Basha: Faktori politik, qëndrim të unifikuar për mbështetjen e Kosovës! Hoxhaj: Lufta e drejtë e UÇK-së, themel i pavarësisë sonë (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur në takim delegacionin e PDK, të kryesuar nga Enver Hoxhaj, ku ka shprehu mbështetjen e Partisë Demokratike për të gjitha proceset integruese të vendit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së, pas akuzave të ngritura nga gjykata speciale në Hagë për 4 ish drejtuesit e saj. Basha tha se faktori politik duhet të ketë një qëndrim të unifikuar në lidhje me Kosovën, ndërsa shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e PD për bashkëpunim edhe më të thellë me institucionet që do të dalin nga zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhja e Presidentit.

"Kam kënaqësinë e veçantë të mirëpres sot në selinë e Partisë Demokratike ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës doktor Enver Hoxhaj. Një politikan i sprovuar, Ministër i Jashtëm, zëvendës kryeministër me të cilin ndaj kujtimet më të mira të angazhimit të përbashkët në procesin e pavarësimit të Kosovës, njohjes ndërkombëtare, anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare. Sot kemi diskutuar për sfidat përball së cilës ndodhet Kosova, sfida të cilat janë sfida të përbashkëta dhe kam përsëritur qëndrimin tim të palëkundur se kontributi më i madh që Shqipëria mund, duhet dhe do të jap është të qëndroj fuqimisht në krah të Kosovës, në krah të institucioneve të Kosovës, duke bërë thirrje për një qëndrim sa më të unifikuar të gjithë faktorëve politik, duke braktisur çdo agjendë apo synim për keqpërdorim personal të sfidave me të cilat përballet Kosova dhe duke unifikuar vullnetet tona për të dalë edhe njëherë triumfues mbi këto sfida. Duke avancuar procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, duke insistuar në njohjen e ndërsjelltë midis Kosovës dhe Serbisë si para kusht për proceset stabilizuese dhe integruese në Ballkan. Duke mbështetur fuqimisht aspiratat dhe objektivat e Kosovës për heqjen e vizave, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Europian, diplomacia shqiptare duhet të jetë plotësisht në dispozicion dhe në mbështetje të Kosovës dhe në këtë aspekt kam garantuar se unë dhe Partia Demokratike sot por edhe pas 25 prillit do të japim kontributin tonë, do t’i japim kontributin tonë të plotë në mbështetje totale të këtyre (objektiveve) jetësore për Kosovën .Natyrisht kemi folur për bashkëpunimin ekonomik I cili nuk mund të jetë thjesht dhe vetëm një çështje protokollesh të nënshkruara. Kemi folur edhe për një sfidë konkrete që është ajo e përballjes me procesin në Gjykatën Speciale. Një proces I cili kurrsesi nuk mund të lejohet të kthehet në një gjykim ndaj Kosovës, ndaj Luftës Çlirimtare, ndaj drejtuesve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për këtë kërkohet një bashkërendim u plotë dhe u gjithanshëm midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe kur të gjithë forcat politike në Shqipëri dhe në Kosovë duhet t’i japin kontributin e tyre dhe të jenë të njëzëshëm në mbështetjen e luftës Çlirimtare të Kosovës në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificave të bijve dhe bijave më të mira të Kosovës për tejkalimin me sukses të kësaj sfide që në fakt është sfidë për vetë realitetin e pavarësisë së Kosovës, njohjen e saj ndërkombëtare dhe avancimi i saj në fushën e Integrimeve Europiane dhe euro-atlantike. Dua t’iu uroj nga zemra suksese doktor Enver Hoxhaj, mikut tim dhe kolegut tim të dikurshëm edhe para proceseve zgjedhore të gjitha partive politike në Kosovë, një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor me përfundim sa më të shpejtë dhe dua të shpreh vullnetin dhe gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike për një bashkëpunim edhe më të thellë dhe të konsoliduar me institucionet që do të dalin nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe nga procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë nga zemra ju uroj suksese dhe mirëseardhjen në këtë vend", tha Basha

Nga ana tjetër Enver Hoxhaj tha se lufta e drejtë e UÇK-së është themel i pavarësisë së Kosovës dhe se dy vendet duhet të dalin me një plan strategjik për angazhimin politik si për qëndrimin në gjykatën speciale edhe për proceset integruese mes dy vendeve.

