Basha 'harron' masat anti-COVID, mbledh qindra demokratë në shesh, shumica pa maska! Hipën mbi makinë: Kavaja zëri i ndryshimit, Rama ik (VIDEO)

Masat anti-COVID janë shkelur të gjitha në një aktivitet që ka zhvilluar kreu i PD-së Lulzim Basha në Kavajë.

Basha ka mbledhur me qindra demokratë në shesh për një miting elektoral, duke shkelur kështu Aktin Normativ të qeverisë por edhe vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve për luftën kundër koronavirusit. Vetë Basha por edhe pjesa më e madhe e të pranishmëve duket se janë edhe pa maska. 

Basha është ngjitur mbi makinë, dhe me dy gishta lart ka përshëndetur të pranishmit.

 “Zëri i Kavajës, zëri i ndryshimit. Shqipëria fiton! Rama ik!”, deklaroi Basha.

Kujtojmë se Komiteti i Ekspertëve ka ndaluar grumbullimet mbi 10 persona për shkak të situatës së rëndë të krijuar nga pandemia e koronavirusit. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:19
Basha ‘zë mend’ në takim me qytetarët e Kavajës: Njё porosi ju lutem, mbajmё pak distancë se jemi shumë afër njeri-tjetrit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë pasdite takime me biznese dhe qytetarë, në qytetin e Kavajës, me të cilët ka diskutuar mbi problematikat kryesore të jetës së tyre të përditshme.

Mes të tjerash, Basha iu është drejtuar qytetarëve të Kavajës, duke iu thënë se “Zëri i Kavajës ka qenë zëri i ndryshimit, gjithmonë dhe kёshtu do tё jetë edhe kësaj radhe”. Por ndryshe nga takimi i parë ku u shkelën masat anti COVID, Basha në këtë takim ka porositur qytetarët që të ruajnë distancën.

“Njё porosi ju lutem, mbajmё pak distancë sepse jemi shumë afër njeri-tjetrit. Ju falënderoj nga zemra. Bashkё pёr ndryshimin. Rama ik! Shqipёria fiton”, tha Basha më tej duke u kërkuar të mbajnë distancën.

I shoqëruar nga drejtuesja politike e kësaj zone, Grida Duma, Basha është pritur shumë mirë dhe ka qenë shumë entuziast gjatë gjithë kohës. Ata fillimisht u futën në një sallon me fustane nusërie. Pronarja e biznesit u ankua se sivjet nuk ka patur asnjë dasmë për shkak të pandemisë.

Kryetari i opozitës u shpreh se fokusi i qeverisë që do dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të jetë ringritja ekonomike dhe mbështetja e lehtësimi i bizneseve.

“Gjëja e parë që do të bëjmë është që të investojmë, që ekonomia të fillojë, të punojë në mënyrë që të rritet fuqia blerëse e njerëzve, t’i rikthehen normalitetit, t’i rikthehen mundësisë për të fituar gëzime dhe në veçanti do të jetë në vëmendje biznesi dhe sipërmarrja e grave. Për sipërmarrjen e grave ne do të kemi masa të veçanta të cilat do t’ju mbështesin dhe do t’ju mundësojnë që gruaja shqiptare jo vetëm të mos shkurajohet, por të inkurajohet për të qenë pjesë e ekonomisë shqiptare”, tha Basha.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali Kerma: 11/03/2021 17:30

    O klloun, me keto 5 kavajas islamike me moshe mesatare 65 vjeç do e rrezosh Ramen ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat