'Basha i dha vetes leje për të ndërtuar kat të 13-të', PD: Valë sulmesh e shpifjesh, për të mbuluar superskandalin e 'Unazës së Re'

'Basha i dha vetes leje për të ndërtuar kat të 13-të', PD: Valë sulmesh e shpifjesh, për të mbuluar superskandalin e 'Unazës së Re'

Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka reaguar fill pas denoncimit të bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, se Lulzim Basha ka firmosur në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë leje ndërtimi për veten e tij.

Përmes një deklarate për mediat, kjo forcë politike i konsideron akuzat e Veliajt si produkte të tërbimit të prodhuar nga zbulimi i pazareve miliona euroshe tek “Unaza e Re”.

“Vala e sulmeve me shpifje të shëmtuara dhe akuza të vjetra bëhet për të mbuluar superskandalin e Unazës së Re dhe superskandalin e devijimit të Lumit të Lanës për t’i hapur rrugë pastrimit të parave nëpërmjet trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego”, deklaron PD

Partia Demokratike e cilëson më tej deklaratën e Veliajt si një propagandë që po rihedh në treg akuzat e vjetra dhe bajate. “Për apartamentin e blerë që në vitin 2003, kohë përpara se të hynte në politikë, faktet janë këto: 1. Lulzim Basha nuk ka ndërtuar asnjë kat shtesë. 2. Para firmosjes së lejes së ndërtimit, Lulzim Basha ka marrë nga ILDKP aprovimin me shkresë zyrtare se nuk është në konflikt interesi. 3. Leja e ndërtimit skadoi pa u përdorur kurrë.”

Në përfundim të deklaratës së saj, Partia Demokratike e konsideron kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj si çiftin më të korruptuar të politikanëve në Europë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie