Basha: Ftoj Ramën në debat
publik për bllokimin e "Tiranës"

Basha: Ftoj Ramën në debat<br />publik për bllokimin e
TIRANE -  Lulzim Basha ka sfiduar Edi Ramën në një debat publik përsa i përket investimeve në Bashkinë e Tiranës. Gjatë përurimit të përfundimit të punimeve në çerdhen numër 14 në kryeqytet, Basha i është përgjigjur akuzave të PS-së duke sfiduar vetë kryeministrin Rama në një debat publik. “Edi Rama thotë jo, nuk i pengoj unë, unë e sfidoj sot, të dalim ballë për ballë para qytetarëve të Tiranës dhe qytetarëve shqiptarë, të flasë me fakte dhe dokumente! Faktet dhe dokumentet provojnë përtej çdo dyshimi, se Edi Rama është arkitekt i bllokimit të këtyre veprave dhe veprave të tjera të qytetarëve të Tiranës.

Faktet tregojnë se nuk ka asnjë arsye për këtë bllokim, se këto vepra nuk i kushtojnë asnjë kacidhe qeverisë shqiptare, përveç verbërisë politike, kllapisë së Edi Ramës për të goditur qytetin për inat të kryebashkiakut. Këto janë faktet, në qoftë se është burrë, të mos hedhë gurin e të fshehë dorën, të dalë në debat dhe të ballafaqojmë të vërtetat tona”, tha Basha.

Kjo është hera e dytë që Basha ka sfiduar Ramën në një debat publik. Në vitin 2011 ku ishte periudha e zgjedhjeve vendore, Basha ftoi Ramëm në një debat, por duke marrë një përgjigje negative. Në një intervistë të dhënë prill të vitit 2011, Edi Rama theksoi se nuk zhvillonte debat me Bashën pasi ai duhet të përballet me drejtësinë për “21 janarin”. “Këtë mund ta harrosh që sot, sepse ai mund të bëjë debat vetëm në sallën e gjyqit për të gjitha ato arsye për të cilat është konsideruar si i pandehur nga Prokuroria, në një proces tërësisht të korruptuar dhe të analizuar nga Kontrolli i Shtetit dhe është nga ana tjetër i pandehur i opinionit publik për masakrën e 21 janarit”,- ka thënë Rama në atë kohë.

Por me kalimin e viteve, kryeministri Rama e ka ftuar kryetarin e PD-së në një takim sy më sy për çështjen e reformës territoriale. Nëpërmjet një letre të dërguar pak muaj më parë, Rama i kërkoi Bashës një takim për këtë çështje që mori një përgjigje negative. Tani duhet pritur sërish përgjigja e Kryeministrit për këtë ftesë. Po dje Ervin Bushati i PS tha se Basha duhet të ikë nga bashkia. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë