TIRANE - Gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2013, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, premtoi së brenda muajit shkurt për linjën e transportit urban Kombinat-Kinostudio, do të vendosen autobuzë të rinj, por duket se ky premtim ka qenë bosh. Pasi ende në këtë linjë vazhdojnë të jenë autobuzët e vjetër.
“Ne kemi nisur procedurën e dhënies me kontratë shërbimi të linjës Kinostudio-Kombinat. Kjo është linja e fundit që ka mbetur linjë publike dhe menaxhohet direkt nga Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Parkut të Autobusëve.
Realiteti është ai që është, janë autobusë shumë të vjetër, më të vjetrit në qytet dhe përveç kësaj, del me humbje të mëdha dhe ka një borxh prej afro 3 milionë eurosh të akumuluar në 10 apo 12 vjet.
Në këto kushte, ne kemi vendosur ta mbyllim këtë ndërmarrje shtetërore, kemi hapur tashmë e jemi në proces të avancuar të procedurave të dhënies së linjës Kinostudio-Kombinat me kontratë shërbimi si linjat e tjera të qytetit.
Brenda muajit shkurt, nëse procedura ecën me ritmin e duhur, linja Kinostudio-Kombinat do të ketë autobusë të rinj dhe të mjaftueshëm”, ka thënë Lulëzim Basha.
Por ky premtim duket se ka qenë vetëm momental, pasi në këtë linjë asnjë autobus nuk është vendosur deri tani, madje sipas burimeve ende nuk është zhvilluar tenderi për kompaninë që do të vendosë këta autobusë.
Linja Kombinat-Kinostudio, është linja më e vjetër dhe më e amortizuar e kryeqytetit. Kjo është e vetmja linjë shtetërore, pasi linjat e tjera janë privatizuar dhe shërbimi në to është shumë më cilësor.
Linja Kombinat-Kinostudio është një ndër linjat që lëvizin më shumë qytetarë, kjo bën që përveç faktit që ka autobusë të amortizuar, qytetarë të kenë shumë vështirësi për të lëvizur me këtë linjë.
Shkrimi u buotua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com