peshë më të madhe. Lulzim Basha kërkon nga Brukseli që një gjë e tillë të aplikohet edhe në Shqipëri, në një moment kur na ndajnë vetëm pak javë nga vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian.

Ora 18:23
Parullat kundër Borchardt/ Rama: Ambasadori u kërcënua! Basha: No coment

Militantët e Partisë demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i shkuan poshtë shtëpisë kryediplomatit të OSBE-së mbrëmjen e djeshme pas deklaratave të tij për dhunën në protestën e opozitës, duke i lënë një shënim në hyrjen e pallatit ku ai banon. "Turp për ju", shkruhej në mbishkrimin e lënë me bojë. Rama deklaroi sot se "Natën është kërcënuar ambasadori i OSBE pas deklaratë që foli për organizatorë për dhunë kriminale". Por si e komenton Basha? "Nuk kam asnjë informacion që ndonjë ambasador është kërcënuar. Fjala Rama deklaroi sot është parantezë për gënjeshtër, unë nuk kam asnjë fakt që është kërcënuar ndonjë ambasador. Ke ndonjë fakt që ndonjë ambasador është dënuar? Parullat? Nuk bëj koment cfarë parullash". Pasi tha se nuk ka dijeni për kërcënim të ndonjë ambasadori, Basha i kërkoi gazetarit që përsëriste parullën “Borchardt turp të kesh…”

Basha: Keni ndonjë fakt që ndonjë ambasador është kërcënuar sot?!
Gazetari: Ndonjë koment për parullat?
Basha: Çfarë parullash?
Gazetari: Parullat në pallatin e ambasadorit Borchardt?
Basha: Nuk bëj komente për parullat, çfarë parullash?
Gazetari: Borchardt turp të kesh..
Basha: Si?
Gazetari: Borchardt turp të kesh..
Basha: Si?
Gazetari: Borchardt turp të kesh..
Basha: No comment

Ora 18:15
Sulmet ndaj gazetarëve/ Basha apel protestuesve: Askush të mos prekë median!

Protestuesit e opozitës mbrëmë sulmuan edhe gazetarët. Ata sulmuan operatorin e Report TV pranë drejtorisë së policisë dhe tentuan të thyejnë kamerën e tij. Për incidentet mbrëmjen e djeshme, reagoi sot Kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ai tha se protestuesit kanë qenë të irrituar, por u bëri thirrje duke u shprehur se gazetarët janë të pacenueshëm.

"Ju garantoj se përpjekja që po bëjmë sot nuk bëhet as për nesër apo pasnesër, por për 10-15 vitet e ardhshme, jemi shumë pranë fitores. Është në dorën tonë t'ia shkurtojmë ditët të keqes. Kam një falenderim të vecantë për të gjithë ju, gazetarët, operatorët, mbulimin që i keni bërë protestës, po të mos ishte për ju, që filmuan rrahjen barbare, nuk e di cfarë do të kishte ndodhur sot me Dollapin. Keqardhje për cdo gjë që u ka ndodhur si rezultat i dhunës, gazit apo ndonjë përplasje me ndonjë protestues të irrituar. U bëj thirrje protestuesve, mediat janë të pacenueshme, cdokush që i cenon nuk ka të bëjë më misionin tonë. Mediat janë të pacenueshme. Këta vajza dhe djem, burra dhe gra janë të pa cenueshëm. Iu garantoj që kjo betejë do të sjellë edhe lirinë e munguar për ju" deklaroi ai.

Ora 18:01
Basha: Rama është rrezik edhe për rajonin!

Paradite kryeministri Edi Rama tha se nuk do të largohet, por si do të vijojë aksioni opozitar nga Lulzim Basha? "Aksioni opozitar është ai që kemi shpalosur, sot ne jemi në aksion popullor, kriza ku ndodhi ka vetëm dy rrugë, ose do të vijojë në tiraninë e krimit, pasi të ketë kapur edhe ata gjyqtarë dhe prokurorë që kanë mbetur dhe ato pasuri që kanë mbetur, pastaj do të ketë marrëzitë e fundit të autokratit, por shanset që të ndodhë kjo janë zero. Rama në krah të axhendës serbe për ndryshimin e kufijve të Kosovës, kërcënon stabilitetin e rajonit. Kushdo e ka kuptuar, kushdo jo. Është detyra jonë, e shqiptarëve të bëjmë gjithcka për ta ndalur një orë e më parë këtë autokrat të rrezikshëm, jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin. Në këtë mision jemi të qartë dhe të vendosur, hapi që kemi hedhur është pa kthim. Mandatet janë djegur ne jemi në krah të qytetarëve. Kjo betejë nuk do të ketë fundin që ëndërrojnë autokratët, por fundin kur një popull bashkohet. Por me cfarë fature? Dhe si do të përfundojë Rama? Pasi si do të përfundojë beteja kjo dihet. Shqipëria do të jetë një vend me një të ardhme që do u takojë qytetarëve, jo azil pleqsh" tha Basha.

