Masa shtesë ndaj COVID/ Ndalohen grumbullimet mbi 10 person, dasmat dhe varrimet përtej familjes, mbledhjet partiake dhe tubimet (VIDEO)

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të merren masa shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Ndalohen grumbullimet mbi 10 person, dasmat dhe varrimet që shkojnë përtej rrethit të ngushtë të familjes. Gjithashtu ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet.

"Komiteti Teknik i Ekspertëve po monitoron me vëmendje situatën e COVID 19 dhe ecurinë e epidemisë në vend ndërsa vijon puna për testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve te dyshuara dhe kontakteve te tyre. Ashtu siç kemi bërë me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve positive ditore shprehur qartë me një rritje të incidences 14 ditore  në 243 raste për 100 mijë banorë.

Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 për 100 mijë banorë. Numri i pacienteve në spitale ka pësuar rritje krahasuar një javë më parë. Në tre spitalet COVID janë shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në katër strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve ndërkohë që skenarët e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve COVID. Terapitë intensive kanë një numër të qëndrueshëm të pacienteve në kujdes intensive.

% e humbjes së jetëve në raport me numrin e të prekurve është 2,2%. Komiteti teknik i ekspertëve pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit të të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas orëa 22 të darkës, nisur nga vlerësimi në dinamike i situatës, ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Në mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Ekspertëve, pasi kemi analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetareve ndaj masave të ndërmarra dhe kemi vendosur:

1.    Të ndalohen grumbullimet me më shume se 10 persona në vende te hapura dhe të mbyllura
2.    Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
3.    Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjarëve te ceremonive mortore, dëri në një urdhër të dytë", tha Fico. 


Lajmi kryesor:

Masa shtesë ndaj COVID/ Komiteti i Ekspertëve: Ndalohen grumbullimet mbi 10 persona, dasmat, mbledhjet partiake dhe tubimet! Në varrime vetëm familja


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët