Pas takimit me të rinjtë në qytetin e Kavajës, Kreu i Partisë Demokratike Basha, organizoi mbrëmjen  e kësaj të henë një takim të dytë me qytetarët dhe mbështetësit e kësaj force politike, ku deklaroi se ka adhur koha t’i jepet fund modelit të keqqeverisjes , të ofruar nga qeveria e Kryeministrit Rama.

Gjatë fjalës së mbajtur Basha  akuzoi qeverinë se po qeveris në aleancë me  krimin ndërsa, ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit, për të rrëzuar një herë e mirë pushtetin nga kjo bandë kriminelësh . Sipas Bashës, është detyra e opozitës sipas tij largimii i Edi Ramës nga pushteti e më pas nga e gjithë Shqipëria, sepse vetëm në këtë mëyrë sipas tij mund të realizohet  për të realizuar  objektivi madhor drejt Bashkimit Europian

Mjerim i banorëve ka vetëm një fajtor, ajo është qeveria e Ramës.E nisi duke rritur , taksën, ndërkohë   që premtoi për 97 % të qytetërëve ulje të taksave. Gjeta një Kavajë të zhytyr në krim ekonomik. Takova njerëz të cilët më thanë se është rritur kostoja e jetesës për shkak të rritjes së taksave. Sot këta njerëz janë të rrethuar nga një bandë kriminelësh të cilët nuk kanë asgjë për shqiptarët përveç arrogancës, dhe mashtrimit të dalë boje që ka emrin Edi Rama. Tash 2 vite që ka marrë tepsinë për vete është shfaqur fytyra e vërtetë e tradhtarit më të madh të interesave të shqiptarëve, sepse Edi Rama nuk erdhi me besimin e shqiptarëve por me aleancën më të urryer. Shkatërroi në themel bujqësin , asnjë subvencion për fermerët . Kam ardhur t’jtu them se do të bëjmë një rrethim tjetër ta rrethojmë padrejtësinë, paturpësinë,  e varfërinë . Ti tregojmë Europës që kryeministër duhet të largohet një orë e sa më parë.  Shumë shpresa kanë mbetur të papërmbushuar. Jam këtu për t’i premtuar që demokracia do të trumfojë.  E para gjë që do të bëjmë me ardhjen në pushtet është ndarja e politikës. Le ta bëjmë Kavajën standardin e modelit europian Le t’ia kthejmë qevrinë dhe parlamentin shqiptarëve të ndershëm .

Lulzim Basha, Kreu i PD-së

Sipas Bashës, është detyra e opozitës sipas  largimii i Edi Ramës nga pushteti e më pas nga e gjithë Shqipëria, sepse vetëm në këtë mën yrë sipas tij mund të realizohet  për të realizuar objektivi madhor  i ëndrrës së shqiptarëve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

 "Është angazhimi ynë për t’ia hequr nga duart dhe nga thonjt qeverisë së krimit dhe për t;ia kthyer atë shqiptarëve të ndershëm. Proriteti i parë është hapja e negociatave me Bashkimin Europian.16 shkurt është dita kur shqiptarët do të marrin në dorë fatet e tyre. Të çohemi të gjithë e të marrim në dorë fate tona. 16 shkurti është dita kur gjithsecili prej jush është “qeveri” . Le ta marrim përpara këtë qeveri të korruptuar", është shprehur Basha .