Basha takim me mbështetësit në Kavajë: Me protestën e 16 shkurtit do t’i japim fund shtetit grabitqar

KAVAJË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve të tij në rrethe duke mobilizuar të gjithë mbështetësit,  për protestën e  madhe të opozitës që pritet të mbahet me 16 shkurt  në kryeqytet. Gjatë një takimi që pati me të rinjtë e qytetit të Kavajës, Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka marrë peng vendin dhe se falë ndjekjes së politikave të tij qeverisëse shqiptarët e kanë humbur besimin tek politika shqiptare.

Basha u shpreh se opozita po ngihet për ti dhënë fund një shteti të korruptuar dhe se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, do të ndërtojë një kontratë të re sociale më qytetarët.

Sot nuk ka besim tek politika shqiptare , tek qeveria shqiptare. Politakanët e lidhur me krimin duhen largua nga parlamenti sa më parë, duhen larguar nga qeveria.  Po ngrihemi për t’i dhënë fund një shteti grabitqar, dhe për të ndërtuar një tjetër kontratë sociale me të gjithë shqiptarët që duan atdheun e tyre, vendin e tyre! PD nuk do të lejojë asnjë të ri të mos shkollohet për shkak të kushteve të ulëta ekonomike. Mbështetje financiare për të rinjtë pa asnjë të ardhur, prej 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra në vit për t’u paguar të gjithë koston e qersaë, ushqimit, librave, transportit publik dhe interurban. Për studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj, të përfitojnë financimin e plotë të tarifave universitare, për bachelor dhe për master. Për ata që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, përgjysmim tarife.Misioni më i rëndësishëm i imi si kryetar i Partisë Demokratike, është të përgatis kushtet që kjo rini të marrë në dorë fatet e vendit nesër.

Lulzim Basha, Kreu i Partisë Demokratike 

Kryedemokrati Basha premtoi se gjëja e parë që do të bëjë me ardhjen e partisë së tij në pushtet është abrogimi i ligjit të arsimit të lartë, pasi sipas tij ky ligj ka dështuar dhe kjo punë do të fillojë me pedagogë e studentë për të ndërtuar një ligj me standarde europiane.

PD me të ardhur në pushtet do të abrogojë Ligjin për Arsimin e Lartë. Do të punojmë që sot për një Ligj të Standardeve Europiane.Partia Demokratike e kundërshtoi në Parlament, e votoi kundër dhe ju e dini fare mirë se një nga premtimet e mia të para, ka qenë anulimi i këtij ligji. Sot dua t’ju konfirmoj nga Kavaja se në ditën tonë të parë në pushtet, ne do ta abrogojmë ligjin për arsimin e lartë, si një ligj korruptiv, si themeli i gjithcckaje ka shkuar keq në arsimin e lartë në Shqipër. Puna do të isë sot me studentë e pedagogë për një ligj të standardeve europiane.

Lulzim Basha, Kreu i Partisë Demokratike 

Fjala e plotë e Bashës:

PD me të ardhur në pushtet do të abrogojë Ligjin për Arsimin e Lartë. Do të punojmë që sot për një Ligj të Standardeve Europiane.Partia Demokratike e kundërshtoi në Parlament, e votoi kundër dhe ju e dini fare mirë se një nga premtimet e mia të para, ka qenë anulimi i këtij ligji. Sot dua t’ju konfirmoj nga Kavaja se në ditën tonë të parë në pushtet, ne do ta abrogojmë ligjin për arsimin e lartë, si një ligj korruptiv, si themeli i gjithcckaje ka shkuar keq në arsimin e lartë në Shqipër. Puna do të isë sot me studentë e pedagogë për një ligj të standardeve europiane. Duke u bazuar në këtë ligj Edi Rama arriti në diçka sa tinzare aq edhe grabitqare.

Nga njëra anë vazhdon të detyrojë prindërit tuaj që të paguajnë taksat më të larta në Europë. Po ngrihemi për t’i dhënë fund një shteti grabitqar, dhe për të ndërtuar një tjetër kontratë sociale.Edi Rama vazhdon të detyrojë prindërit tuaj që të paguajnë taksat më të larta në Europë.Për shkak të këtyre taksave paguajnë karburantin më të lartë në Europë, paguajnë energjinë më të lartë në rajon. Për shkak të taksave mbyllen 50 biznese në ditë. 50 kryefamiljarë që dalin në mes të rrugës. Këto taksa nuk përdoren për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Për të përmirësuar cilësinë e kopshteve, shkollave, apo për të siguruar një arsim cilësor universitar.

Këto taksa në vend që të shkojnë për të lehtësuar kushtet tuaja dhe për të mundësuar një arsim cilësor, këto taksa vidhen dhe shpërdorohen nga tre apo katër duar që fitojnë PPP-të e famshme. Tani na thotë që me 1 korrik nuk do të ketë më PPP, normalisht se deri më 1 korrik nuk do ketë më lek.Shqipëria do të jetë vjedhur për 15 vitet e ardhshme.Taksat që i kanë shkuar shtetit do të kenë shkuar në xhepat e një bande oligarke, biznesmenësh grabitqarë që nuk e meritojnë emrin biznes, se vetëm me biznes nuk merren, vetëm me vjeshje. Për 15 – 20 vitet e ardhshme. Dhe kjo do të ndodhë nqse e lejojmë ne, nqse e lejoni ju.

Jeni të gatshëm ta vazhdojë këtë zhvatje, këtë vjedhje? Këtë grabitje të taksave tuaja dhe prindërve tuaj? a jeni gati të ngriheni gjithësecili prej jush të bëjë detyrën tuaj për të rikthyer, një kontratë sociale mes shqiptarëve. Një shtet që nuk bën ligje për të vjedhur qytetarët, por për t’i shërbyer ccdo qytetari. Po ngrihemi për t’i dhënë fund një shteti grabitqar, dhe për të ndërtuar një tjetër kontratë sociale me të gjithë shqiptarët që duan atdheun e tyre, vendin e tyre! PD nuk do të lejojë asnjë të ri të mos shkollohet për shkak të kushteve të ulëta ekonomike. Mbështetje financiare për të rinjtë pa asnjë të ardhur, prej 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra në vit për t’u paguar të gjithë koston e qersaë, ushqimit, librave, transportit publik dhe interurban.

Për studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj, të përfitojnë financimin e plotë të tarifave universitare, për bachelor dhe për master. Për ata që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, përgjysmim tarife.Misioni më i rëndësishëm i imi si kryetar i Partisë Demokratike, është të përgatis kushtet që kjo rini të marrë në dorë fatet e vebdit nesër.

Pa arsimin e lartë vendi nuk mund të ecë përpara, pa investuar tek arsimi, vendi shkon drejt falimentimit total.Zgjidhja që ne kemi propozuar. Në ndërtesën e Parlamentit shqiptar, sepse nuk është më parlamenti shqiptar, është parlamenti i hajdutëve, është parlamenti i banditëve dhe gjakpirësve të popullit.Por në ate godinë unë kam parashjtruar fare qartë, se si mund të zgjidhet kriza e rëndë në Univeristtete shqiptare.Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, që do të thotë se të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj, të përfitojnë financimin e plotë të tarifave universitare, për bachelor dhe për master.

 

Do të thotë që me paratë e buxhetit të shtetit që në fakt janë paratë e prindërve tuaj, dhe me asnjë lekj shtesë, ccdo bir dhe bijë shqiptari, të ketë mundësi të ndjekë studimet universitare në institucionet publike të arsimit të lartë pa paguar asnjë lek nga tarifa universitare.

Për ata që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, përgjysmim tarife.Për ata të tjerët që edhe me zerimin e tarifave e kanë të pamundur, që i kanë të dy prindërit pa punë, pa të ardhura, me lëmoshë emigracioni, meritojnë mbështetje financiare nga shteti.Dhe kjo është plotësisht e mundur me planin tonë.Ne mundësojmë që të paktën 5 mijë studentë që vijnë nga familje që nuk kanë mundësi të përballojnë as kostot minimale, jo vetëm nuk do të paguajnë tarifa universitare, por do të kenë mbështetje në vlerën prej 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra në vit për t’u paguar të gjithë koston e qersë, ushqimit, librave, transportit publik, interurban. Dhe kjo është plotës

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bla bla blu: 28/01/2019 17:55

    ..Ky Pinoku,eshte Hajdut me Cizme nr.1

    Përgjigju
  • Rriqja: 28/01/2019 17:35

    PIRDH PIRDH SE DO CFRYHESH ..PO E KERKON PUSHTETIN TAMAM SI DHELPRA BOLET E DASHIT . KERKOJE NE KTO MENYRS SE ATE TE NOCIT DO MARTESH ..TANI POPULLI JU NJEH JUVE QE JENI VRSES DHE HAJDUTA .

    Përgjigju
    • Raul: 28/01/2019 20:44

      Tani që erdhi në Pd kryebanditi dhe kryehajduti i cez Sahit Tritoli Dollapi Dinamiti me siguri fitorja është e sigurt

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia