Pasi i përjashtoi nga PD, Basha zëvendëson mbështetësit e Berishës edhe nga komisionet! ‘Ndëshkon’ Rushajn, e largon nga kreu i grupit parlamentar, e zëvendëson me Alibeajn

Mos pozicionimi i qartë i Alfred Rushaj krah Lulzim Bashës, në një kohë kur PD ’po digjet’ nga përçarja e demokratëve që ka shkaktuar Sali Berisha, ka sjellë edhe ‘ndëshkimin’ e këtij të fundit. Me ndryshimet e miratuara në Këshillin Kombëtar, Rushaj nuk do të jetë më kreu i grupit parlamentar dhe as nënkryetar i PD-së, por nga sot ai do të jetë vetëm deputet në Kuvendin e Shqipërisë. “Shpërblimin’ për dënimin e dhunës në selinë blu dhe mbështetjen e kryedemokratit Basha në çdo vendim të tij, e ka marrë Enkelejd Alibeaj, i cili është vendosur në vend të Rushaj, si kryetar i grupit parlamentar të PD.

Ashtu siç pritej, pasi i përjashtoi mbështetësit e Berishës nga PD,  Basha ka njoftuar zëvendësimin e tyre ne komisionet parlamentare. Duke qenë se Enkelejd Alibeaj,  vendoset kreu i grupit parlamentar të PD, ai largohet nga nënkryetar i Kuvendit dhe postin e tij e zë Alfred Rushaj. Përjashtimi i Albana Vokshit nga PD, ka bërë që vendin e saj si kryetare e Komisionit të Shëndetësisë ta zërë Grida Duma. Kryetare e  Komisionit të Arsimit vendoset Flutura Açka, e cila zëvendëson Agron Gjekmarkajn. Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve vendoset Dhurata Çupi, që zëvendëson Flamur Nokën.

Ndryshime janë bërë edhe në sekretariatet, ku Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar), Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar), Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar), Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar).

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Luzlim Basha tha se vendimi për përjashtimin e Berishës dhe organizatorëve të dhunsë ishte i vështirë, por i duhur. Kryedemokrati e cilësoi 8 janarin si “vijën e kuqe” ku u bë ndarja përfundimtare me nxitësit e dhunës.

Megjithatë përtej përplasjeve dhe përçarjeve të mëdha në PD, Basha kërkon bashkimin e partisë ku u shtrin dorën të gjithë demokratëve, edhe ata që e kanë kritikuar, që të bashkohen për të forcuar edhe më shumë Partinë Demokratike, pasi luftën e vërtet e kanë me Edi Ramën.

Në mbledhje u miratua nen për nen edhe rregullorja e brendshme e Këshillit Kombëtar të PD, ku duket se Basha ka gjetur këtu mekanizmin ‘për të pastruar’ këtë këshill nga mbështetësit e Berishës. Në nenin 8 të kësaj rregulloreje thuhet se kush anëtar mungon për 3 mbledhje radhazi, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë.” Në mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të PD, mbështetësit  Berishës nuk kanë marrë pjesë, kjo për faktin se ata nuk e njohin më Bashën si kryetra, po shprehen se ai është shkarkuar nga referendumi i 18 dhjetorit.

Ndryshimet që Basha ka bërë në PD

Kreu i grupit parlamentar te PD, Enkelejd Alibeaj, zëvendëson Alfred Rushajn

Nënkryetar i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, zëvendëson Enkelejd Alibeajn

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma, zëvendëson Albana Vokshin

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka, zëvendëson Agron Gjekmarkajn

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi, zëvendëson Flamur Nokën

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

Alfred Rushaj nuk do të jetë më as nënkryetar i PD 

(Kliko këtu për Rregulloren e brendshme të Keshillit Kombëtar)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
 Bardhi: Kemi qenë gjithmonë dhe jemi gati për zgjedhjet e pjesshme vendore

Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi tha se PD tha është gati për zgjedhjet vendore në çdo datë që do të vendos presidenti Ilir Meta.

"Jemi gati dhe do të jemi gjithnjë gati", tha Bardhi. 

Këtë deklaratë Bardhi e ka bërë para se të hynte në seli për zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Dje presidenti Ilir Meta tha se ka nisur procedurat për shpalljen e datës së zgjedhjeve vendore në ato bashki që nuk ka kryetar.

Aktualisht VoraDurrësiRrogozhina  dhe Dibra drejtohen nga kryetar të  emëruar dhe jo të zgjedhur, ndërsa Voltana Ademi e Shkodrës vijon të mbajë mandatin përtej afateve. Kryetarët e rinj të bashkisë Shkodrës  dhe Vorës u larguan pasi u prekën nga ligji i dekriminalizimit, ndërsa në Bashkinë e Rrogozhinës vakanca u krijua pasi kryetari u nda nga jeta. Kryetarja e bashkisë Durrës dha dorëheqjen pas deklaratës se ishte e kënaqur me numrin e viktimave të tërmetit. Ndërsa kryetari i Bashkisë Dibër kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.  Mallakastër, largohet Qerim Ismailaj.  I fundit që do të mbyllte sagën e bashkive pa kryetar ishte kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u shkarkua nga kryeministri Rama, pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK. Vendin e tij e zuri nënkryetarja e bashkisë Eriselda Sefa.

Ora 18:11
Miratohet rregullorja e Këshillit Kombëtar, Basha gjen mekanizmin për të 'pastruar' mbështetësit e Berishës

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Lulzim Basha ka miratuar edhe rregulloren e re. Teksa rregullorja është miratuar nen për nen nga anëtarët, në të është shtuar edhe një ne i ri i cili duket se është edhe mënyra se si Basha mund të largoj nga anëtarë që kanë dalë në krahun e Sali Berishës.

Në nenin 8 të kësaj rregulloreje thuhet se “Mungesa, pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, në tre mbledhje radhazi, i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë.”

Në mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të PD, mbështetësit  Berishës nuk kanë marrë pjesë, kjo për faktin se ata nuk e njohin më Bashën si kryetra, po shprehen se ai është shkarkuar nga referendumi i 18 dhjetorit.

Neni 8

1.Mbledhjet janë të vlefshme kur në to marrin pjesë mbi 50% e  anëtarëve me të drejtë vote me përjashtim të rasteve, kur në Statut  parashikohet një shumicë më e madhe se kjo për marrjen e një vendimi  dhe ai është parashikuar në rend dite.

2.Mungesa, pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, në tre mbledhje rradhazi, i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë.

3. Konstatimi i mbarimit të mandatit për shkak të mungesave në mbledhje pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, bëhet me vendim të Kryesisë së Partisë, pas raportimit me shkrim të Sekretarit të Përgjithshëm.

Ndërkohë që neni 13 sqaron dhe mënyrë se si do të zëvendësohen këto anëtarë. Anëtarët e organeve që zgjedh Këshilli Kombëtar, dalin nga renditja në bazë të votave të marra dhe nëse dalin dy ose më shumë kandidatë me numër të njëjtë votash, atëherë zgjedhja bëhet sipas shortit të hedhur nga komisioni i zgjedhjeve.

Neni 13

1.Propozimet për kandidatë të organeve që zgjidhen nga Këshilli Kombëtar mund të behen me shkrim. Propozimet për kandidatë duhet të dorëzohen tek sekretaria e mbledhjes.

2. Pranimi i kërkesave për regjistrimin e kandidatëve për forumet që zgjidhen nga Këshilli bëhet deri 24 orë para fillimit të seancës së zgjedhjeve të këtyre forumeve.

3. Për zgjedhjen e funksionarëve të përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 6, të nenit 44 të Statutit, në rastet kur nga votimi nuk arrihet shumica e kërkuar, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidaturat me numër më të madh votash. Kur disa kandidatë kanë numër të barabartë votash, ata përfshihen të gjithë në balotazh.

4. Anëtarët e organeve që zgjedh Këshilli Kombëtar, dalin nga renditja në bazë të votave të marra. Në qofte se në pozicionet me të fundit të radhës sipas numërimit të votave dalin dy ose më shumë kandidatë me numër të njëjtë votash, atëherë zgjedhja bëhet sipas shortit të hedhur nga komisioni i zgjedhjeve.

5. Vendet vakante që mund të krijohen plotësohen nga kandidatët vijues të renditur sipas votave të marra dhe shortit në rast votash të njëjta.

(Kliko këtu për Rregulloren e brendshme të Keshillit Kombëtar)

Ora 17:56
Basha: 8 janari vija e kuqe e ndarjes me nxitësit e dhunës! Dora e shtrirë për çdo demokrat, vendimi i përjashtimit të Berishës nuk ishte i lehtë, por i duhuri

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar theksoi se vendimi i përjashtimit të Sali Berishës dhe organizatorëve të tjerë të dhunës nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë i drejtë dhe i duhuri. Basha tha se 8 janari është vija  e kuqe për ndarjen nga dhunuesit dhe organizatorët e saj dhe se Berisha ka vetëm një qëllim, të dëmtojë Partinë Demokratike dhe ta përdorë atë si mburojë. 

"Dua t’ju falenderoj të gjithë që krah për krah me njëri tjetrin vazhdojmë të jemi bashkë, për demokratët, për Partinë Demokratike. Në këtë sallë janë burrat dhe gratë, vajzat dhe djemtë e Partisë Demokratike, që me përgjegjshmërinë që i kanë ngarkuar demokratët, kanë si mision të mbrojnë Partinë Demokratike dhe të luftojnë të vetmin kundërshtar që kemi Edi Ramën. Për fat të keq, një pakicë brenda nesh ka zgjedhur të na luftojë ne, demokratët. Pjesa dërrmuese prej jush ka qenë dëshmitar të akteve të dhunës së organizuar nga Sali Berisha në 8 janar. Ato akte, ajo sjellje, janë vije e kuqe ndarje e dhunuesve, organizatorëve të dhunës, e nxitësve të dhunës, me Partinë Demokratike. Dhuna nuk mund të jetë kurrë mekanizëm imponimi në Partinë Demokratike. Kurrë. Nuk mund t’i imponohesh institucioneve të partisë me dhunë. Demokratët e refuzuan dhunën e organizuar nga Sali Berisha. Ne të gjithë duhet t’i falenderojmë pa ndërprerje për këtë. Mund të jenë mashtruar, detyruar, mund tu kenë bërë presion, kam qindra mesazhe nga më skandalozet për mesazhet që u janë bërë, apo edhe thjesht për momentin nuk kanë qenë të qartë. Dita ditës edhe këta demokratë kanë kuptuar dhe po e kuptojnë që e gjitha ajo që nisi dhe po vijon Sali Berisha ka vetëm një qëllim: Të dëmtojë, mundësisht ta shkatërrojë Partinë Demokratike. Sali Berisha do akoma që ta përdor PD si mburojë. Ne nuk e kemi lejuar këtë, ne nuk do ta lejojmë këtë”, tha Basha.

Kryedemokrati Basha tha se ka dorën e shtrirë ndaj çdo demokrati që do të forcojë PD. 

“Unë e kam dorën te shtrirë ndaj çdo demokrati qe do një PD te forte ne partneritet dhe aleance me SHBA dhe kundër regjimit të korruptuar te Edi Ramës. Askush nuk është i tepërt. Ju kërkoj dhe ju të shtrini dorën e bashkëpunimit për çdo demokrat. Për çdo qytetar që do ndryshimin dhe nxjerrjen e Shqipërisë, familjeve të tyre dhe në veçanti fëmijëve të tyre nga kjo krizë e rëndë. Kryesia e Partisë ka marrë vendimet e saj, për tu distancuar nga dhuna. Përjashtimi nga Partia i organizatorëve të dhunës, nxitësve të dhunës, ekzekutorëve të dhunës, nuk ishte vendim i lehtë, por ishte vendimi i duhur. Kryesia ka bërë thirrje për një pjesë tjetër që të gjejnë kurajon për tu distancuar nga dhuna. Duhet ta bëjnë këtë, për demokratët, për PD, për Shqipërinë. Këto nuk janë ditë të lehta për ne demokratët. Ndoshta janë ditët më të vështira që ka kaluar kjo parti që nga ekzistenca e saj. Mirëpo po ashtu, çdo demokrat dhe çdo shqiptar ka vërejtur dhe çmuar  vendosmërinë e secilit prej jush, me energji dhe përgjegjshmëri, për të qëndruar, për të kontribuar, për të dhënë edhe më shumë nga vetja jua, për demokratët dhe PD”, tha Basha.

Ora 17:22
Ndryshime në PD, Basha ‘ndëshkon’ Rushaj, e zëvendëson me Alibeaj

Lulzim Basha tha se kreu i grupit parlamentar të PD do të jetë Enkelejd Alibeaj dhe jo më Alfred Rushaj. Ai tha se ky vendim u mor në bashkëpunim me Rushaj dhe kjo në kuadër të riorganizimit të PD. Ky duket si një 'ndëshkim' ndaj Rushaj, i cili nuk ka dalë hapur se kë mbështet në luftën brenda PD, duke qëndruar asnjanës ndaj mbështetësve të Bashës dhe Berishës. Ndërsa Alibeaj ka qenë mjaft aktiv duke përkrahur Lulzim Bashën.

“Në zbatim të vendimit të Kryesisë, ku është vendosur që organizatorët e dhunës të mos mbajnë pozicione drejtuese në Grup Parlamentar, dua t’ju njoftoj ndryshimet që do ti propozoj Grupit Parlamentar. Kam vendosur që këtë ta ndajë më së pari me Këshillin Kombëtar të PD, ku është prezent e gjithë trupa drejtuese e partisë. Fillimisht dua tju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj. Edhe pse z. Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD", tha Basha

Basha ka bërë ndryshime të tjera në parti ku ka zëvendësuar edhe mbështetësit e Berishës, të cilët i ka përjashtuar apo pezulluar.

Nga ana tjetër, do të propozoj si Nënkryetar të Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj, që gjithashtu kërkoj nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si Nënkryetar i Partisë Demokratike. Një përfaqësues i denjë i demokratëve, botës akademike dhe komunitetit katolik. Jam i bindur se z. Gjekmarkaj është vlerë e shtuar në lidershipin e Partisë Demokratike. Ndryshimet e tjera që do të propozoj kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit, si më poshtë:

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

Alfred Rushaj nuk do të jetë më as nënkryetar i PD, por vetëm deputet i thjeshtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Foltore Fallxhore Berisha: 15/01/2022 18:47

    Mir ja keni bere ketij FOLTORE-FALLXHORES = Berisha Ne burg e ka vendin qeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova