Ndryshime në PD, Basha ‘ndëshkon’ Rushaj, e zëvendëson me Alibeaj

Ndryshime në PD, Basha ‘ndëshkon’ Rushaj, e zëvendëson me Alibeaj

Alfred Rushaj dhe Enkelejd Alibeaj

Lulzim Basha tha se kreu i grupit parlamentar të PD do të jetë Enkelejd Alibeaj dhe jo më Alfred Rushaj. Ai tha se ky vendim u mor në bashkëpunim me Rushaj dhe kjo në kuadër të riorganizimit të PD. Ky duket si një 'ndëshkim' ndaj Rushaj, i cili nuk ka dalë hapur se kë mbështet në luftën brenda PD, duke qëndruar asnjanës ndaj mbështetësve të Bashës dhe Berishës. Ndërsa Alibeaj ka qenë mjaft aktiv duke përkrahur Lulzim Bashën.

“Në zbatim të vendimit të Kryesisë, ku është vendosur që organizatorët e dhunës të mos mbajnë pozicione drejtuese në Grup Parlamentar, dua t’ju njoftoj ndryshimet që do ti propozoj Grupit Parlamentar. Kam vendosur që këtë ta ndajë më së pari me Këshillin Kombëtar të PD, ku është prezent e gjithë trupa drejtuese e partisë. Fillimisht dua tju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj. Edhe pse z. Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD", tha Basha

Basha ka bërë ndryshime të tjera në parti ku ka zëvendësuar edhe mbështetësit e Berishës, të cilët i ka përjashtuar apo pezulluar.

Nga ana tjetër, do të propozoj si Nënkryetar të Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj, që gjithashtu kërkoj nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si Nënkryetar i Partisë Demokratike. Një përfaqësues i denjë i demokratëve, botës akademike dhe komunitetit katolik. Jam i bindur se z. Gjekmarkaj është vlerë e shtuar në lidershipin e Partisë Demokratike. Ndryshimet e tjera që do të propozoj kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit, si më poshtë:

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

Alfred Rushaj nuk do të jetë më as nënkryetar i PD, por vetëm deputet i thjeshtë.


Lajmi kryesor:

Pasi i përjashtoi nga PD, Basha zëvendëson mbështetësit e Berishës edhe nga komisionet! ‘Ndëshkon’ Rushajn, e largon nga kreu i grupit parlamentar, e zëvendëson me Alibeajn


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati