Dy ditë pas zgjedhjeve, teksa thuajse i gjithë numërimi është mbyllur ka ardhur edhe urimi i parë për Partinë Socialiste nga kundërshtari historik.
 
Julian Deda, një prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD,  ka uruar fituesin në shenjë civilizimi.
 
Si fillim kundërshtari urohet, si shenje civilizimi pas nje gare. Shqiptaret menduan se shoferi me i pershtatshem per ti dhene timonin e kesaj makine me emrin Shqiperi, eshte Edi Rama, kete e treguan me vote.
 
Demokracia ka rregulla, shumica fiton. Urime Partise Socialiste per fitoren. Pune te mbare
” shkruan Deda në statusin e tij në Facebook.
 
Lulzim Basha ende nuk ka folur për rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa pritet që  një gjë të tillë ta bëjë pas numërimit të kutisë së fundit. 


dy.b/shqiptarja.com