Helmim masiv në Deçan, 1500 qytetarë me simptoma, shpallet gjendja e jashtëzakonshme! Autoritetet e komunës: Kemi nevojë për mjekë

KOSOVË- Në Deçan të Kosovës si pasojë e helmimit për shkaqe ende të paqarta është shpallur gjendja emergjente.  Më shumë se 1500 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tha në një lidhje direkte me Report TV,  drejtori i qendrës së mjekësisë familjare, Selmon Berisha i cili theksoi se 2 vdekjet e ditëve të fundit nuk kanë lidhje me epideminë e shfaqur.

“Simptomat japin diagnozë të një helmimi, por në baze të analizave deri më tani analizat e ujit janë në rregull. Është e vërtetë që dy pacientë kanë humbur jetën, por këta pacientë nuk kanë të bëjnë me gjendjen infektive, por kanë pasur probleme kardiake.”, tha ai.

Me herët shefja e kabinetit të komunës Deçan, Dafina Cacaj duke folur për Report Tv lidhur me situatën e helmimit në vend, u shpreh se aktualisht po kërkojnë mjekë shtesë pasi numri i qytetarëve të helmuar po rritet dhe nevoja për shërbim po shtohet.

“Jemi duke kërkuar shtim në kapacitet edhe nga komuna te tjera si dhe nga mjekë që janë në pension dhe në specializim për shkak se gjendja nuk është përmirësua prej dje deri sot.”, tha ajo.

Cacaj theksoi rreziku për humbje jete nuk ekziston pasi të gjithë po marrin trajtimi ne duhur mjekësor.

Numri po vazhdon të shtohet, por nuk ka rrezik për viktima të tjera pasi kanë marrë shërbimin e menjëhershme, megjithëse rastet po shtohen.”, tha shefja e kabinetit për Report Tv.

Fillimisht dyshimi kryesor lidhej me ujin, dhe sipas Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ngjarja mund të jetë e qëllimshme, pasi një gjë e ngjashme ka ndodhur 2 herë brenda muajit.

"Është hera e dytë brenda një muaji që po raportohet e njëjta skenë që na bën të mendojmë se ngjarja mund të jetë e qëllimshme. Prokuroria dhe hetuesit po merren me ngjarjen.”, tha ai.

Rastet e helmimit filluan që para dy ditësh, ku persona nga fshatrat Irzniç, Prilep e Lugu i Branit, kërkuan ndihmë në spital, pas shfaqjes së simptomave. Kurse dyshimet për helmim nga uji u hodhën për faktin se këto fshatra furnizohen të gjithë nga i njëjti ujësjellës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:53
Helmimi masiv në Deçan, Osmani: Rasti të trajtohet me urgjencë, sa më parë të jetë e mundur ta dimë shkakun

 

Deri më tani 1500 persona kanë shfaqur simptoma helmimi në Deçan. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të martë ka zhvilluar një vizitë në këtë komunë ku ka deklaruar se ka pasur edhe qytetarë që janë helmuar dhe nuk kanë qenë të furnizuar nga burimi i njëjtë i ujit. Osmani ka ftuar institucionet e drejtësisë dhe hetuesisë që të trajtojnë këtë rast me urgjencë dhe që kjo gjendje të tejkalohet. 

Ka edhe qytetarë që vinë nga fshatrat tjerë e që s‘janë furnizuar nga ai burim i ujit. Përveç analizave kimike ne po i presim edhe ato biologjike që presim që brenda disa orëve të përfundojnë. Pres që institucionet e drejtësisë dhe ato të hetuesisë ta trajnojë rastin me urgjencë dhe sa më parë që të jetë e mundur ta dimë shkakun e helmimit", tha Osmani.

