Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot kryesuesen e misionit të vëshgimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Audry Glover dhe ndau me të shqetësimin për një sërë zhvillimesh e ngjarjesh që po cënojnë e po vënë në rrezik standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Basha theksoi se dyshja Rama-Meta ka nisur të ngrejë skemën e manipulimit të votave, duke u bërë presion të hapur drejtorëve te administratës publike, për të blerë votat dhe për të marrë vota me çdo mënyrë.
Kryetari i PD-së shprehu shqetësimin edhe për dhunën e ushtruar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratke gjatë tubimeve elektorale. Basha solli në vëmendje rastin e Durrësit, ku militantët e PS dhunuan anëtarë të PD-së, rastin e Ersekës ku u tentua të goditet kryetari i opozitës, rastin e Malësisë së Madhe, ku pas takimit elektoral, policia ushtroi kontrolle ndaj simpatizantëve të PD-së, dhunën policiore ndaj simpatizantëve të Partisë Demokratike në Vorë dhe presionin e hapur që i bëhet kandidatit të Partisë Demokratike.
Sipas kryetarit të PD, Basha, është e dënueshme dhe e papranueshme gjuha fyese e kryeministrit ndaj kandidatëve të opozitës dhe presioni e kërcënimet që ai u bën qytetarëve kur thotë se do të bllokojë fondet nëse nuk votojnë kandidatët e tij. Po ashtu, u denoncuan edhe rastet e vendosjes së qeverisë dhe aseteve të saj në shërbim të kandidatëve të majtë, si një shkelje flagrante e Kodit Zgjedhor.
Kryetari i Partisë Demokratike u ndal edhe tek procesi i dekriminalizimit, ku ndau shqetësimin për mungesën e vullnetit të mazhorancës për të miratuar aktet ligjore që do të ndalonin personat me precedentë kriminalë të garonin në zgjedhjet e 21 qershorit.
Glover mbajti shënim rastet konkrete të paraqitura nga Basha dhe u angazhua për monitorim të thellë e serioz të situatës. /atsh/
/Shqiptarja.com