TIRANE- Vazhdon të ngelet problematike situata në qytetin e Tiranës. Rrugë me gropa, trotuare të prishura, puseta me kapakë të hequr, janë e njëjta panoramë që përballemi çdo ditë. Mungesa e kapakëve të pusetave sa vjen e po bëhet edhe më shumë problematike duke rrezikuar kështu edhe jetën e shumë qytetarëve.

Veç kësaj, jo rrallë herë, këto puseta luajnë edhe rolin e kazanëve të plehrave, duke e ndotur edhe më shumë metropolin tonë. Për të mos mjaftuar të gjithë këto faktor, në të shumtën e rasteve, ato hiqen nga njerëz që merren për skrap dhe shiten për të siguruar të ardhura. Ndërsa përgjegjësi kryesor për këtë situatë, policia bashkiake nuk e luan aspak rolin që ka, për të monitoruar të gjitha këto parregullësi që i kanosen qytetarëve dhe banorëve të lagjeve të ndryshme në Tiranë.