Basha: E votojmë Vettingun, por
vetëm nëse ndryshohen 7 Ligjet

Basha: E votojmë Vettingun, por<br />vetëm nëse ndryshohen 7 Ligjet
TIRANE-Pas përgjigjes së Metës e Ramës dhe presionit të ndërkombëtarëve, kreu i PD, Lulzim Basha ka ndryshuar qëndrim për votimin e Vettingut. Sipas Bashës, PD do të votojë Vettingun nëse ndryshohen 7 ligjet e Reformës në Drejtësi sipas parashikimeve kushtetuese dhe propozimit të ndërkombëtarëve.

“Ti hapim rrugë qeverisë që do të garantojë zgjedhjet, ndryshojmë 7 ligjet e miratojmë vetingun”- deklaroi sot Basha.

Gjatë punimeve të sotme të parlamentit, opozita mungoi në sallën e seancave, por përfaqësuesit e PD thanë se do ta zhvillojnë debatin e tyre parlamentar në çadrën e vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Zhvillimet minute pas minute nga dita e gjashtë e protestës së PD



Ora 15: 30 Berisha takon Nishanin në Presidencë
Pasi është larguar nga çadra e PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Presidentin Bujar Nishani. 

Protesta e opozitës në Bulevard dhe kërkesa për qeveri teknike mësohen të kenë qenë në fokus të takimit Berisha-Nishani. 

berisha tek nishani

Ora 15:10 Selami bojkoton 'Kuvendin' e PD
Në 'parlamentin' e PD të ngritur në çadrën para Kryeministrisë ishin të gjithë deputetë e opozitës përveç Majlinda Bregut, e cila ndodhet në SHBA dhe Eduard Selamit që nuk është paraqitur.

Ora 14:30 Patozi i përgjigjet Flenkestein: Më gjej një deputet me 9 emra si Prenga
Deputeti i PD, Astrit Patozi u shpreh se Knut Flenkestein nuk e njeh mirë Shqipërinë, pasi kudo që të shkojë nuk do gjejë një deputet me 9 emra si Armando Prenga.
 
“Problemi është se Flenkestein nuk e njeh Shqipërinë si ne, edhe unë po të isha në vendin e tij të njëjtën gjë do thosha.
 
Në asnjë kryeqytet nga Brukseli në Berlin apo vend tjetër europian nuk do gjejë një deputet me 9 emra që ka qëlluar në mes të qytetit në mish dhe që nuk ia heqin mandatin”, tha Patozi.
 
Ai iu përgjigj edhe atyre që thonë se PD u ngrit tani në protestë për të bllokuar Vettingun.
 
"Nuk duam që qeveria ti vrasë zgjedhjet dhe ne të vajtojmë zgjedhjet që u vranë”deklaroi ai në protestën e PD që po zhvillohet para Kryeministrisë.

Ora 12:00 Basha: E votojmë Vettingun por sipas votës historike të 22 Korrikut
Pas përgjigjes së Metës e Ramës dhe presionit të ndërkombëtarëve, Basha ka ndryshuar qëndrim për votimin e Vetingut. Sipas Bashës, PD do të votojë Vetingun nëse ndryshohen 7 ligjet e Reformës në Drejtësi sipas parashikimeve kushtetuese dhe propozimit të ndërkombëtarëve. 

“Ti hapim rrugë qeverisë që do të garantojë zgjedhjet, ndryshojmë 7 ligjet e miratojmë vetingun”- deklaroi Basha nga cadra e protestes, pak minuta pas takimit me raportuesin per Shqiperine ne PE, Knut Flenckestein.

“PD do ta votoje dhe çojë përpara reformën në drejtësi, por vetëm sipas votës historike të 22 korrikut.
T’i hapim rruge qeverise teknike, të ndryshojme së bashku shtatë ligjet që i bënë përshesh dhe ne do na kenë aty”.

Më pas Basha u ka bërë ftesë deputetëve në parlament të vijnë në Kuvendin e ri, atë të Çadrës.
“Ftojmë deputetët të largohen nga krimi dhe të vijnë të flasin në Kuvendin tonë këtu”.



Ora 11:30 Knut Fleckentein e nxjerr nga çadra, tjetër takim me Bashën, por në ambient luksoz
Raportuesi i Parlamentit Europian Knut Fleckentein ka zhvilluar një takim 30 minutësh në ambientet e hotel “Sheraton” me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Ky është takimi i tyre brenda 2 ditëve pas takimit që Basha ka zhvilluar me Fleckenstein në selinë blu mbrëmjen e së martës. Basha sot ka lënë për pak minuta çadrën dhe ka takuar raportuesin për Shqipërinë në PE.


Ora 11:25 Berisha-Flackenstein-it: Nëse Soros ka besim tek ti, ti mos ki!
Nga çadra e protestës së opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj sërish eurodeputetit Flackenstein për ato që i cilësoi si ‘përralla me Soros’, duke e këshilluar të mos ketë besim tek ai.
 
Nëse Soros ka besim tek ti, ti mos ki besim tek Soros , kjo do të shërbejë në jetë”- tha ish-kryeministri.
 
Sipas Berishës, reforma në drejtësi u tentua të manipulohej nga Rama dhe Soros me pjesën e përkthimit.
 
Replikat me Flackenstein nisën dje kur eurodeputeti i kërkoi Berishës që të mos vazhdonte më me përrallat me Soros.



Ora 11:20 Berisha: Po e shkatërrojnë Durrësin si ISIS, Palmirën
Ish- kryeministri Berisha ka folur para protestuesve në çadrën e ngritur te Kryeministria duke akuzuar kryebashkiakun e Durrësit dhe Ramën për punimet në zonën arkeologjike.
 
Berisha u shpreh se po e shkatërrojnë Durrësin si ISIS, Palmirën.  “Gjushi është një mafioz 24 karat.
 
Ky mafioz lokal në atë zonë nuk do guxonte të priste qoftë edhe një degë peme pa urdhrin e këtij kryebanditi që rri këtu dhe mbush xhepat me paratë e shkatërrimit të Durrësit.
 
Këta po e shkatërrojnë Durrësin si ISIS, Palmirën
" tha Berisha.

Ora 11:00 PD zbaton bojkotin, nuk merr pjesë në Kuvend
Ashtu siç kishte paralajmëruar, PD sot nuk mori pjesë në punimet e Kuvendit duke lënë të vetme maxhorancën në sallën e Parlamentit. Deputetët e PD i qëndruan vendimit të shpallur pak ditë më parë, duke lënë të hapur kështu mundësinë se nuk do të votojnë komisionet që do të shërbejnë për të ngritur institucionet për Vettingun.

Ora 10:50 Grupi i PD mblidhet në çadrën para Kryeministrisë, bojkot Kuvendit

Ora 10:20 Malltezi: Jo ambicie për PD, s'ja kërkojmë Metës qeverinë teknike

 Pas refuzimit nga Ilir Meta të kërkesës së PD për qeveri teknike, dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi në një intervistë për Report Tv deklaroi se nuk ia kërkojnë kreut të LSI një gjë të tillë, por popullit shqiptar pas krizës dhe varfërisë.
 
Gjithashtu ai u shpreh se alarmi i OSBE për qarkullimin e 2 mld eurove para të pista është një arsye më shumë se me këtë qeveri nuk shkohet në zgjedhje.
 
Nisur nga kritikat e pak ditëve më parë për organizimin e protestës, Malltezi u shpreh se kjo nuk lidhet me ambicie për të drejtuar PD.

Ora 07:00 Si u kalua nata e peste e protestes se PD
Në natën e pestë të protestës së opozitës përballë Kryeministrisë ka nisur të ndihet edhe lodhja.
 
Organizatorët janë kujdesur që në çadër të mos mungojë ngrohja dhe ushqim, ndërkohë që rotacioni mes demokrateve është gjetur si zgjidhje për të mbajtur në këmbë protestën.
 
Mbrëmja e djeshme ka kaluar mes muzikës, lojërave argëtuese e bisedave në çadër, ndërsa protestuesit kanë ndezur qirinj e tymuese përpara godinës së Kryeministrisë.
 
Gjatë punimeve të sotme të parlamentit, opozita do të mungojë në sallën e seancave, por përfaqësuesit e PD thanë se do ta zhvillojnë debatin e tyre parlamentar në çadrën e vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?