Sipas Kreut të PD, parametrat ekonomikë janë në përkeqësim dhe kjo tregohet sipas tij nga fakte të pakundërshtueshme të vetë të dhënave zyrtare të qeverisë. Basha theskoi se detyra e opozitës është pasqyrimi i së vërtetës me fakte dhe pikërisht siç theksoi vetë ai, është motivi i organizimit të kësaj tryeze.
“Nëse ka një konsensus unanim në Shqipëri, një konsensus që buron nga përgjigja i majtë apo i djthatë, i kamur apo i vobektë, nëse pyetet për gjendjen e ekonomisë, konsensusi është që ekonomia shqiptare është e dobët dhe parametrat janë në përkeqësim dhe situate nuk është dhe nuk le vend për optimizëm. Parametrat janë në përkeqësim dhe se situata nuk lë vend për optimizëm. Arsyeja e kësaj tryeze opozitare, dhe bojkoti i parlamentit për dhunën kriminale akoma të padënuar ndaj opozitës, bëjnë që ne të bëjmë detyrën tonë si opozitë me fakte dhe për të diskutuar mënyrat e zgjidhjes së kësaj situate. Në kushtet e mosfunksionimit të Kuvendit, ta bëjmë në mënyrë të përditshme me shqiptarët me zëdhënësit e tyre. ekemi bërë këtë gjë javën e kaluar për çështjen e pensioneve duke përfshirë gjendjen aktuale në raport me premtimet e bëra. Dhe sot duke u përballur me fakte të pakundërshtueshme me këtë ekonomi të dobët, është konsensusi më i gjerë shoqëror dhe pika ku të gjithë shqiptarët bashkohen. Çfarë do të thotë kjo? Këtë do të diskutojmë sot me referime.” theksoi Basha
Berisha: Tregu po përballet me mafian, ka arritur deri në Parlament
I të njëjtit mendim ishte ish-lideri i kësaj partie Sali Berisha, i cili shtoi se tregu sot në Shqipëri po përballet me mafian, që sipas tij ka arritur deri në Parlament. Berisha, vijoi me akuzat ku theksoi se nismat e marra nga qeveria në këto 300 ditë, kanë sjellë sipas tij një limitizim të tregut.
“Ekonomia e tregut është e pakthyeshme. Po ndodh një fenomen dramatik. Tregu në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër është përballet sot me mafian më të egër. Sot liria e tregut, ekonomike që në thelb është liria e çdo kujt limitizohet nga qeveria, e cila ka vendosur në parlament kriminelë. Çdo javë, apo çdo dy javë një biznesmen ekzekutohet, madje publikisht, para kamerave, para qytetarëve, para policisë.” u shpreh Berisha.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)