Basha: Gati për nisje të re, do të
promovojmë vlera jo narkotrafikantë

Basha: Gati për nisje të re, do të<br />promovojmë vlera jo narkotrafikantë
MAT - Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte i pranishëm në Kuvendin e XI zgjedhor të degës së Matit ku u zgjodh dhe Kryetari i PD për këtë degë, por në njoftimin zyrtar të PD nuk bëhet i ditur emri i tij. Ky proces është paraprirë nga regjistrimi dhe riregjistrimi i anëtarësisë së PD të cilin Kryetari i demokratëve Lulzim Basha e ka cilësuar jetike për një parti që ka, e do të ketë në themel sipas tij të organizimit dhe sistemit të saj të karrierës votën e lirë të anëtarëve të saj.
 
Basha theksoi se Partia Demokratike po përgatitet për një nisje të re pas daljes në opozitë duke shtuar se zgjedhjet në PD po sjellin forca dhe energji të reja.
 
“Me zgjedhjet në seksione, në bazë të statutit dhe udhëzimit të lëshuar, partia ka përjetuar në themelin e saj përtëritjen dhe qarkullimin e nevojshëm të  një numri të madh të zgjedhurish, duke sjellë në krye të seksioneve forca të reja, energji të reja, frymëzime të reja, synime të reja, pa të cilat një parti politike nuk ka jetë, nuk ka të ardhme. Qarkullimi  drejtuesve politike  të çdo niveli është një parim i partive demokratike moderne që zbatohet e duhet të zbatohet në vijimësi, në çdo kohë  dhe sidomos në kohën kur partia humbet zgjedhjet, siç i kemi humbur ne, kur kalon në opozitë siç kemi kaluar ne, kur fillon të përgatisë nisjen e re, siç po bëjmë ne”, tha Basha.
 
Ndër të tjera, kreu i opozitës nënvizoi se kriter i panegociueshëm i drejtuesve dhe të zgjedhurve të rinj do të jenë kapacitetet politike dhe intelektule, dhe jo, siç theksoi ai, si mazhoranca e sotme që promovon narkotrafikantët.
 
“Ne, Partia Demokratike kemi një sfidë dhe një mision  qytetar e kombëtar:  Të reflektojmë, nga një anë, për çdo rast të degradimit  dhe shkarjes nga parimi i meritës dhe  vlerave  në radhët tona. T’i dalim përballë nga ana tjetër dhe t’i përgjigjemi me vendosmëri, me njerëzit me të zotë që ka nxjerrë familja dhe shoqëria shqiptare, shkolla shqipe dhe shkollat e botës ku  kanë studiuar e po studiojnë shqiptarët,   projektit ogurzi  në veprim  të kundërshtarëve tanë të  provomimit   të narkotrafikantëve  dhe individëve  me rekorde kriminale  në politikë, në administratë, në drejtim, duke  poshtëruar  popullin e  duke rrezikuar seriozisht  të ardhmen demokratike të vendit”, tha Basha.
 
Partia Demokratike ka nisur mbajtjen  e kuvendeve zgjedhore në mbarë vendin për të kulmuar në fund me Kuvendin Kombëtar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur