Basha fton sërish Ramën: Je trim në ekran, por kur të ftoj në debat ke frikë, e qep gojën

Basha fton sërish Ramën: Je trim në ekran, por kur të ftoj në debat ke frikë, e qep gojën

1618125608_Screenshot3.jpg

Kreu i PD, Lulzim Basha ftoi sërish kryeministrin Edi Rama për një përballje në debat përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Basha tha se Rama ka frikë që të përballet dhe e qep gojën kur vjen puna te debati, ndërsa në ekran bën trimin kur është vetë.

Gjatë një takimi me gratë në Burrel, Basha tha se Rama përpara se të kërkojë një mandat të tretë duhet të tregojë se çfarë bëri 8 vite në pushtet.

 “Shmang edhe debatin, që ju e dini, këtu në Mat keni disa fjalë të urta për trimërinë e burrave. Zgjuarsinë pas Kuvendit dhe trimërinë pas lufte. Trim në ekran duke sharë dhe përbaltur këdo, sigurisht preferencë ka opozitën, por nuk ja kursen akujt që i del përpara, por kur e ftoj në debat e qep gojën, ka frikë nga debati. Unë nuk e ftoj për veten time se nuk më merr malli të bëj debat me të, por në një vend demokratik është detyrim ndaj qytetarëve debati, e ke detyrim të thuash cfarë bëre 8 vite me pushtetin, ashtu sikur unë e kam detyrim të them çfarë kam në plan për qeverisjen” tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha me gratë në Burrel: Në 8 vite Rama i keqpërdori ato si makijazh! Ne do i paguajmë njësoj si burrat (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë