Basha, Goci: Reforma në drejtësi
vetëm përmes dialogut politik
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me Nënsekretarin e Shtetit për Çështje Europiane pranë Këshillit të Ministrave të Italisë, Sandro Goci.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me Nënsekretarin e Shtetit për Çështje Europiane pranë Këshillit të Ministrave të Italisë, Sandro Goci.
Situata aktuale politike dhe ekonomike në vend, krimi dhe korrupsioni, dekriminalizmi, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe Reforma në Drejtësi kanë qenë çështjet kryesore të diskutuara në këtë takim. Pas më shumë se një viti diskutimesh, negociatash përpjekjesh, mungese vullneti nga mazhoranca dhe persistimi nga ana e opozitës sot është përmbyllur kuadri ligjor për të pastruar politikën nga krimi. Sfidë mbetet imlementimi i ligjit.
Basha është ndalur dhe tek Reforma në Drejtësi. “
Parakusht për të ecur përpara është dialogu politik që çon drejt konsensusit bazuar mbi kriteret e Venecias. Për këtë Partia Demokratike ka qenë, është dhe mbetet e qartë dhe e vendosur”- ka theksuar Basha.
Zgjedhje të lira dhe të ndershme janë sfida e radhës për Shqipërinë, theksoi kreu demokrat, duke risjellë në vëmendje gjetjet e raportit të
OSBE/ODHIR-it, si përfshirjen në procesin zgjedhore të personave me rekorde kriminale, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetje kandidatësh si dhe fenomenin e blerjes së votave, kërcënimit të votuesve kryesisht punonjësit e administratës, etj.
Nënsekretari Goci theksoi se shteti i së drejtës mbetet një moment kyç në vlerësimin që Bashkimin Europian bën ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit. “
Ajo është një kërkesë e panegociushme e BE, të cilën dhe Italia e mbështet plotësisht”, theksoi Goci.
Nënsekretari Goci shtoi se çështjet e ngritura janë shqetësuese ndërsa garantoi se komunitetit ndërkombëtar do të jetë i vëmendshëm në ndjekjen e këtyre shqetësimeve.
Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.4%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1603
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15