Ora 17:55
Basha: Është mision kombëtar për të mos lejuar zgjedhjet falso më 30 qershor

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se më 30 qershorë nuk do të lejohet të mbahen zgjedhje pasi sipas tij do të jetë nëj përsëritje e 2017. Basha thotë se zgjdhjet fasadë nuk do të ketë dhe kështu kërkon largimin e Ramës si kryeministër.

"Ose te futemi me kobure në brez, që siç ju thashë, ne e kemi refuzuar, ose rruga politike që kemi ndjekur duke djegur mandatet dhe duke thirrur qytetarët të vendosin ata kë do të zgjedhin deputet apo kryebashkiak. Kjo betejë bëhet që kjo e drjetë t’u kthehet qytetarëve, sepse kjo e drejtë është asgjesuar nga Edi Rama me krimin. Do ta përsëris për të gjithë ata që kanë iluzionin se me Edi ramën do të ketë zgjedhje më 30 qershor. Do të ketë një tentativë të Edi Ramës për të përsëritur 2017 dhe 2016. Ndryshimi këtë herë është që përvec kandidatëve të krimit, do të ketë kandidatë falso nga opozita falso. Kjo nuk do të ndodhë. Për ne është mision kombëtar të mos lejojmë zgjedhje të diktuara nga krimi. Do të ketë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme. Ne kemi treguar edhe rrugën e vetme që këto mund të garantohen pa favorizuar palët, pa i dhënë pushtet në tavolinë asnjë pale. Ka dy palë zgjedhje që Edi Rama merr pushtet në tavolinë me krimin. Kjo nuk ka për të ndodhur më. Hapi i parë i zgjidhjes së krizës është largimi i kryeministrit të lidhur me krimin. I mirëkuptoj ata që më thonë se po kërkon shumë pak. Sepse ky duhet të ishte në burg për ato që kanë bërë. Kjo që po kërkojmë është e panegociueshme. Është e panegociueshme, sepse nuk ka mënyrë tjetër për t’i shërbyer interesit publik. Gjithçka tjetër do ta shndërronte këtë në atë që jemi akuzuar me të padrejtë, për një pazar." ka thënë Basha.

Ora 17:47
Basha: E di përse Rama e ka të vështirë të ikë, ejani nesër ta rrëzojmë

1557676111_1557673967basha6.jpg
Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkim në betejën për votë të lirë, që sipas tij do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq i rrezikshëm. "Nëse jeni sipërmarrës, fermerë të dëshpëruar, nëse jeni profesionistë, taksoheni shumë dhe këto taksa nuk ju kthehet në investim, nëse jeni pensionist dhe nuk ju dalin paratë për të paguar dritat dhe ilaçet, nëse jeni me ndihmë ekonomike qesharake apo jeni nxjerrë me të padrejtë, në veçanti ju të rinjtë, ejani të ndërtojmë Europën në vendin tonë.

Beteja për votë të lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq. O tirani e krimit, o demokraci europiane. Ejani nesër në protestën kombëtare në orën 18.30. Rama më të vërtetë e ka të pamundur dhe shumë të vështirë për paktin që ka bërë me ata që e sollën në pushtet, por ata nuk janë as socialistët dhe i them të mendohet mirë para se të turrë blindat dhe gazin ndaj shqiptarëve. Ju të rinj që doni standarde ejani ta ndërtojmë bashkë këtu"
tha ai.

Ora 17:44
Rudina Hajdari e kritikoi për dhunën, ja si i përgjigjet Basha

Rudina Hajdari u shpreh dje se shqiptarët kanë zgjedhur demokracinë dhe sipas saj, Azem Hajdari nuk do të kishte mbështetur veprimet e Bashës. Sipas deputetes, Basha po minon parimet e paqes, prosperitetit dhe pluralizmit. Por a është penduar Basha që e futi në lista vajzën e Azem Hajdarit?

"Suksesi në jetë përcaktohet nga të bërit sa më pak gabimeve, por në jetë kalojmë nga të bërit gabime, por unë përpiqem që të mësoj nga gabimet. Në cdo vendim përpiqem që të mësoj nga gabimet, por për rastin konkret nuk dua të bëj asnjë koment. Ose do të jetë zgjedhje ose nuk do të ketë zgjedhje" tha Basha.

 

Ora 17:38
'Nuk është betejë për karrige...', Basha tregon pse nuk dëgjoi këshillat për të hyrë në zgjedhje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka pranuar të dëgjojë këshillën e disa miqëve për të hyrë në zgjedhje pasi nëse do të pranonte që Edi Rama të vijonte të ishte kryeministër kriza do të vijonte.

"Kjo nuk është luftë për pushtet dhe për karrige. Është luftë për transformim që të ndryshojmë këtë sistem të qelbur. Nëse do të ishte luftë për pushtet e karrige, do të kalonim nga një krizë tek tjetra.   
Prandaj nuk kam dëgjuar këshillat e disa miqve që të hyjmë në zgjedhje, megjithëse sondazhet na favorizojnë. E vetmja rrugë për ta ndaluar këtë për çdo ymër lalë t’i shtrijmë dorën një ymer lale, për çdo shullaz, nja antishullaz, për cdo avdylaj një anti-avdylaj. Por këto nuk do të ishin zgjedhje, do të ishin luftë mes bandave." ka deklaruar Basha.

Ora 17:26
Basha: Rama në panik total! Ja kush është plani i tij

Kryetari i PD-së, Basha tha se kryeministri Rama është në panik, ndërsa plani i tij është që të shkurajojë opozitën. "Dosja 339 dhe 184 janë themeli i ngrehinës së të keqes i të keqen që ka zaptuar Shqipërinë. Që rruga të hapet duhet që kjo të shembet me themel. Por që të hetohet 339 dhe 184 duhen prokurorë të pavarur. Gjiknuri duhet të ishte në burg si organizatori i shit blerjes së votave. Ai është sot kreu i fushatës elektorale për të ashtëquajtura zgjedhje lokale të 2019. Po ashtu Balla, Ulsi Manja duhet të ishte në burg.

Rama propozon ta cojë të keqen më thellë, të diktojë një tjetër proces zgjedhor që kryetarët e bashkive të jenë produkt i bashkëpunimit të Ramës me kriminelët dhe oligarkët. Rama sot në panik total foli me tone të ulura, plani i tij është i qartë, të godasë dhe frikësojë përballjen qytetare dhe për këtë i duhet të shkurajojë opozitën. Në vend që në burg të ishte Gjiknuri, u arrestua Klevis Balliu se doli në krah të qytetarëve. Kjo është arsyeja e rrahjes barbare të Dollapit. Beteja jonë nuk është sfidë personale. Me sfidë personale e kam mundur me votë në 2011-ën. Beteja jonë është për normalitet politik.  Pushtet me dhunë nuk mban dot".

Ora 17:10
Nesër protesta e radhës/ Basha paralajmëron Ramën: Mos i kalo caqet (I kujton Gruevskin)

Në prag të protestës së nesërme, Basha kishte një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama. "Halli hallit nuk i ngjan, po i bashkon fakti që jetojnë në një vend anormal me politikë dhe qeveritarë anormalë. Pse ndodh kjo, pse ndihen kaq të shkëputur nga qeveria, të gjitha krizat i bashkon humbja totale që e bën një shoqëri bashkë. Kjo ka humbur se prej 6 vitesh vendi sundohet dhe fatin nuk e ke në dorën tënde dhe ligjit. Po ky sens i drejtë, kjo ndjenjë e mungesës së normalitetit mora forma dramatike mbrëmjen e kaluar. Junta kriminale për protestuesit, por për të gjithë qytetarët e Tiranës, që dje bashkë me fëmijët e tyre kanë marrë doza të larta të gazit helmues lotsjellës, që u përdorën bashkë me dhunën e pafre kundër protestuesve. Me mirëkuptim që tregoi për rrahjen barbare të numrit tre të PD-së tregoi kush ishte urdhëruesi. Në prag të protestës nesër dua ti bëj një paralajmërim (Ramës), mos i kalo caqet, mos bëj të fortin pas autoblindave dhe gazit, harroje që do të mbash pushtet me dhunë, në rastin më të mirë do të lutesh që të kesh fatin e Nikolla Gruevskit (Ish-kryeministri maqedonas qe kerkoi azil ne Hungari). Për të ardhur te demokracia janë prerë koka mbretërish" deklaroi Basha.

Ora 17:08
'Berisha deshi të më fuste plumbin në kokë më 21 Janar', ish-kryeministri i përgjigjet Ramës: Mjerë ti për fundin e shpejtë dhe të tmerrshëm


Pas takimit që kreu i qeverisë, Edi Rama bëri me gazetarët në lidhje me protestën e dhunshme të opozitës, ka reaguar edhe ish-kryeministri, Sali Berisha.

Në deklaratën e tij Berisha shprehet se Rama u shfaq para mediave i tmerruar në konferencën me gazetarët nga kryengritja e opozitës. Më pas Berisha ka thënë se Rama do të ketë një fund të shpejtë dhe të tmerrshëm nga ata njerëz që dalin në protesta.

Reagimi i plotë i Berishës:
"I poshteruar, i tmerruar, i droguar dhe ne panik e me poture te mbushura Edvini i la gazetaret pa dreke!

Miq, ne disa ore para mediave i poshteruar, i tmerruar, por qartesisht i droguar dhe me poture te mbushura, Edvin Kristaq Krimi mbajti sot ore te tera dhe i la pa dreke gazetaret qe kishte thirrur per gjoja konference shtypi.

Ne daljen e tij katastrofale, ne te cilen per shkak te kokaines kishte edhe deri ne 30-40 levizje horizontale te globeve, kokerdhokeve te syve, Rama gajasi gazetaret ku u tha se Berisha deshi te me fuste nje plumb ne koke me 21 Janar dhe se ate dite qe ai solli si mish per top njerezit per te mbajtur fjalim nga ballkoni i kryeministrise sipas tij nuk eshte hedhur as dhe nje guriçke drejt nderteses se kryeministrise.

Ai, i tmerruar nga kryengritesit guximtare u tha gazetareve se pergjimet qe faktojne plaçkitjen e votave me bandat kriminale ne komunikim direkt personalisht me te, Gjiknurin dhe Tahirin, Ballen dhe Gjushin etj, nuk jane prova si dhe shpalli pafajesine e Tahirit nga tmerri per te deshmuar se eshte peng i tij.

Rama si zakonisht nuk harroi refrenin e tij bajat se per çdo çeshtje fajin e ka Saliu.

Me kete rast nuk kam asnje koment tjeter veçse: Edvin dje ke pare vetem fillimin. Mjere tij per fundin e shpejte te tmerrshem qe do te te rezervojne ata njerez te ndershem dhe trima qe ti si rrugaç ordiner dhe i tmerruar nga vjedhjet, trafiqet, korrupsioni dhe sarajet e Surrelit i cilesove huligane vetem se ata protestojne sepse ti iu ke shkaterruar te ardhmen. Rama ik. Fitore! sb"

Ora 16:13
'Bëj pas sa je në kohë'/ Basha i përgjigjet Ramës pas pak nga selia blu

1557670485_1557656382basha.jpg
Pas deklaratave të kryeministrit Rama për rreth dy orë në selinë e qeverisë, në orën 17:00 Lulzim Basha ka lajmëruar një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu. Basha pritet që t'i përgjigjet Ramës, ndërsa nesër opozita do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare.

Ora 16:04
LSI: Borchardt se di ku ka kokën! Nesër ejani të rrëzojmë Ramën

Ish-kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kreut të qeverisë duke e sulmuar atë dhe kreun e OSBE-së. Ai ftoi qytetarët që të bashkohen nesër për të rrëzuar Ramën. "Edi Rama do të përgjigjet një më një dhe shumë rreptë dhe gjithashtu për helmimin masiv që i ka bërë treçerekut të Tiranës. Lëndës u mbajnë të fshehtë përbërjen. Njerëzit kanë vuajtur rëndë se një kriminel do të rrijë ca ditë më shumë në pushtet. Ky na qau hallin edhe të raportit me OSBE-në? Shefi i OSBE-së nuk e di ku ka kokën. Ndonjë emisar i OSBE-së shet...Rama jo vetëm që do të largohet, por një sahat e më parë. Nesër do të jemi të gjithë në shesh" deklaroi ai.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAMA TI MUA: 13/05/2019 11:03

    Shikoni mor Z O T se çfar kërme është krimineli hajdut shal ngjit shikoni se çfar kurajo ka ky fundërrin. Hedh bomba molotov e thot bini ekspert. E këndej shan O S B . A e merrni vesh se çfar idjoti është lyli pa dipllom.

    Përgjigju
  • Populli tiranas: 12/05/2019 23:17

    O popull mjeri ti qe Flasin ne emer tend disa qe u ka mare koka ere dhe nuk dine se ku jane .Nga frika se nje ere e re po fryn neper shqiperi dhe ketyre po u vjen fundi kane dy vjet sa me cadra dhe me proresta po te sfilitin dhe te merkembin .Turpin e kane ngrene me buke dhe keta se nuk e kane pre gje qe gjakun tendt ta pine ne vend te ujt dhe muret ti ngjyejne me gjakun tend .te gjitha keto i bejne sepse u erdhi tundi dhe nje dite jo shume te larget po u vjen lagu ne fyt dhe drejtesia do te bjere mbi ta .Uleret dhe bertet Sali u dhe lulushi me dhe po leshon bijte e tu si bisha per shkaterimin e djersese tende .Ne emrin tend o popull u vrane dhe u gjakosen ne gerdec u vodhen florinjte e u u vodhen banat e shtetit u shkaterua gjithcka qe kishe ndertuar ti ne vite dhe e bene skrap dhe e shiten djersen tende .Mallkimi yt ne nje dite jo shume te larget do te bjere mi ta dhe sot po shkaterojne gjithcka se duan votat dhe pushtetin ne tavoline dhe kete e bejne ne emer te popullit. Cna gjeti me keta dhe qe buk bejne gje tjeter por thurin lloj lloj plane si te vine ne pushtet qe pushteti nuk i do keta se ti i ke denuar keta me vote .Mallkoji ke ta me breza si fare e keqe qe na ka mbire ne token tone o popull i shumevuaitur.Ku je o avni Rustem mbiketa tradhetare rente rrufeja dhe i fshifte nga faqja e dheut te parin LLulushin Sadushin Liushinmonushin mulushin dhe bardhushin .

    Përgjigju
  • Juri: 12/05/2019 22:36

    Ik ore me gjith caqet e saliut te mones , Ju bej thirje gjith popullit SHQIPTAR neser mbrema te mblidhemi ne sheshi i burave .

    Përgjigju
  • Tironci: 12/05/2019 22:11

    Berisha i mendonte vete dhe i bente vete, kurse per ty mendojne te tjeret dhe te detyrojne ti besh ti.

    Përgjigju
  • pjeter: 12/05/2019 21:47

    kujdes mor lul mos fol kaq shume genjeshtra.

    Përgjigju
  • emigranti: 12/05/2019 19:49

    Ku jane deputetet e parlamentit te HOLLANDES te shikojne qytetarin e tyre si godet e djeg me bomba molotov institucionet demokratike te nje vendi qe aspiron per ne BE.Prandaj kerkoni tia hiqni te drejten e qytetareve shqipetare per te levizur pa viza ne Europe qe te levizin vetem bandite te tipit Lulezim Basha me com te lire.YSHT PEDERASTA,tani kerkoni zgjidhje nga Europa qe tju nxjerr nga rruga pa kthim ku jeni futur,do te vij 30 qershori ku do te shkoni,do te kthehemi nga jashte per votime do te ua lidhim zorret ne gryke dhe do te shikoje bota mbare se me ke jane te lidhura bandat e krimit e te droges me PS apo me udheheqesit bandita te PD dhe LSI.

    Përgjigju
  • tani: 12/05/2019 19:24

    O c'na gjeti! Opozita ne Shqiperi i ka te gjithe kreret dhe perfaqesuesit me prapambetje mendore. Ne te mjeret se c'na gjeti, vaj vatani e mjer mileti.

    Përgjigju
  • Edvini: 12/05/2019 18:50

    Gjynah ja di hallin Lulit eshte peng I Sali kriminelit dhe plehrave te LSI me kete qorrin qe eshte bere si tao tao me nje vrime I bie fyellit, o plehra te opozites nuk fitoni me vota prandaj doni nje qeveri leshi qe ti vidhni

    Përgjigju
  • SHIRO SHIRITI LAPRAKËS: 12/05/2019 18:50

    O SHQIPTAR shikoni si ja ka bër ZOTI FYTYRËN KRIMINELIT nevojtore salhe qen bir qenit 400 brezash. Prit o kërm se kësaj radhe po tu kthyen Shqiptarët do futesh andej nga ke dal o kërm.

    Përgjigju
  • Fatmiri ÇEPËS: 12/05/2019 18:47

    O lul shal ngjitmi mos e kruaj me AMERIKËN se të veshin me pizhama portokalli. Kaq i trash je ti se kupton ti ngulmimin e Ramës se mbrapa tij është Amerika e vazhdo kruaje o debili ler e shife sa të vlen lëkura jote e zgjebosur

    Përgjigju
  • [email protected]: 12/05/2019 18:39

    O fashist ti nuk ke per tu ber kurre burr shteti.. Nuk e merr dot peng Shqiperin me 50 hallexhinj te zhgenjyer.. Ti dhe Saliu jeni kriminela dhe po denoni nje popull te tere me etjen tuaj per pushtet!!!Njihni vetem dhunen,dhe me keto qe po i beni vendit, cdo shqiptar i ndershem nuk ka per tua falur kurre, mbajeni mend denimin qe do merrni do te jete shume i rende!!

    Përgjigju
  • Jo me protesta: 12/05/2019 18:28

    Lerner popullin rehat e shtetin demokratik te beje punen e vet se jo vetem nuk duam tu degjojme por as tu shohim me sy se na neveritet vendin Ju antidemokrate qe zgjodhet rrugen e gabuar ne kundershtim me rregullat demokratike kur te merrni pushtetin denoeni Ramen nese ka bere krim, o cilindo tjeter , por mos digjni e shkaterroni e nxini jeten e atyre qe nuk mendojne si Ju Te jeni te sigurt sot e neser se Rama nuk I ka duart me gjak si ai plakaruqi I shemtuari I dheut qe nxjerr jashteqitje nga goja,se e tille eshte gjithe qenia e tij dhe e atyre qe e mbeshtesin ku hyn edhe ti o lul diteziu qe ska si te ndodhe ndrysh kur je VASAL Turpi u mbujofte ne te gjalle e ne te vdekur

    Përgjigju
  • Jjfkfkfd: 12/05/2019 18:12

    "Ja cili* eshte plani i tij o "gazetare" analfabete. Nuk perdoret peremri "kush" per jofrymore.

    Përgjigju
  • E**A**: 12/05/2019 18:09

    Kuklla Berishës. Për sa kohë Rama ju ka ju në opozitë mjafton t'ju nxisi dhe t'ju lërë të shfaqni origjinën e vërtetë. Ishit dyshe në kohën ultimatumeve të kohës së çadrës, tani, edhe me Monin që leh si qen pekinez keni bërë një treshe të paparë. Ikni dilni ke ndonjë emision karagjozash, s'keni nevojë fare as për batuta as për fjalime, mjafton të dilni në skenë.

    Përgjigju
  • SDSD: 12/05/2019 18:02

    Zhduku plehere ndyresire, na mbylle bizneset e na le pa buke, do ta japim pergjigjen me vote, terhiqu sa je ne kohe e mos prek istitucionet se do ikesh per lesh

    Përgjigju
  • ERP: 12/05/2019 17:46

    Ke ngel si peshku pa uje bashke me ate transin. Dita e gjykimit shpresoj te jete afer per ju plehra

    Përgjigju
  • Dine: 12/05/2019 17:38

    O Lul Basha po ... nuk fle populli gjume o ... nuk eshte vetem Ed Rama o lul gojorja.

    Përgjigju
  • Koli: 12/05/2019 17:36

    Ik o agjent serbo rus se nuk te voton njeri ty o legen. Mashtrues ordiner po nuk te le amerika te marresh pushtet dhe kjo ka marre fund ti dhe goca e shallvareve.

    Përgjigju
  • Dibrani: 12/05/2019 17:29

    Kujdesss basha se po e kthen bumerang per veten tende...nuk vjen dot ne pushtet ore se ske shance te marresh pushtet sepse nuk te mbeshtet populli

    Përgjigju
  • Lon: 12/05/2019 16:48

    Cfare do besh ti lulushe shalngjitur do ti rruash trapin rames, ec e gjuaj ti policis i pari se kan per te shkerdhyer me gjith motren tate moniqen.

    Përgjigju
    • Leshmeta: 12/05/2019 19:01

      Ne qoftse edhe ne protesten e neserme do perseritet dhuna e protestuesve, duhen marre zvarre drejtuesit e protestes lulashet e vasillaqet, sepse jane ata zjarrvenesit dhe qe kerkojne me patjeter ta djegin kete vend.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur