TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike ka filluar që të humbasë mbështetjen edhe nga deputetët e rinj të PD-së. Formularët e paraqitur nga ana e Bashës lidhur me procesin reformues të partisë ka futur në ethe të rinj e të vjetër brenda selisë blu, ku të gjithë tanimë kanë mendjen se kush do të jenë liderët e rinj të Partisë Demokratike. Burime nga selia blu bënë me dije dje, se edhe deputetët e rinj në parti kanë filluar që të shprehin rezervat e tyre lidhur me procesin e reformues që po ndjek Basha.
Përjashtimi
Sipas burmeve bëhet e ditur se Basha nuk i ka dhënë akses në procesin reformues as deputetëve të rinj të PD-së, të cilët janë karakterizuar edhe si mbështetës të tij. Konkretisht, bëhet me dje se këto deputetë po largohen me lezet nga procesi duke i dhënë atyre informacion të rremë për datat kur bëhen mbledhjet e seksioneve dhe grupseksioneve. Në këtë mënyrë, Basha lë pa informacion edhe deputetët e rinj, të cilët janë shprehur hapur pro kryetarit të tyre, gjë kjo që ka sjell edhe acarimin e ligjvënësve të rinj të dalë nga Partia Demokratike. Veç kësaj, edhe deputetët e rinj kanë shprehur rezerva përsa i përket territ informativ që po karakterizon partinë, përsa i përket udhëzuesve të publikuar nga Basha. Sipas burimeve, bëhet me dije se informacionet lidhur me udhëzuesit, deputetët i marrin nga media dhe jo nga strukturat e partisë, duke sjell edhe një indinjatë të madhe tek të gjithë deputetët.
Përfaqësuesit
Procesi reformues i Partisë Demokratike po bëhet nëpërmjet delegatëve të komanduar nga kryetari i partisë, Lulzim Basha. Por emrat e vendosur nga Basha kanë sjell edhe indinjatën e deputetëve të rinj. Konkretisht, në këto lista janë figura të reja për politikën e PD-së, por jo për njerëzit e Partisë Demokratike. Konkretisht, figura si Jamarbër Malltezi apo Kiri Hajdari kanë sjell edhe imitimin e këtyre figurave të reja, jo për faktin se ata janë njerëz të afërt të Berishës dhe Bashës, por për faktin se nuk kanë asnjë përfaqësues të tyre nëpër degët e PD-së në rrethe.
Burimet nga selia blu, theksuan dje se deputetët e rinj, kryesisht në qarqe, kanë shprehur rezeva për procesin sepse ndihen të lënë pas dore, pasi asnjë nga emrat e dërguar nga Basha për të reformuar Partinë nuk është i njohur për ta. Sipas burimeve, këto delegatë përcjellin informacionin direkt tek kupola e PD-së, Basha dhe Berisha, duke mos lejuar që të rrjedhë asnjë informacion që t’i bëhet i ditur deputetëve të qarqeve të ndryshme apo edhe deputetëve të PD-së në Tiranë. Kësisoj, këto dy faktor kanë sjell edhe acarimin e të zgjedhurve të rinj të Partisë Demokratike, ku duket se Basha po humbet edhe mbështetjen e tyre brenda Partisë.
Shkrimi u publikua sot,9 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com