TIRANË - Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha ka inauguruar sot rindërtimin e rrugës së “Qelqit”, në njësinë bashkiake numër 6, një investim prej rreth 77 milionë lekësh. Basha ka ndarë me banorët e kësaj njësie, kënaqësinë për përfundimin e një tjetër vepre të rëndësishme infrastrukturore, duke kujtuar se detyra e pushtetit është të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe jo t’u shtojë problemet.
“Bashkë me banorët e njësisë bashkiake nr.6, sot inspektojmë përfundimin e punimeve në rrugën e “Qelqit” dhe me kënaqësi të madhe shikojmë se si vepra e planifikuar për këtë vit buxhetor, jo vetëm ka përfunduar brenda afatit por ka përfunduar brenda cilësisë që prisnin, meritonin banorët e kësaj zone të cilët shpesh në këtë rrugë kanë parë asfaltime elektorale por asnjëherë një ndërhyrje kaq të thellë që përfshin të gjithë infrastrukturën nëntokësore dhe e ka kthyer në një arterie shëtitore të kësaj zone”, ka deklaruar gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Basha.
Rruga e “Qelqit” ka një gjatësi prej 480 metrash. Në këtë rrugë janë ndërtuar kanalizimet e ujërave të zeza e të bardha, sistemi i ujësjellësit, etj. Kreu i Bashkisë ka garantuar banorët e kryeqytetit se Bashkia do të vazhdojë të japë kontributin e saj, në përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com