Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim në selinë blu misionin e FMN-së, i cili po viziton Shqipërinë në kuadrin e rishikimit periodik të ecurisë së marrëveshjes mes Qeverisë së Shqipërisë dhe FMN.
Gjatë takimit lideri i opozitës tha se situata në vend është dramatike në të gjitha aspektet, për shkak të korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga individët me rekorde kriminale. Po ashtu Basha fol rreth varfërimit të përditshëm të shqiptarëve, humbjes së shpresës që po shpie në largime masive të papara më parë të qindra mijëra shqiptarëve, të cilët vendosin të braktisin vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë.
Sipas Bashës të gjithë treguesit ekonomië e financiarë të vendit janë përkeqësuar, ndërkohë që sipas tij është vetëm një grusht oligarkësh pranë kryeministrit të cilët përfitojnë nga afera qindramilionë euroshe në koncensionime të errëta të shërbimeve publike, tendera dhe zhvatje të pasurive e aseteve publike.
Kreu i PD-së ndau me misionin e FMN edhe shqetësimin lidhur me lehtesinë me të cilën qeveria shqiptare, edhe nën monitorimin e partnerëve të huaj, po borxhon vendin në nivele të paimagjinueshme më parë por edhe për shpenzime totalisht të panevojshme.
Nga ana tjetër misioni i FMN-së shprehu interesimin të dijë vizionin e opozitës rreth planeve të fundit të qeverisë për krijimin e zonave të lira ekonomike, planeve të qeverisë për rritje të reja taksash si edhe se si mendonte opozita të vinte nën kontroll rritjen e shfrenuar të borxhit nesër kur asaj t'i besoheshin përsëri fatet e vendit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com