'Llum terrorist', Basha i del në mbrojtje Albin Kurtit: Gjuha e Vuçiç e papranueshme! Dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara

'Llum terrorist', Basha i del në mbrojtje Albin Kurtit: Gjuha e Vuçiç e papranueshme! Dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara

Lulzim Basha deh Aleksandër Vuçiç

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, për të cilin thotë se gjuha e përdorur ndaj Albin Kurtit është e papranueshme. Sipas Bashës, kjo tregon se lidershipi serb është akoma i pandarë nga e shkuara. Basha thekson se është koha tashmë që serbët të shohin drejt së ardhmes dhe të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe.

‘Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës. Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe.’- shkruan Basha.

Presidenti serb sulmoi një ditë më parë ndërkombëtarët dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtit dhe vendosi që të bojkotojë samitin që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor. Si pretekst për gjuhën e ashpër, Vuçiç ka përdorur emërimi i kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiç si Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Ky vendim i Albin Kurtit ka nxitur ditën e djeshme reagimin e presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.  Vuçiç theksoi se kjo është në përputhje me interesat e një fuqie evropiane, të cilën dikush duhet ta zbatojë kundër serbëve.

 “Zgjodhën llumrat më të këqij serb, nga fundi i kovës, Rashiçin dhe Radu Trajkoviçin, nuk ka më keq, që nuk e kanë besimin e askujt në Serbi, por kanë besimin e Albin Kurtit dhe agjencive perëndimore. Ata mendojnë se do të na trembin. Nuk ka problem. Ju mund të shkatërroni presidentin e Serbisë, të organizoni protesta në Serbi, të më vrisni mua. Por për mua Kosova dhe Metohia janë shenjtërorja më e madhe serbe, për mua Serbia është një vend i shenjtë. Është më mirë të shkoj, se sa t'jua dorëzoj dhe nuk do t'jua dorëzoj. Dhe prandaj askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë dhe ju vini bukur, udhëtoni me avion, flisni marrëzi, të gjithë nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor”, tha ai.

Presidenti Vuçiç u shpreh se është një “qëndrim i mjerueshëm anti-serb i treguar nga BE-ja” dhe se ajo që 'bëri koka terroriste Albin Kurti meriton dënim'.

“Unë kam heshtur për muaj e vite, duke vuajtur marrëzi nga të gjithë në rajon dhe në botë. Llumi terorist duhet të kishte marrë dënimin e merituar të Bashkimit Evropian. Sigurisht që nuk e kuptoi. Ai mori diçka që ndoshta askush nuk mund ta kuptojë. Dhe kështu sillen vazhdimisht, jo vetëm që kanë shkelur normat e Marrëveshjes së Brukselit, të drejtën publike ndërkombëtare, por dhe të gjitha normat demokratike”, tha presidenti.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/12/2022 00:54

    Kjo ngjarje ngjan si dy pika uji me rastin kur Basha & Co.braktisen kuvendin dhe filluan te zevendesoheshin me te tjere ne liste.Atehere i anatemuan e i perjashtuan ata qe morren postin ashtu sic po ben Vucici tani me perfaqesuesit e moderuar serbe qe po marrin postet ne qeveri,vetem se kesaj rradhe,Vucici ka bojkotuar dhe konferencen e Tiranes dhe me deklaraten qe ka bere ne terbim e siper,ka treguar ngjyrat e verteta te tij dhe kotesine e dialogut pa fund Serbi-Kosove.Tani Basha ka nderruar pllake per rastin e mesiperm.Ballkanas tipike!

    Përgjigju
  • Bili bili: 02/12/2022 14:19

    Heu ty tlumt qajo kokrra gojs, or ti lul bashi. Qashtu folet or ti, jo si rama qe po i lut b*thn vuqiqit. Vuqiqi qashtu po e don.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 02/12/2022 12:52

    O spiun i Serbit dihet mbar qe je spiun i Serbit bashk me ata koqevaret e UDB qe ke

    Përgjigju
  • Gazmend Loli: 02/12/2022 12:27

    Po mendoja se Lulzim Basha ishte në det duke peshkuar dhe shijuar pasurinë e tij! Si të gjitha gjërat e tjera, duket se edhe ai i ka harxhuar kot paratë. Xhepi është bosh për t'u kthyer në politikë për të mbushur rezervuarin?

    Përgjigju
  • Sa i dhimet Kosova: 02/12/2022 12:26

    I doli gjumi ketij? https://m.youtube.com/watch?v=E2Ikwf2u050

    Përgjigju
  • Basha: 02/12/2022 12:02

    Lufta sapo ka filluar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik