Lideri demokrat Lulzim Basha marshoi nga selia e PD-së në drejtim të kryeministrisë, ku mbajti një fjalë në podiumin e vendosur para godinës së Këshillit të Ministrave. Basha tha se vendosmëria për të rrëzuar qeverinë do të vijojë, dhe se protesta nuk bëhet sipas tij për karrige pushteti. Ndërsa ai mban fjalë në sfond dëgjohen shpërthime shashkash. Por deri më tani, ndryshe nga sa ndodhi në protestën e 11 majit, nuk janë hedhur bomba molotov.
Basha i dha në mënyrë të nënkuptuar një mesazh ndërkombëtarëve, duke thënë se është parti që lufton për vlerat e Evropës. Kryedemokrati i bëri thirrje protestuesve ta ndjekin në marshimin kundër dhunës qeveritare sipas tij, teksa e quajti marshim të shpresës.
Nga kryeministria, Basha i bëri thirrje qytetarëve ta ndjekin tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Pas saj, lëvizja do të vazhdojë drejt Kuvendit me mesazhin se nuk e njeh parlamentin dhe se duhen zgjedhje të parakohshme, tha Basha. Më pas - tregoi ai, marshimi do të vazhdojë drejt Ministrisë së Brendshme, "tek njeriu që sundon me servilizëm me shërbim pa kushte ndaj padronit që e ka emëruar për ta turrur me dhunë ndaj qytetarëve. Së fundit do të shkohet tek Drejtoria e Policisë së Tiranë, "aty ku mbahen me të padrejtë vëllezërit dhe motrat tona", tregoi itinerarin kryedemokrati.
"Me dhunë i mori zgjedhjet, ky është parlament ilegjitim, kryeministër ilegjitim. Dy vjet prokuroria ka vetëm në mision, të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku pala e Edi Ramës dhe kupola e mafies vodhën votën, liritë për të diktuar me votë, pa të cilën nuk ka mirëqenie.
Ne refuzojmë dhunën e qeverisë së ardhur me dhunë, ne do t'i përgjigjemi me bashkimin e shpirtrave tanë, me fuqinë e pjesëmarrjes, vendosmërisë. Dhuna shtetërore është produkt i dhunës zgjedhore. Ne nuk jemi këtu për karrige, për mandate, ato dogjëm sepse jemi në krahët e qytetarëve., kundër dhunës, kundër krimit.
Ka vetëm një rrugë se si do të mbarojë kjo rrugë: Ne duhet dhe do ta fitojmë betejën për zgjedhje të lira, për qytetarët me qytetarët, Rama ik! Rruga e Evrooës mbetet e bllokuar sepse nuk shkohet në Evropë me zgjedhje të vjedhura. Hidhini sytë këtij sheshi të mbushur e tejmbushur, shikoni cfarë pjesëmarrje madhështore, shikoni njëri tjetrin në sy, jepini dorën dhe besën njëri tjetrit, se ka vetëm nëj rrugë, do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë evropa. Evropa dhe bota e di se ne në këtë shesh jemi garancia e vetme që lufton për vlerat e Evropës, për vlerat e Perëndimit. E sotmja është një marshim proteste kundër qeverisë së bërë njësh me krimin. Kriminelë me uniformë dhunojnë qytetarët. Frika po vdes, shpresa po ngjallet", tha Basha.
Lajmi kryesor: