TIRANË- Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali është e sigurt që PS-ja do të fitojë zgjedhjet në 6 bashkitë për kryetar, por ka një mesazh për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Në 25 prill ai ka trumbetuar me të madhe se, ishte në gjendje të sillte ndryshimin që shqiptarët donin, por nuk e lejuan pasi i vodhën votat.
Prandaj, nisur nga kjo deklaratat, Spiropali ngre pyetjen se si sipas saj do të justifikohet Basha për humbjen e radhës.
"Erdhi 6 marsi! Jam tejet kurioze si do ta festojë Lulzim Basha humbjen e radhës, si mishërimi i ndryshimit që nuk vjen apo si ndryshimi që nuk mishërohet kur vjen", shkruan Spiropali.
Kjo deklaratë e Spiropalit, vjen pas akuzave të Bashës ku flet për trekëndëshin e Bermudës, Rama-Berisha-Meta, në një kohë edhe kur këto dy të fundit, sot deklaruan se do të futen në koalicion së bashku në garën e 6 marsit.
Postimi i Elisa Spiropalit
Lidhur me këtë postim, ka reaguar zëdhënësja e PD, Ina Zhupa e cila i kërkon Spiropalit të japë llogari për takimet me oligarkët, klientët e qeverisë më të korruptuar në botë.
“Zonja e Doganave” të shqetësohet për korrupsionin që varfëron familjet shqiptare dhe të japë llogari përpara qytetarëve për takimet me oligarkët që gjallojnë falë klientelizmit të qeverisë më të korruptuar në Europë. Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!"-shkruan Zhupa në rrjete sociale
Statusi i Ina Zhupës
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa i është përgjigjur ministres së shtetit, Elisa Spiropali, e cila tha se Basha do të humbë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Zhupa i kërkon Spiropalit të japë llogari për takimet me oligarkët, klientët e qeverisë më të korruptuar në botë.