TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka çuar në samitin e PPE, shqetësimin për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri. Duke folur në asamblenë politike të Partive Popullore Evropiane, që zgjodhi si presidentin e saj të ri Joseph Daul, Basha tha se, ka mungesë transparence. Basha e ka konsideruar, papërgjegjshmëri të kryeministrit Rama, mungesën e transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve shqiptarë.
“Ne kemi folur që ditën e parë për këtë çështje, është mungesë transparence, është mungesë llogaridhënie, është mungesë përgjegjshmërie para qytetarëve shqiptarë dhe kjo qeveri ia lejon vetes këtë luks sepse mendon se kur të vijë dita që të përballet me qytetarin shqiptar, mund t’ja blejë votën, këtë e pamë fare qartë në Korçë. Por opozita është e vendosur që për këtë çështje të rëndësishme dhe për çdo çështje tjetër së bashku me qytetarët shqiptarë, të bëhet një barrierë e pakapërcyeshme për arbitraritetin, abuzivitetin, arrogancën dhe mungesën e transparences”, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike.
Gjatë këtij takimi, Basha ka deklaruar se, “shprehim qëndrimin e prerë të Partisë Demokratike, në koherencë me qëndrimin tonë si mazhorancë, tani në opozitë, se Shqipëria e meriton statusin, që shqiptarët e meritojnë statusin. Natyrisht në këto biseda kam theksuar faktin që progres-raporti i KE-së, nënvizon përparimin e dukshëm që u arrit edhe gjatë vitit të fundit, të qeverisjes së Partisë Demokratike si mazhorancë. Pra është një kërkesë e bazuar në fakte, është një kërkesë e bazuar në argumente, është një kërkesë e bazuar në një realitet të marrë në analizë tashmë nga Komisioni Europian”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com