Ora 14:43
‘1500 persona të helmuar në Deçan’, flet për Report Tv shefi i Mjekësisë Familjare: Viktimat jo prej ujit, analizat treguan se nuk ka kontaminim

Deri më tani 1500 persona kanë shfaqur simptoma helmimi nga situata e emergjencës në Deçan. Lajmin e bëri të ditur, në një lidhje telefonike drejtori i Qendrës së Mjekësisë familjare në Deçan, Selmon Berisha për Report Tv. Drejtori Berisha u shpreh se dy rastet e vdekjes nuk kanë lidhje me helmin, por ata kanë shafqur probleme kardiake.

“Deri më tani kemi 1500 pacientë të cilët kanë simptoma helmimi. Ende nuk e dimë nëse është hibride, gazore apo virale. Të gjithë pacientët që kamnë kërkuar ndihmë e kanë marrë bdihëmn mjekësore më shumë se 90% e tyre. Deri më tani në pikën referencë, që është spitali i Pejës ne i kemi referuar 24 pacientë, ku 19 prej tyre kanë dalë më të njëtat simptoma, kanë marrë mjekimin dhe janë kthyer në shtëpi. Është e vërtetë që dy pacinetë kanë humbur jetën, por këta pacientë nuk kanë të bëjnë me gjendjen infektive, por kanë pasur probleme kradikae”, tha drejtori Berisha.

Sipas tij, ende janë të paqarta shkaqet e hemimit pasi dyshohet edhe për helmim nga ajri, uji ose nëse është virusale. Berisha tregoi për Report Tv se analizat që i janë bërë deri më tani ujit kanë rezultuar pa probleme, por ndërkohë po vijohet marrja e monstrave të tjera për të arritur në një përfundim të saktë.

“Simptomat japin diagnozë të një helmimi. Në fillim kemi dyshuar për helimim hibrid, por në bazë por të analizave që kemi marrë deri më tani nga Insituti Kombëtar, deri më tani analizat e ujit janë në rregull. Mirëpo ne jemi vazdimisht me ekipet në terren duke marrë monstrat me flakona, duke parë simptomat e pacientëve që të vijmë deri në një diagnozë të saktë. Deri më tani analzaizat e bëra kanë qenë në rregull, nuk mund të themi që ky helmim është hibrid. Insituti kombëtar është duke bërë hulmutime të vazhdueshme derisa ne të izolojmë shkaktarin”, tha drejtori Berisha.

Ora 13:49
Situata kritike në Deçan, kryetari i komunës: 5 mijë euro për çdo qytetar të helmuar

Teksa numri i të helmuarve po rritet, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka vendosur që t’i jepet vlera prej 5 mije eurosh çdo qytetari të prekur nga kjo epidemi, në funksion të terapisë.

Ky vendim është marrë pas takimit emergjent të kryetarit të Komunës me anëtarët e Komunitetit për Politikën dhe Financat në mënyrë unanime.

Ora 13:27
Deçani në gjendje emergjente, Meta: Nxis qeverinë shqiptare t'u gjendet pranë për çdo ndihmë të nevojshme

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme ku janë helmuar 900 persona në Deçan të Kosovës. Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ Meta i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që t'u gjendet pranë me ekspertizë dhe për çdo ndihmë të nevojshme, pasi Shqipëria dhe Kosova janë gjithmonë krah njëra-tjetrës.

“Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në komunën e Deçanit.

Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate. Familjeve të tyre ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim më të thellë.

Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis Qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme. Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës”, shkruan Meta.

Ora 12:26
Rreth 1500 të helmuar në Deçan, komuna shpall gjendjen e emergjencës! Shefja e kabinetit për Report Tv: Po kërkojmë staf mjekësor, rastet po rriten

Teksa numri i personave që përfundojnë në spital për shkak të helmimit, po rritet dhe janë raportuar 2 viktima, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shpallur gjendjen emergjente.

E pyetur nga Report Tv, Shefja e kabinetit të komunës Deçan, Dafina Cacaj lidhur me situatën në vend, u shpreh se aktualisht po kërkojnë mjekë shtesë për shkak se numri i qytetarëve të helmuar po rritet dhe nevoja për shërbim po shtohet.

“Kryetari ka mbajt takime edhe me shtabin emergjent, situata është e njëjtë, kanë marrë një vendim dhe kanë shpallur gjendje emergjente. Jemi duke kërkuar shtim në kapacitet edhe nga komuna te tjera si dhe nga mjekë që janë në pension dhe në specializim për shkak se gjendja nuk është përmirësua prej dje deri sot.”, tha ajo.

Cacaj theksoi se megjithëse numri i personave të helmuar po rritet nga momenti në moment, rreziku për humbje jete nuk ekziston pasi të gjithë po marrin trajtimi ne duhur mjekësor.

“Numri po vazhdon të shtohet, por nuk ka rrezik për viktima të tjera pasi kanë marrë shërbimin e menjëhershme, megjithëse rastet po shtohen.”, tha shefja e kabinetit për Report Tv.

Gjendja e emergjencës është shpallur në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Parandalimin dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të komunës së Deçanit ka marrë vendim që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune.

Ora 10:21
Helmimi masiv në Deçan, shkon në dy numri i viktimave

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga helmimi masiv në Deçan të Kosovës. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ndërsa trupi i viktimës do t'i nënshtrohet ekspertizës, për të mësuar më shumë lidhur me rrethanat e tij. Më shumë se 800 persona janë helmuar në Deçan të Kosovës, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të ujit të ndotur. Megjithatë pritet ende përgjigjja e analizave biokimike të ujit.

Ora 08:16
Helmimi i rreth 1500 personave në Deçan, reagon Vjosa Osmani: Institucionet të hetojnë me urgjencë ngjarjen

1608286993_vjosaluli1.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Deçan, ku janë helmuar rreth 1500 persona. Me një postim në Facebook, Osmani i bën thirrje autoriteteve që të hetojnë me urgjencë ngjarjen, për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e qytetarëve.

"Pas lajmit shqetësues për helmimin e një numri të madh të qytetarëve të komunës së Deçanit, kam biseduar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të cilët më kanë njoftuar për gjendjen e qytetarëve të helmuar dhe masat që janë marrë nga niveli qendror dhe komunal për t’ju qëndruar pranë qytetarëve të prekur.

Pres nga të gjitha institucionet angazhim të mëtejmë e të plotë në ofrimin e trajtimit adekuat shëndetësor për qytetarët e helmuar, si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e qytetarëve. Një hetim nga organet e drejtësisë është i domosdoshëm dhe duhet të trajtohet me urgjencë.

Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalim të kësaj situate pa pasoja. Si Presidente e Republikës do të mbaj kontakte me të gjitha institucionet qendrore dhe komunale për t’u informuar lidhur me masat e ndërmarra për adresimin e këtij rasti shqetësues për shëndetin e qytetarëve tanë", thotë Vjosa Osmani.

J.SH./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritje pagash për mjekët, infermierët e mësuesit me 6% në vitin 2022, a është e mjaftueshme?

Komento

Komente

  • Gege Kosova: 13/07/2021 18:37

    Habit paraqitja ekstreme poltike ne rastet e fatkeqesive,qofshin ato shendetesore,si Covid-19,apo helmimi i tashem ne Deçan,qofte fatkeqei natyrore bresher e furtuna,zjarre apo edhe termete.hapen gojet mjerane politike qe, edhe ne keto fatkeqesira te "prefitojne vjam nga pleshti".Madje, ne keto raste degohen sharje,fyerje e poshtrime gojekeqinjesh,sikur Qeveria andej e kendej Drini, na qenkane fajtore per vdekjet nga pandemia,nga vershimet apo edhe termetete.Deri ku kemi ardhur?!!deri ku shkon morali .poltik?!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 13/07/2021 15:16

    Të bësh apel qeveris Rama është e njejta si të apelosh në serbi !

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Turqia 'luftë me të gjithë', shpall 'non grata' ambasadorët e 10 vendeve perëndimore! Mes tyre edhe të SHBA, Gjermanisë e Francës