"Faleminderit shumë zoti kryetar për mua është një kënaqësi e veçantë që sot takova kryetarin e Partisë Demokratike zotin Basha. Së bashku me nën kryetarin e Partisë Demokratike zotin Xhevit Haliti dhe me sekretarin e përgjithshëm jemi në vizitë në Shqipëri dhe çka tha kryetari janë temat të cilat kemi biseduar në këtë takim të përbashkët. Unë e falenderoj zotin Basha për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha pozitat që ka pasur deri më tani. Është e vërtet që kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me zotin Basha edhe në kapacitetet e dikurshme si ish ministra të jashtëm në një kohë kur Kosova nuk ka pasur ministri të jashtme dhe unë isha ministri I arsimit e kemi pasur bashkëpunimin e parë në mars të viti 2008 në Senegal dhe Dakar ku kemi bërë përpjekje që të marrim sa më shumë njohje për Kosovën dhe e përmend këtë ngjarje për një arsye se asnjëherë nuk kisha menduar që në vitin 2020 Kosova e pavarur do ta kishte një vit të vështirësitë, në të cilin vit krahas pandemisë, krizës ekonomike Kosova mori edhe një goditje nga Gjykata Speciale dhe kjo ka qënë temë e diskutimit tonë të përbashkët. Ne mëndojmë që faktori politik në Shqipëri, të gjitha subjektet politike, të gjitha institucionet shtetërore duhet ti japin mbështetje sa më të madhe shokëve tanë në gjykatë në Hagë dhe jemi mirnjohës për qëndrimet që kanë mbajtur deri më tani por kërkojmë që edhe në të ardhmen të ketë një konsistencë të tillë meqë as Kadri Veseli si kryetar I PDK-së dhe ish-kryetar I Kuvendit, as Hashim Thaçi si President I Republikës, as Jakup Krasniqi si ish-kryetar i kuvendit apo Rexhep Selimi si shef I grupit parlamentar të Levizjes Vetevendosje nuk janë si individë në gjykatë. Karakteri I luftës kauza jonë për liri, aspirate jonë për të qënë të lirë dhe sovranë qëndron pranë gjykatës dhe shqiptarët kudo që jetojnë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni të Veriut, në Luginë të Preshevës, ne Mal te Zi duhet të jenë unik në raport me këtë temë meqë lufta e drejtë dhe mbrojtëse e UCK-së është themel I lirisë sonë, është themel I pavarësisë sonë dhe mund të ketë situata që kjo gjykatë në të ardhmen të përdoret prej kundërshtarëve të shtetit të Kosovës në raport me të ardhmen e Kosovës. Në këtë drejtim duhet të ketë unitet. Së dyti ju e dini se jeni në zgjedhje në Kosovë dhe ju në Shqipëri, pak më herët sesa ndoshta vëllezërit tanë këtu në Shqipëri, do të ketë zgjedhje sigurisht në mes të shkurtit. Unë jam mandatar nga Partia Demokratike e Kosovës që ta udëheq qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe jam I sigurt që PDK-ja do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme të Kosovës. Kam qenë gjatë në pozita të ndryshme në Kosovë. Qëllimi im është që të kem një mendim të ri dhe plan të ri strategjik në raport me Shqipërinë, sa I takon bashkëpunimit politik, se nuk mund të sillemi me parametrat e 2008-s siç kalojmë 2020-ta dhe në këtë drejtim do të bëjmë përpjekje maksimale që të dalim me një platformë të qartë sa I takon bashkëpunimit në politikë. Po do të kem po ashtu propozime konkrete që të ketë një integrim të mirfillt ekonomik në mes të ekonomisë në Kosovë dhe ekonomisë në Shqipëri dhe që të largohen barrierë të tjetra të cilat barierë deri më tash kanë qenë pengesë bashkëpunimi. Natyrisht që raportet politike në mes të dy shteteve janë vëllazërore. Për ne Shqipëria është një partner strategjik përderisa Kosova është një partner I natyrshëm për Shqipërinë, është një zhvatje e shtetit, është një zhvatje e Shqipërisë historike si identitet dhe si kulturë. Por tani e tutje duhet të mendojmë se cilat duhet të jenë qasjet tona në bashkëpunim në mes të dy vendeve tona. Së treti, jemi dy shtete me dy kryeqytete por duhet ta kemi një qëndrim. Një qëndrim në raport me Gjykatën Special, një qëndrim në raport me raportet tona bilaterale Kosovë-Shqipëri Dhe një qëndrim në raport me temat të cilat do t’i ketë Kosova në të ardhmen edhe sa I takon anëtarësimit në NATO edhe sa I takon edhe sa I takon anëtarësimit në OKB edhe sa i takon temës të liberalizimit të vizave ku zoti Basha deri tani në të gjitha kapacitetet që ka pas, të gjitha pozitat që ka pas ka qenë një mbështetës I madh i Kosovës. Unë po ndalem këtu. Faleminderit kryetar", tha Hoxhaj.


Lajmi kryesor:

Kreu i PDK-së vizitë në Tiranë! Basha: Politika qëndrim të unifikuar për mbështetjen e Kosovës! Hoxhaj: Lufta e UÇK-së, themel i pavarësisë! Ruçi: Të mos lejojmë njollosjen e saj


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin