TIRANE- Nuk rreshtin akuzat ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha në lidhje me manipulimet e shkeljet e statusit e të udhëzimit të fundit të nxjerrë nga kreu i partisë në lidhje me organizimin e zgjedhjeve brenda demokratëve. Nëse ditë më parë ka pasur akuza në lidhje me përjashtimin e drejtuesve vendorë, të deputetëve dhe të anëtarëve aktualë të strukturave e forumeve drejtuese të PD-së, kryetarëve të komunave e bashkive aty ku qeveris PD, në garën për të drejtuar partinë në rrethe, apo kryetar të seksioneve e grupseksioneve, nën pretendimin e shmangies nga gara të përgjegjësve për humbjen e papajtueshmërisë së mandateve, tashmë akuzat kanë shtrirje më të gjërë.
Demokratët e bazës akuzojnë liderin e PD-së Lulzim Basha se po përdor dy standarde në lidhje me respektimin e udhëzimit të shpërndarë për zgjedhjet brenda kësaj partie, pasi koordinatorët dhe grupet e punës të zgjedhur nga të deleguarit e qendrës, janë propozuar për të kandiduar për drejtimin e seksioneve e grupseksioneve që përbën dhe konflikt të qartë interesi e për më tepër shkel parimin e papajtueshmërisë së dy mandateve. Sepse referuar udhëzimit të shpërndarë nga ana e selisë qëndrore të PD-së, me miratim të kreut të partisë Basha, asnjë prej krerëve aktualë të PD-së, grupseksioneve, seksioneve, krerëve të bashkive dhe komunave që drejtohen nga përfaqësues të PD-së, të deleguarit e kësaj partie nga qendra si dhe koordinatorët e përzgjedhur për organizimin e punës së partisë në bazë në funksion të këtyre zgjedhjeve brenda PD-së, e kanë të ndaluar kategorikisht të garojnë për poste drejtuese në rrethe, nga niveli më i ulët deri në nivelin më të lartë.
Por në të vërtetë ka ndodhur pikërisht e kundërta. Të deleguarit e PD-së në rrethe kanë përzgjedhur koordinatorë në secilin rreth, të cilët formojnë dhe grupin e punës për organizimin e zgjedhjeve, të cilët në vend që të merren me përzgjedhjen e kandidatëve për krerë seksionesh e grupseksionesh sipas udhëzimit të dalë nga selia qëndrore e PD-së dhe kryetari Basha, kanë sponsorizuar propozimin nga baza që ata vetë të jenë në listën e kandidatëve, duke përbërë në këtë mënyrë jo vetëm një konflikt të pastër interesi, por me udhëzim nga lart sjell e përdorimin e dy standardeve në zgjedhje, duke katapultuar në postet drejtuese në bazë, pikërisht njerëzit e përzgjedhur dhe besnikë të Bashës.
Bëhet e ditur se reagimet më të forta kanë ardhur nga baza e PD-së në qarkun e Durrësit, në qarkun e Korçës, në atë të Fierit por dhe nga qarqe të tjera të vendit, duke shprehur shqetësimin se në kundërshtim me udhëzimin e nxjerrë nga selia qendrore e PD-së për zgjedhjet brenda partisë, koordinatorët beniaminë të Bashës po kapin drejtimin e PD-së në rrethe dhe po përjashtojnë të gjithë ata të cilët kanë qenë kundër Bashës e mbështetësve të tij. Një përplasje e tillë mësohet se mund të sjellë një ngërç në PD dhe për pasojë mund të sjellë fraksionimin dhe ndarjen e PD-së, e paralajmëruar ditë më parë nga ana e gazetës sonë. Pasi koordinatorët sipas udhërimit të Bashës për të shmangur kundërshtarët e për të garantuar votën për zgjedhjen e tyre në krye të seksioneve e grupseksioneve, po nxjerrin nga listat të gjithë anëtarët që nuk preferojnë. A.A
Shkrimi u publikua sot, 7 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Marku: PD s'ka më identitet, të gjithë duan dështimin e Bashës